Home / Opinion / ZANAFILLA E RRËNJËVE TONA PELLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT!

ZANAFILLA E RRËNJËVE TONA PELLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT!

Libri i Veprimtarit të palodhur i Avdi Ibrahimit

Libri përbënë një dorë ngjarjesh për pjesën më të rëndësishme të popullit Shqiptar-Ilir-Pellazg, libri përfshin periudhën e lashtë parahistorike Pellazgët-Ilirët dhe periudhën historike Arbnorët-Shqiptarët; E botoi Shtëpia Botuese NTG BLENDI, Prishtinë, 2020; Libri ka 395 faqe, për lexuesit e interesuar librin në fjalë mund ta gjeni në shitje në librarinë “ALTERA” në Prizren, ose mund ta kontaktoni autorin në nr.tel. 044-338-058.

Me kërkesën e shumtë të lexuesve po publikoj fragmente nga libri ZANAFILLA E RRËNJËVE TONA PELLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT të autorit AVDI (Beqir) IBRAHIMI.
Për lexuesin e nderuar dhe shumë të respektuar po publikojmë fragmente në disa vijime të librit nga Kapitulli i XII-të LUFTA E TRI USHTRIVE ÇLIRIMTARE KUNDËR PUSHTIMIT JUGOSLLAV (Faqe 288-355)
XII. LUFTA E TRI USHTRIVE ÇLIRIMTARE KUNDËR PUSHTIMIT JUGOSLLAV
Jasharët e Prekazit shkëndijë e ndezur e lirisë (1)
Thënie nga Murat (Rifat) Jashari: -“Po e them me sinqeritetin më të madh, familja Jashari i takon popullit dhe është e popullit shqiptar, nuk më lejon pozicioni moral që të shkojë pas askujt, Unë kam pasur një fat të madh në jetë që jam rritur me një njeri që ka qenë gjyshi im, që ka qenë njëri ndër mësuesit e parë në këtë regjion, e që për mua ka qenë Zoti në tokë, kam pasur fatin që t’i shëtis të gjitha kontinentet e botës si përfaqësues i kësaj familje që të takoj personalitete të mëdha botërore, që të pres miliona njerëz në Prekaz dhe sot jam një kuadër universitar. Nuk e kam asnjë element që do të shkoj pas dikujt sepse, asnjë pozitë nuk më bën dhe nuk më jep nder më shumë sesa këto pozita që i kam. Duhet të dëshmohen njerëzit shumë që ta marrin bekimin tonë dhe unë po e them që në Kosovë ende nuk ka aso politikanë që do ta kenë atë kënaqësi për me qenë pjesë e tij.”
Foto 1: Prekaz kulla e Jasharajve, Shabani, Ademi dhe Hamëz Jashari. Foto 2: Prekaz Ademi me bashkëshortën e tij Adilen.
S’është përrallë e stisur sido-kudo me mbretë e mbretëreshë, më bij mbreti lakmitar e zullumçar jo, kemi të bëjmë me histori shqiptare përplot heroizma nëpër shekujt e përflakur që luftuan në mbrojtje të AtMëmëdheut kundër pushtonjësve. Jeta ecën rrugës më ligjet e veta, mbrenda Shqipërisë Natyrale, kemi edhe vëllezër e motra që punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë amë, të përvuajtur që u digjet zemra për truallin stërgjyshor. Mbi pesqind e pesëdhjetë vjet më parë mërguan tej detit, pasi kishte mbyllur sytë kryezoti i Arbërit, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, por më vete ata bartën dhimbjen e pikëllimin, njëherësh edhe krenarin për heroizmat e luftës çlirimtare antiosmane të Skëndërbeut dhe bashkëluftëtarëve të tij, Historia tregon se ata mbrojtën Shqipërinë nga pushtimi turkë, ngase ai ishte armik, e kishte shkelur vendin tone, ata që të gjithë luftuan dhe u vranë për Shqipëri. Ata bënë luftë të drejtë për mbrojtjen e AtMëmëdheut, populli mbrojti token e etërve që i jep kuptim jetës njëkohësisht nderuan emrin e etërve pellazg, ilir, arbënor, shqiptar, gjithashtu nderuan heroizmin e etërve të tyre të bashkëluftëtarëve të Skëndërbeut: Kont Urani, Marim Spani, Pjetër Perlati, Pjetër Emanueli, Muzaka Topia, Pal Maneshi, Pal Kuka, Gjergj Kuka, Gjergj Aleksi, i cili vrau tradhëtarin Ballaban Pashë Badherin i cili kishte mohuar gjakun e vetë arbënor dhe luftonte për flamurin e turkut, trim mbi trima nën komandën ushtarake të Skëndërbeut ishte e dhe Komandanti i Gardës së Njësisë Speciale, Ajdin Muzaka, Gjin Muzaka, Gjin Barezi, Gjergj Kuqi, Gjin Manezi e shumë të tjerë…, janë simbole të ndriturish trimërie e heroizmi, pasqyrim i vërtetë i shpirtit të papërkulur shqiptarë.
Në këtë shkrim s’kemi të bëjmë me asfarë trillesh përrallore, si mund t’i duket ndokujt ndonjë mbreti a mbretëreshe, jo, ky shkrim nuk përmban përralla të tilla, por kemi të bëjmë me ngjarje historike të ndodhura realisht të prekshme, të kënduar nga rapsod popullor e të shkruar nga njerëz të ditur shkrimtar e poet të kohës, të treguar e shkruar më realizëm në kontekstin kohor të së kaluarës për vendin tonë.
Heronjtë dhe heroinat ishin si gjithë njerëzit e tjerë, por më trima e më trimëresha se nga gjithë të tjerët, më të fisëm nga të gjithë, mbrojtës të AtMëmëdheut, dhe nderit shqiptar, edhe mbretërit, sulltanët e krajlët ishin njerëz, po pushtonjës të tokave të huaja, grabitës e shtypës të lirive të popujve. Kundër pushtonjësve të huaj, u ngriten ata me trimat, e më trimëreshat që i dolën zot AtMëmëdheut shqiptar, e që ranë në altarin e lirisë, të pastër si diamanti, të papërlyer në mbrojtje të interesave të popullit që i takonin, ky ishte një mision i fisëm i tyre i bëri ata/o heronjë e heroina të popullit shqiptar. Tërë kjo mori luftarake vjenë nga shekujt e së kaluarës, si një botë ndjenjash të larta, të dramave e tragjedive të mëdha nga jeta në jetë e popullit tone, ata dhe ato u bënë burim frymëzimi për të sotmën të familjës heroike Jashari nga Prekazi i përflakur që ndezën zjarrin e lirisë, njëkohësisht do të jenë edhe burim frymëzimi i brezave të nesërm për liri e bashkim kombëtar.
Me anë të këtij shkrimi përpiqemi t’i dërgojmë mesazhin përmbajtësor të huajve dhe antishqiptarëve shqipfolës, me kuptimin më të lartë njerëzor se sejcili popull është Zot në truallin e tij, që i madhi mos të provoj përbuzjen e më të voglit, dhe i forti ndaj më të dobëtit, Toka nënë është jeta e njeriut, toka është e popullit që jeton aty den baba den, ndaj dhe luftrat bëhen për mbrojtjen e tokës kundër pushtonjësve të huaj dhe tradhëtarëve të vendit, për mbrojtjen e tokës arbënore kishte marrë nëntë plagë në shtat Gjergj Elez Alia, e shumë të tjerë, luftërat për mbrojtjen e tokës pellazge, ilire, arbënore, shqiptare kanë qenë të ashpra neper shekujt e përflakur deri te kjo e sotmja e familjës Jashari që ujitën me gjak AtMëmëdheun. (Faqe 288-292) VIJON

Foto dokument 1, 2: Prekaz kulla e Jasharajve, Shabani, Ademi dhe Hamëz Jashari; Prekaz Ademi me bashkëshortën e tij Adilen.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...