Home / Opinion / Rreth librit të autorit Xhemil Zeqiri me titull “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës”

Rreth librit të autorit Xhemil Zeqiri me titull “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës”

Open Photo

Shkruan: Shpresa Bajraktari

Dt. 24 /9/021 Karpen Kavaj

Duke lexuar librin e autorit të mirënjohur, Xhemil Zeqiri, me titull “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës” të bën të mendosh, që edhe pse në këtë kohë pa kohë ka shqiptarë të tillë që pa iu dridhur qerpiku për mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe të shqiptarisë në tërësi, denoncojnë akte tradhtie, veprime dhe sjellje tradhtie të figurave politike shqiptare, që sipas tij për interesat e tyre meskine janë sjellë dhe kanë vepruar në kundërshtim me interesat e kombit dhe të popullit shqiptar. Këtë e gjejmë te ky libër, që si një fill i vetëm përfshihet në politikën e partive politikë dhe qeverive të në gjithë hapsirën shqiptare. Autori për t’i trajtuar sa më vërtetësi ato fakte dhe argumente, përdor arsyetimin, që e bën mjaft mirë nëpërmjet analitikës dhe deduksionit. Është për t’u përgëzuar publicisti; pavarësisht se nuk ka mbaruar ndonjë shkollë diplomacie, diplomacinë e përdor   në mënyrë të shkëlqyer në marrdhënie me institucione, organizma ndërkombëtare dhe figura të ndryshme; të njohura politike ndërkombëtare, duke ngritur zërin dhe denoncuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga shovinistët sllavë dhe veçanërisht; atë të mohimit të së drejtës kombëtare shqiptare. Të gjitha këto në kuadrin e mbrojtjes dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, që padrejtësisht fuqitë e huaja ia kanë mohuar kombit shqiptar shekullin e kaluar. Kur je me të drejtën dhe luftën për një të vërtetë të madhe: Edhe pse nuk je diplomat mund të behësh. Këtë e vërteton më se miri shembulli i shkëlqyer i shkrimtarit, publicistit patriot, autorit të disa librave me karakter kombëtar – Xhemil Zeqiri, që edhe pse jo diplomat, u ka relatuar, informuar më shumë diplomaci autoriteteve përkatëse ndërkombëtare, për padrejtësitë shqiptare, për të cilat ka marrë mbështetje, pse jo edhe zgjidhje për disa prej tyre. Kjo ka ndodhur se Xhemili ka pasur dhe ka me vete të drejtën dhe të vërtetën, ka luftuar dhe lufton për një çështje të madhe jetike, siç është ajo kombëtare shqiptare. Është normale që kjo të çon drejt së vertetës së madhe, që të gjithë ne duhet ta mbrojmë dhe ta pranojmë.I uroj autorit suksese dhe energji të pashtershme në realizmin e publicistikave dhe librave të tjerë me karakter kombëtar dhe shoqeror!

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...