Home / Lajme / KONFERENCA E PEZËS ËSHTË VEPËR E LAVDISHME E PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPERISË DHE ENVER HOXHËS
jehona

KONFERENCA E PEZËS ËSHTË VEPËR E LAVDISHME E PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPERISË DHE ENVER HOXHËS

Shkruan: Qemal Cicollari

Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë më 16 shtator 1942.
Ajo u thirr me vendim të Komitetit Qendror të PKSH me Enver Hoxhën  në krye.
Në Konferencën e Pezës morën pjesë përveç komunistëve dhe nacionalistë të rrymave të ndryshme.


Konferenca Nacionalçlirimtare në Pezë zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm  Nacional çlirimtar dhe pranoi njëzëri Platformën e  Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të përpunuar nga PKSH me në krye Enverin e madh e të pavdekshëm.
Në Platformën e Konferencës së Pezës  përmbaheshin këto pika kryesore.
– të zhvillohet luftë pa kompromis kundër pushtueseve dhe tradhtarëve për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe demokratike;
– bazat e vërteta të bashkimit të popullit shqiptar janë hedhur dhe do të forcohen vetëm në luftë kundër pushtueseve fashistë;
– të bëhet organizimi i shëndoshë i gjithë shqiptarëve të vërtetë pa dallim klase, bindje politike, feje e krahine në një Front të përbashkët nacionalçlirimtar;
– të ngrihen gjithkund Këshillat nacionalçlirimtare si organe të bashkimit e mobilizimit të popullit në luftë dhe si organe të pushtetit popullor;
– të popullarizohet dhe të përgatitet kryengritja e përgjithshme e armatosur e popullit, si etapë e fundit, si rrjedhim i logjikshëm i luftës partizane etj.
Konferenca e Pezës krijoi Frontin Nacionalçlirimtar dhe hodhi themelet e pushtetit popullor.

Partia Komuniste e Shqipërisë, me rastin e 79 vjetorit të Konferencës së Pezës, zhvilloi një aktivitet politik në Pezë.
Në këtë aksion politik  morën pjesë komunistë të rrethit të Tiranës dhe të rretheve të tjera.
Me cilësinë e kryetarit të PKSH përshëndeta të pranishmit, duke vënë në dukje rëndësinë historike të Konferencës së Pezës  dhe rolin organizator të PKSH dhe Enver Hoxhës.
U vendos një kurorë me lule tek bazorelievi i dëshmorëve të Pezës dhe u bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Populli e ndoqi me shumë interes e simpati dhe e përshëndeti aksionin politik të PKSH.
PKSH i bën thirrje popullit të bashkohet rreth saj në një Front Demokratik e Antifashist kundër regjimit të sotëm borgjez neofashist me maskë demokratike në Shqipëri, në emër të idealeve të lirisë, demokracisë e socializmit.

LAVDI 79-VJETORIT TË KONFERENCËS SË PEZËS!
LAVDI ORGANIZATORES SË KONFERENCËS SË PEZËS, PKSH DHE ENVER HOXHËS!
RROFTË PKSH!
RROFTË POPULLI SHQIPTAR!

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...