Home / Opinion / REAGIM NDAJ MODERATORIT T.V. “DUKAGJINI”, Z. ERMAL PANDURI, PËR EMISIONIN E TIJ PËR LUFTËN E ZHVILLUAR NË KOSHARE, DT. 15 PRILL 2021.

REAGIM NDAJ MODERATORIT T.V. “DUKAGJINI”, Z. ERMAL PANDURI, PËR EMISIONIN E TIJ PËR LUFTËN E ZHVILLUAR NË KOSHARE, DT. 15 PRILL 2021.

Nga Xhemil Zeqiri,Veprimtar politik në Danimarkë.

Z. Ermal Panduri!

E ndoqa me vemendje panelin tuaj të datës 15 prill 2021, dhe  më kanë  lindur disa pyetje që mendoj se ju, si moderator i atij paneli, duhet të më ktheni mua përgjigje, që edhe unë si pjestar i publikut që u ka dëgjuar, kam nevojë të sqarohem prej jush:

– Pse të ftuarve në atë panel, pretendues se po mos të kishin luftuar ata në Koshare, Kosova nuk çlirihej (!), nuk ua shtruat  pyetjen, se, pse  u ndërpre sulmi i tyre kundër armikut prej momentit që mbeti i vrarë shefi i Shtabit të GO-3, ai dhe planizuesi i atij sulmi, Agim Ramadani, por kaluan menjëherë në mbrojtje, duke qëndruar në llogore deri më 19 qershor 1999?

-Ju dhe Ata që ishin të ftuar prej jush në “TV Dukagjini”, të cilët, si dhe ju, që krekoseshit secili me aq krenari dhe bënit “heroin çlirimtar të Kosovës”, pse bënit kinse se nuk kishit njohuri kush është Kolonel Dilaver Goxhaj? E kishit këtë nga padija, nga cinizmi, nga porosia prej të huajve për përçarje Shqipëri-Kosovë, apo nga shkalla e lartë e mosmirënjohjes?

-Pse e lejonit atë të ftuarin me nofkën “Kobra”, Naser Vllasi, që pa pikë turpi filloi të shpifte ndaj luftëtarit vullnetar nga atdheu amë, Kolonel Dilaver Goxhajt, duke mos i kërkuar ju fakte, se ku e bazonte ai, se ky Kolonel qe marrë me trafik armësh, por, përkundrazi, i thoshit: vazhdoni?!

Apo, kjo shpifjet e korbit “Kobra” e kënaqi shpirtin tuaj, ngaqë fyhej një atdhetar, ngaqë ai nuk vinte prej Serbie, por prej Shqipërie?

Soji i tyre i atij paneli dhe ju, thua të mos e dinit, se Dilaveri erdhi vullnetar në LÇ-re nga atdheu amë bashkë me djalin e tij të dëshirit, Dritanin?

Ku e gjenit gjithë atë entusiazëm kur korbi “Kobra” shpifte ndaj tij?

– A e dini ju, se të ftuarit prej jush në atë panel kanë qenë dhe janë adhuruesit mjeranë të Ibrahim Rugovës dhe të Kolonelit pro-serb të KOS-it, Tahir Zemës, të cilët dezertuan nga frontet e luftës në  në ditët e para të shtatorit 1998, kur ofensiva e ushtrisë serbe ishte në kulmin e saj?

– Pse nuk i pyetët se, pse këta zotërinj “heronj” të Koshares  ia dorëzuan armët policisë serbe,  kur dezertuan dhe jo Komandantit të UÇK-së të Zonës së Dukagjinit, z.Ramush Haradinaj?

– Pse nuk e sqaruat faktn, pse koloneli Tahir Zema ia dorëzoi spitalin ushtarak të tyre ushtrisë serbe?

-Pse nuk i pyetët ata “trima” të Ibrahim Rugovës se, për çfarë arsye nuk e dërguan luftëtarin e tyre të plagosur, YLLI  MORINA, te spitali i Zonës I Operative të Dukagjinit, për mjekim ose ta merrnin me vete, por e lanë në xhaminë e Strellcit, duke i treguar policisë serbe, në kohën që i dorëzuan asaj 1785 armët, se në atë xhami kishin lënë këtë luftëtar të plagosur, dhe policia serbe shkoi, e kapi, e torturoi dhe e vrau pasi këta “trima” të Tahir zemës, njëkohësisht edhe dashamirët tuaj, kishin hyrë në Mal Të Zi, sikundër ishte edhe marrëveshja me serbët, dhe u futën si “qyqet e rremave” në Shkodër, pse?

– Pse nuk i pyetët ata “trima” se nga ç’motiv u nisën, që ia dorëzuan këtë luftëtar policisë serbe, apo mos vallë, sikundër flasin disa ushtarë të tyre, ngaqë ai ishte shprehur kundër Rugovës dhe LDK-së?

-A i pyete nëse ju kujtohet atyre “trimave” se, Tahir Zemaj e tradhtoi LÇ-re, lëshoi frontin si dhe spitalin ushtarak të UÇK-së, duke u thënë: Ikni!, dhe ata të përlotur e me kokën ulur i kthyen krahët popullit dhe shkuan kah Mali i Zi.

-Pse nuk i pyete që, Serbia pat ndërmarrë shumë ofensiva kundër UÇK-së dhe popullit, çfarë këshillash u dha këtyre “trimave” ato ditë Ibrahim Rugova, ai “Profeti” juaj pacifist, për t’i ndalur ato ofensiva?

-A e dini ju dhe ata të ftuarit tuaj të preferuar se Rugova, i njohur si konsumator pa masë i konsumit të alkolit, iku nga Kosova në kulmin e bombadimeve nga NATO, pasi kjo nuk ia dëgjoi thirrjen për të ndaluar bombardimet ndaj Serbisë?

-A e dini ju dhe  të verbërit e I.Rugovës, se Rugova, pasi la Kosovën i ka kaluar disa netë në Beograd dhe pastaj, me ndihmën e Millosheviçit shkoi në Itali me avjon të posaçëm, së bashku me gjithë oborrin e tij mbretëror, rreth 30 veta, ndërkohë që tani si arsyetim ju idhtarët e tradhtisê, pa pikë turpi, trumbetoni, kinse serbët e kidnapuan Rugovën?!!!

-E besoni ju ende “trimin me fletë” të lakrave të Qepës së Mirë (ish-Dobêrlluka), publicistin shkarravitës, hipokritin politik Adnan Merovcin & Co, për ato “vuajtje” të I. Rugovës?! Nëse do bëni, sikur nuk u besoni këtyre fakteve, ju lutem referojuni shtypit shqiptar, Italian dhe gjerman të asaj kohe.

-Poashtu, si ka mundsi që, Rugova i cili nuk e pranoi se kishte UÇK, dhe më vonë e  formoi FARK-un, që ta luftonte UÇK-n, së bashku me Serbinë dhe  ja, tani “Farkistët” titisto-slloboviqët, përditë  po tallen me amblemën e famshne të UCK-së. Vetëm Dilaveri Goxhaj nga Shtabi i Përgjithshëm i saj,  po e mbronë me penë,-ashtu, siç luftoi dje me pushkë, me trimëri dhe dituri. Luftën dhe sakrificat e UÇK-së, sepse të tjerët u zhytën në turpe  krime: në hajni, në vrasje; pastaj, posa ua hapën dosjet, pikërisht ata, e mbyllën gojën.

Ata, ju lanë hapsirë titistëve, udbashëve pra, farkistëve dezertorē që të manipulojnë dhe të shpifin kundër Shtabit të UÇK dhe Kolonel, Dilaver Goxhajt.

Respekt për Kolonelin nga Labëria Heroike, Dilaver Goxhaj, i cili, bashkë me djalin e tij, Dritanin, erdhën vullnetarë, luftuan për çirimin e Kosovës, duke mos I kërkuar asgjë Kosovës.

Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të atdheut!

19/Prill/2021 Kopenhagë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...