Home / Të ndryshme / BUKURIA E KAUT SHIHET NË FUQI

BUKURIA E KAUT SHIHET NË FUQI

Beqir Elshani
Kau është kafshë shtëpiake që i përket familjes së gjedhit, i cili është zbutur për tërheqjen e karrocës në bujqësi dhe shërbime të ndryshme shtëpiake, por që ende vazhdon të përdoret në veprimtarinë bujqësore në vende të ndryshme të botës. Duhet pasur parasysh se para daljes së traktorit dhe autobusit, kau me gjithë kalin vrapues kanë qenë kultivues dhe bartës kryesorë në bujqësi dhe në transport. Qëllimi i zbutjes së kësaj kafshe të fuqishme ka qenë për shkak se mëzetërit ishin të mençur dhe dashamirë të mjedisit familjar, dhe shumë lehtë mund të stërviteshin për kryerjen e punëve të rënda në bujqësi, siç është tërheqja e karrocës dhe parmendës, kurse lopët mund të jepnin qumësht për nevojat e ushqimit të njerëzve. Kështu njerëzit filluan të përdorin mishin prej këtyre kafshëve, megjithëse i përdorën kryesisht për kafshë shtëpiake, meqë në atë kohë për shkaqe religjioze mishi i gjedhit nuk ishte i përshtatshëm për konsum ushqimor. Në kohën e vjetër mëzati nderohej si kafshë e qëndrueshme dhe paqësore, prandaj për shkak të kryerjes së shërbimeve bujqësore ishte e ndaluar ngrënia e mishit të tij. Prandaj ngrënia e mishit të gjedhit ishte një zbulim i ri.

Visentstaty i rostfritt stål i Stadsparken. Visenten var symbolen för Avesta Jernverk.

Siç dihet një ndër kafshët më të fuqishme është kau, të cilit natyra i fali brirët për mbrojtje nga bishat e malit. Fatmirësisht, fotoja e kaut prej dy tonësh, qëndron krenar nëpër faqet internetit, por edhe qytetarët janë të kënaqur me foton e bujshme të vitit. Kuptohet që ujku simbolizon trimërinë, prandaj shumë fëmijë pagëzohen me emrin “Ukë”. Edhe kau nuk është pa veshje simbolike, i cili sipas mitologjisë antike simbolizon fuqinë, dhe forcën luftarake, kujtojmë brirët në përkrenaren e Lekës së Madh që simbolizon sulmin dhe mbrojtjen luftarake. Në Avesta (qytet në veri të Stokholmit), gjendet shtatorja e bizonit me shpatulla të mëdha, që simbolizon forcën dhe qëndresën, prandaj është bërë sinonim i fabrikës për prodhimin e hekurit. Duket qartë se falë brirëve të mprehta e të forta si çeliku, kau mund të mbrohet nga kafshët grabitqarë. Kur ujku grabitqar ballafaqohet me kaun për ushqim, së pari ia shikon brirët që i ka të fortë e të mprehtë si shigjeta.
Në dallim me kaun e fuqishëm që simbolin e tij mbajnë makinat e rënda dhe fabrikat, kryesisht ato që prodhojnë çelikun, i cili paraqet fuqinë teknike në botë, kali nuk i ka brirët, mirëpo arti i mbrojtjes së tij janë këmbët e shkathëta që godasin shpejt. Kështu figurojnë edhe përrallat që falë përvojës me mjeshtri artistike populli i ka gdhendur në art e në letërsi. Prandaj ashtu siç ia dhuroi natyra brirët kaut të fuqishëm, kalit, ia dhuroi shkathtësinë që nga bisha të mbrohet me anën e shqelmave. Me të drejtë populli thotë se baba i traktorit është kau i fuqishëm, ndërsa baba i automobilit është kali i shpejtë. Ka ngjarë, kur kuajt e tërhiqnin karrocën e ngarkuar me lëndë, ndaj me pamundësi për t’u ngjitur rrugës përpjetë, njerëzit angazhonin qetë e fuqishëm dhe kështu karroca me ndihmën e qeve ngjitej rrugës në drejtim të vendit të caktuar. Pikërisht gurët e piramidave në Egjiptin e lashtë janë bartur me ndihmën e demave tërheqës. Prandaj të flasësh për kaun dhe kalin, domethënë të flasësh për njeriun, pasi që artin e transportit ia mësoi njeriu. Dhe krejt në fund, falë vrapimit të shpejtë të kalit, sot matet shpejtësia e automjeteve motorike prej automobilit deri te anija dhe aeroplani.
Disa fjalë për kaun më të madh në botë që mbahet në Britaninë e Madhe. Kau prej 193 centimetër i lartë që peshon 1,64 tonë është shpallur kau më i madh në botë. Këtij kau të fushës për të mbajtur rekordin botëror i duhen 18 kilogramë ushqim në ditë. Nuk është rritur dukshëm, ka vetëm 8 vjet, mirëpo së shpejti do të bëhet më i madh, tregon pronari Artur Duket (Arthur Duckett) për shtypin britanik “Daily Mail”. Ky ka 8-vjeçar është muskulor që cilësohet si rinosh dhe vazhdon të rritet edhe viteve tjera. Kaut çdo ditë i duhet 18 kg. ushqim, në mënyrë që barku i tij të mos gurgullojë, ha foragjerë, panxhar, tërshërë, elb, patate, dhe sanë. Që kafsha rritet shumë shpejt pas ngrënies e tregon vaga, me anën e së cilës mban rekordin e kaut më të madh në botë. “Do t’i jepja më shumë ushqim, mirëpo nuk dëshiroj që ai të duket grotesk. Dua që ky të jetë mirë, natyrisht të shtohet edhe në peshë”, thotë Artur Duket. Kau i fushës “the Field Marshall” është racë e lopës Charolais, tashmë ka arritur rekordin botëror prej shokut të tij të stallës në kopshtin Somerset në Britaninë e Madhe. Ky kolonel, kështu e quan pronari, peshonte vetëm 1,59 tonë, para se të shkonte në kullota me gjelbërim të përjetshëm disa vjet më parë.
Kafshët e rrezikshme e kanë vendin në pyll
”Në Gleisenberg të Gjermanisë një dem i egërsuar mbyti babanë me gjithë të birin” është titulli i lajmit tragjik të babait me të birin. Kur të merret parasysh vdekja që ka shkaktuar demi duke vrarë fermerin dhe të birin e tij në shtëpi, të cilët jo vetëm që janë kujdesur, por janë rritur së bashku, pasojat e dëmit të ariut në pyll janë më pak të rëndësishme. Tekembramja, ariu është kafshë grabitqare, rritur në pyje të thella, ndërkohë që demi, jo vetëm që është i butë, por edhe është ushqyer nën kujdesin e shtëpiakut, të cilin qysh si viç e kanë rritur babë e bir. Besa edhe kanë lozur. Prandaj pasojat e vrasjes së dy shtëpiakëve gjermanë janë më të rënda se sulmi i tigrit ndaj kujdestarit të kopshtit zoologjik. Sapo ekipi shpëtimtar ka arritur në vendin e ngjarjes, është detyruar ta vrasë demin për të nxjerrë kufomat nga ferma. Me të drejtë populli thotë që nuk i dihet kafshës, po të ishte therur ky dem para tragjedisë, nuk do të vinte deri te pasojat vdekjeprurëse. Është për të ardhur keq që demi në Gjermani i ka sulmuar babain me gjithë të birin, ndonëse është kafshë shtëpiake, për të cilin është kujdesur pronari, megjithatë kafsha është tërbuar dhe njërin pas tjetrit i ka vrarë. Me të drejtë njerëzit thonë se kështu mund t’i ndodhë kujtdo.
Më e tmerrshme se sulmi i demit në Gjermani që ka vrarë babë e bir, ndonëse është kafshë, është vrasja e dy të rinjve shqiptarë të sapo martuar në Australi. Të rinjtë nuk i vrau i panjohuri, por babai i vrau bijën me gjithë dhëndrin. Pastaj dorasi nuk i vrau në ndonjë pijetore, ku zakonisht shkaktohet grindja, por në derë të shtëpisë së tyre, që ishte bosht i familjes së re. Babai vrasës kishte bërë një udhëtim të gjatë, jo të përmallshëm, por tronditës, me të vetmin synim të vrasjes së bijës me gjithë bashkëshortin. Duket qartë që babai nuk ka këmbyer biseda qoftë telefonike, qoftë gojore, por vetëm i ka rënë ziles në hyrjen kryesore, dhe sapo bija është dukur në derë, papritmas një breshër plumbash janë derdhur në trupin e dy të rinjve shqiptarë. Ku i dihet, mbase ka menduar që para se të vdesë si faraoni t’i marrë me vete në varrin e tij ogurzi. Vlen të përmendet se në Perandorinë Romake, njeriu që vriste farefisin në familje, pushkatohej duke lidhur në thes së bashku me kafshë të gjalla: një qen, një gjel, një gjarpër dhe një majmun, pastaj thesi hidhej në lumë. Megjithatë. Vrasësi i frytit të tij nuk ka aftësi të mendojë për etikën familjare e kombëtare, së cilës populli nuk i jep më shumë se dy gishte vend.

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...