Home / Opinion / RECIPROCITETI PËR TARGAT NË KUFI ME SERBINË ARMIKE?!

RECIPROCITETI PËR TARGAT NË KUFI ME SERBINË ARMIKE?!

Shkruan: Fadil Shyti

Merreni me mend!…
Qe 5 vjet, qenka e nënshkruar, kjo marrëveshje, ndërsa Serbia ende s’e zbaton!
Udhëheqja “kosovare” qyqare dhe tradhtare, paska heshtur?!
Europa dhe Amerika, paskan heshtur?!
Shqiptarët e Kosovës, paguanin andej kufirit të Kosovës, pandalshëm targa të përkohshme?!…
Pisat  dhe piset “kosovarë/e”, kukasnin sikur të binin në prush, për ato 5 eurot, në kufi me pjesën tonë të atdheut, me Shqipërinë e andej Drinit, por shiheni:
5 vite kanë heshtur për targat në kufi me Serbinë Armike?!

– Mos harroni!…
Pa një udhëheqës të ditur dhe trim, pa një qeveri të vendosur, që u del përball miqve në dialog dhe armiqve në log, -kurrë, jo veç ne shqiptarët; por askush në botë; s’ka pasur, s’ka, as s’do të ketë shtet të pavarur me sovranitet!
Lavdi rezistencës shqiptare albiniane!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!

SULMET AS BLLOKADAT E SERBISË FASHISTE NUK NA DOBËSOJNĒ AS NUK NA THYEJNË?!

Zotëri, shumë i pandershëm, Vuçiq!
Realizoni marrëveshjen e 2016-tës, ne dhe mbarë bota e popujve liridashëse, të njohim fort mirë kush ishe dhe kush je, o çetnik i lig, – ti, ishe dhe je një fundërrinë shoviniste-fashiste; pasardhës dinak i kriminelit, S. Millosheviq.
Ti, je mësuar për më shumë se 10 vite, negociata, – për ta bërë;”lepe peçe”, – mafiozët e LPAN-it, të etur për pushtet, e, jo për shtetin e Kosovës me sovranitet; duke vepruar gjithnjë nën rrogoze, në kurriz të popullit të shumëvuajtur shqiptar; që, kur e kur vraponin poshtë e lart, në Vjenë, Bruksel e gjetkë, si qyqarët dhe tregtarët politikë, gjithnjë në shërbim tê Serbisë, i kanë sjellë dëme të pallogaritshme popullit dhe atdheut; me mashtrime dhe premtime; pa realizime konkrete të marrëveshjeve “famoze”; gjithnjë, në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar.
Mjaft!..

RROFTË REZISTENCA SHQIPTARE ALBINIANE!
POSHTË SULMET DHE BLLOKADAT SERBIANE!

Jo! Bllokadat tuaja nuk na trembin, nuk na dobësojnë, as s’ na thyejnë!…
“Bllokadat (barrierat) janë për t’i tejkaluar,-thotë një filozof revolucionar….
Ne, me vendosmërinë tonë, kurdoherë i kemi kaluar gjatë historisë, padyshim edhe këto makinacione verbale politiko-ushtarake të poshtra do t’i tejkalojmë.
Rroftë Shqipëria Etnike!
22 shtator 2021

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...