Home / Histori / NUK MUND TË MOHOHEN SUKSESET DHE FITORET NË EPOKËN E GJENIUT ENVER HOXHA!

NUK MUND TË MOHOHEN SUKSESET DHE FITORET NË EPOKËN E GJENIUT ENVER HOXHA!

Nga: Prof. Dr. Kristo Frashëri

…Nuk mund të mohohet se brenda gjysmë shekulli, kur sundoi regjimi komunist, Shqipëria nga një vend bujqësor zejtar i prapambetur, u shndërrua në një vend industrialo-agrar i përparuar.

-Më 1938 vendin e parë në ekonominë shqiptare e zinte bujqësia me një prodhim prej 13.068 milionë lekë (90.4%), ndërsa, prodhimi industrialo-zejtar në 1387 milionë lekë (9,6%).

Përkundrazi, më 1990 vendin e parë e zinte prodhimi industrialo-zejtar me 16.982 milionë lekë (67.5%), kurse, bujqësia 8171 milionë lekë (32.5%).

-Shqipëria u pajis me industri të lehtë dhe mekanike, me kombinate dhe industri të rëndë, me hidrocentrale dhe me TEC-e, me industri kimike dhe farmaceutike, me rrjet hekurudhor dhe me flotë tregtare.

Nga një vend ku bujqësia ishte ende në kohën e parmendës, u shndërrua në një bujqësi mekanike, e pajisur me traktorë, kombanja dhe mjete të tjera agro-teknike.

Si rezultat i këtyre përmirësimeve, u ndryshua raporti në marrëdhëniet tregtare me botën e jashtme.

Në vitin 1938 importi përfaqësonte 1004.4 milion lekë (74.8%), kurse, eksporti kapte 339.4 milion lekë (25.2%). Përkundrazi, më 1990 importi përfaqësonte 3795 milion lekë (62.5%), kurse, eksporti kapte 2273 milion lekë (37, 5%).

-Shqipëria arriti kështu, ta zvogëlonte deri dikund bilancin tregtar në botën e jashtme.

Shumica e artikujve që importoheshin nga jashtë, tani prodhoheshin në vend.

-Madje, Shqipëria filloi ta shtonte nga viti në vit jo vetëm eksportimin e mineraleve, por edhe të artikujve ushqimorë dhe industrialë.

Në fushën e bujqësisë u kryen bonifikime dhe kanalizime me rëndësi të jashtëzakonshme. Këneta e Maliqit u ngushtua në lumë. Këneta e Tërbufit u tha. Kënetës së Durrësit i mbeti vetëm emri. Shumë lumenj u disiplinuan.

Arsimi? mori hov të panjohur më parë. Arsimi 7-vjeçar dhe më vonë 8-vjeçar u bë i detyrueshëm.

-Pothuajse, çdo lokalitet u pajis me shkolla 8-vjeçare, disa edhe me shkolla të mesme.

Vendi u mbush me ndërtesa të reja shkollore.

Popullsia e vendeve u trefishua.

Nga 1.122.000 që kishte në vitin 1945,

u rrit në 3.255.900 në vitin 1990.

Edhe numri i nxënësve që ndiqnin shkolla të ndryshme u rrit në mënyrë të bollshme.

Më 1950 Shqipëria kishte 178.000 nxënës dhe 300 studentë që ndiqnin shkolla të larta, kurse në vitin 1990 kishte 763.000 nxënës dhe 270.000 studentë.

-Krahas shkollave, u rritën edhe institutet e mjekimit dhe të shërbimit mjekësor.

U shtuan spitalet, ambulancat dhe maternitetet. Ndërsa, më 1945 kishte afërsisht një dyzinë spitalesh, më 1960 kishte 629 ambulanca, 72 spitale dhe 73 maternitete, kurse, më 1990 numri i tyre u rrit në3302 ambulanca, 160 spitale, 698 maternitete.

-Krahas shkollave dhe spitaleve, u shtuan dhe shtëpitë e kulturës, kinematë, teatrot, klubet sportive, shtëpitë e pushimit etj.

Këto përparime u pasqyruan edhe në rritjen e qyteteve të reja.

Në këtë rast, para se të japim vlerësimin, le të bisedojmë pak me historinë botërore.

Kur sot turistët e vizitojnë Akropolin, i cili mbisundon Athinën prej 25 shekujsh dhe vëzhgojnë nga afër monumentet e pavdekshme, të cilat ruhen ende në gjirin e tij, ata i pushton admirimi ndaj veprës madhështore të krijuar në kohën e Perikliut dhe ndaj vlerave të papërsëritshme që kanë objektet artistike të krijuara nga Fidiasi dhe nga ekipi i artistëve të pavdekshëm të Antikitetit, Iktonosi, Kalikrati, Mneziklesi e të tjerë. Por, kur Akropolin e sheh së largu nga kodra e Likavitos, vizitorit i duket sikur sheh akoma të lëvizin si milingona, ata mijëra skllevër, të cilët bartin në kurrizin e tyre dhe skalitin në piskun e vapës apo në acarin e dimrit, mermerin e Pentelikut për ta bërë atë të magjepsë shekujt. Edhe sot pas 25 shekujsh Akropoli ndonëse i dëmtuar nga rrebeshet e historisë, i sjell Greqisë së re ende të ardhura të përditshme. Përkundrazi, mundi i skllevërve është harruar.

-Nuk është pra aspak e habitshme që përballë kësaj magjie vizitori i huaj të harrojë vuajtjet e skllevërve, të harrojë mundin dhe të çmojë vlerën.

Pavarësisht se, historia kurdoherë është treguar e ftohtë ndaj dhembjeve që kanë pësuar ndër shekuj skllevërit, bujkrobërit, të burgosurit, të internuarit, të përndjekurit, -historiani është detyruar të marrë në konsideratë trashëgiminë materiale dhe intelektuale që një regjim u lë brezave të ardhshëm.

-Nëse jemi të një mendimi me këtë logjikë, jemi detyruar të përfundojmë me konkluzionin se pavarësisht nga dhuna, pushkatimet, burgimet, internimet, përndjekjet të cilat gjithsesi duhen dënuar; -(I dënoj vetëm shkeljet e ligjeve të pushtetit popullor, nga armiqtë e brendshēm dinakē nga vetë “komunistët”, pra, nga të infiltruarit e reaksionit brenda pushtetit popullor nē udhëheqjen e RPSSH, të gjeniut, Enver Hoxha dhe PKSH/PPSH-së, nēnvizimi im. F.SH).

-Regjimi komunist, la në fund të fundit, një trashëgimi të pasur ekonomike, materiale dhe intelektuale për t’u përdorur nga regjimi pasardhës.

-Sado që të qëndisura bukur qenë idealet patriotike të BK dhe pavarësisht nga akuzat që BK i drejtonte PKSh-së si parti terroriste, opinionin e tërhiqnin si me magnet aksionet e saj në Luftën kundër okupatorit – fitoret ushtarake që korrte në ndeshjet e armatosura, heroizmi që tregonin luftëtarët e saj në fushën e betejës, pajisja e tyre me një moral të pastër shembullor, ngrohtësia që anëtarët e saj tregonin me fshatarët dhe plot faktorë të tjerë.

Zgjodhi: Fadil Shyti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...