Home / Të ndryshme / GJAHTARI I MINJVE PREJ HAMELNIT

GJAHTARI I MINJVE PREJ HAMELNIT

Hotel La Principessa, Hameln – Updated 2021 Prices
Dikur moti në qytetin Hameln të Gjermanisë kishte shumë minj, saqë qytetarët nuk dinin ç’të bënin me ta. Qytetarët mundoheshin t’i hiqnin qafet minjtë në forma të ndryshme, mirëpo as helmi, as çarku nuk ndihmonte. Përkundrazi, minjtë shtoheshin edhe më shumë.
Një ditë në qytet erdhi një njeri me rroba lara-lara dhe me një kapelë të madhe. Ai i binte gajdes dhe këndonte në një gjuhë të huaj. Ky njeri shkoi drejt tek prefekti i qytetit dhe tha se mund të çlironte qytetin prej të gjithë minjve. Mirëpo ky kërkonte 100 monedha dukatë për këtë punë.
– Para mesnatës asnjë mi nuk do të mbetet në Hameln, prandaj thuaju qytetarëve të qëndrojnë brenda nëpër shtëpia, – tha gjahtari dhe kështu veproi prefekti.
Gjahtari i minjve shkoi në treg dhe filloi t’i bie gajdes, sakaq dolën përpara minjtë nga të gjitha vrimat. Ai doli dalëngadalë jashtë qytetit dhe shkoi në drejtim të lumit, minjtë e ndiqnin pas në rreshtat e gjatë. Qytetarët qëndronin në dritare dhe shikonin të habitur. Ata nuk u besonin syve.
Kur gjahtari i minjve arriti, u ndalë poshtë tek lumi, pastaj të gjithë minjtë një pas një kërcyen në ujë. Kur edhe miu i fundit u zhduk, gjahtari e futi gajden e tij në xhep dhe shkoi tek prefekti në qytet për të kërkuar shpërblimin sipas marrëveshjes. Mirëpo ndërkohë prefekti e theu premtimin dhe tani mendonte se 100 dukatë ishin shumë. Banorët e qytetit qëndruan në anën e gjahtarit.
– Pesëdhjetë dukatë t’i japë! – i tha prefekti gjahtarit.
– Ju do të pendoheni me hidhërim! – mori përgjigje prefekti.
Ditën tjetër ishte e shtunë dhe banorët e qytetit shkuan në kishë. Vetëm fëmijët e tyre nuk kishin pas hyrë në kishë. Fëmijët ishin duke luajtur në qytet dhe papritmas dëgjuan muzikën e bukur prej tregut, pastaj të gjithë vrapuan tek tregu dhe panë gjahtarin që rrinte duke i rënë gajdes. Gjahtari eci ngadalë dhe doli jashtë qytetit, të gjithë fëmijët e ndiqnin prapa. Fëmijët vallëzonin dhe këndonin duke ndjekur pas gjahtarin në drejtim të kodrës së madhe, e cila mund të shihej edhe nga qyteti Hameln. Kur fëmijët erdhën pranë, kodra e madhe u hap dhe gjahtari u zhduk me të gjithë fëmijët brenda.
Kur banorët e Hamelnit dolën nga kisha, panë se asnjë fëmijë nuk gjendej në qytet. Ata kërkuan në të gjitha anët, por kurrë nuk mund t’i gjenin fëmijët. Atëherë qytetarët e kuptuan që kishin bërë një gabim të madh, kur ata e mashtruan gjahtarin me 100 dukatet e tij.
(nga suedishtja: B. Elshani)

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...