Home / Opinion / Skena e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe aktorët e saj, jo gjithmonë japin shfaqjet e vërteta apo ato që duhen shfaqur!

Skena e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe aktorët e saj, jo gjithmonë japin shfaqjet e vërteta apo ato që duhen shfaqur!

Mund të jetë një imazh bardhezi i Arflet Selmani

Shkruan: Arflet Selmani

Ka ndodhur shumë herë që publikut të gjerë t’i servohen të tjera çështje ne vend të të tjerave, ose çështja e njëjtë po me petk tjetër. Sepse, njerëzit janë më të prirur ta besojnë atë që shikojnë dhe jo atë që fshihet pas asaj që e shikojnë apo dëgjojnë. Duhet pranuar fakti se; për t’i njohur çështjet strategjike në këtë sferë, nuk mjafton vetëm titulli shkencor apo të thirresh në emër të shkollimit që keni bërë për këtë fushë. Duhet një nivel interesimi dhe përkushtimi duke qëndruar në hap me kohën, dhe një përcjellje e vazhdueshme në lëvizjet dhe ndryshimet që bëhet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pascal Boniface mendon se për marrëdhëniet ndërkombëtare edhe pse duken të komplikuara, mund të flitet me fjalë shumë të thjeshta pa pas nevojë të përdorim zhargon të pakuptueshëm, por as terma thjeshtëzues që e katandisin gjithçka në zgjedhje bardhë e zi mes të mirës e të keqes, mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre që janë me faj, mes “tyre” dhe “nesh”.

Sidomos aktualisht kur sfera e marrëdhënieve ndërkombëtare është kaq e ngatërruar dhe e paqartë, nevoja për ndihmë me qëllim që të kuptohen më mirë çështjet botërore është e patjetërsueshme. Qytetarëve të botës dita-ditës po u shtohet pasiguria, paqartësia dhe ata jetojnë me ankthin e pritjes se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Kjo ndodh për faktin se ata që në realitet janë përgjegjës për t’i bërë të qarta gjërat ato servojnë paqartësi, dhe ata që “i kanë gjërat e paqarta”, flasin dhe mendojnë shumë qartë!
Një shembull i thjeshtë: Sa të ashtuquajtur personalitete botërore, mes atyre edhe shqiptarë të skenës politike shqiptare deklaruan dhe deklarojnë se; pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në “World Trade Center”, bota ndryshoi!
Por cili është realiteti?
A ndryshoi bota ashtu si deklaruan këto personalitete?
A ndryshuan raportet e forcave?
A e njihnin realitetin këta apo e ngatërronin me përceptimin, apo thjeshtë edhe një lëvizje sa një grimcë e quanin ndryshim drastik?
Realiteti është ky se atentatet e 11 shtatorit u bënë jehonë mediatike ku humbën jetën njerëz të pafajshëm, u krijua një lloj frike e përgjithshme, por nuk e rrokullisën botën në një erë të re.
Raportet e forcave lëvizën shumë pak, por pesha e secilës fuqi mbeti e njëjtë, nuk ndryshoi fare. Secila fuqi e madhe e ndoqi politikën e vet sipas pikave apo kursit të përcaktuar që përpara këtyre atentateve. Ata që i përcaktonin rregullat e lojës kolektive ata i përcaktojnë përsëri. Nuk duhet të harrojmë se planetit i diktoheshin çështje të mëdha ndërkombëtare që para 11 shtatorit e të cilat për hirë të realitetit nuk ndryshuan aspak.

Ja disa shembuj:

Ne po përballemi me pabarazitë ekonomike ndërkombëtare, luftërat civile, konfliktet e ndryshme, mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër pandemive të mëdha, poashtu për sistemin e mbrojtjes kolektive. Pra, janë me qindra problemet me të cilët përballet bota, dhe të cilat kërkojnë zgjidhje. Por, zgjidhja nuk është në duart tona, por në duart e atyre që i shkaktojnë këto probleme. E atyre që ju pëlqen të mbjellin probleme, nuk angazhohen për t’i zgjidhur ata sepse do të ishte e kundërta e misionit të tyre dhe asaj që ata dëshirojnë!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...