Home / Histori / Dëshmori i kombit Shpend Berisha luftoi me trimëri për lirinë e atdheut

Dëshmori i kombit Shpend Berisha luftoi me trimëri për lirinë e atdheut

Ditar lufte/

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Çdo komb në botë ka heronjtë dhe dëshmorët e vet, poashtu dhe kombi shqiptar i ka heronjtë dhe dëshmorët që treguan trimëri e dashuri nëpër shekuj për atdheun e vet Shqipërinë, një dashuri të tillë trimërie e dashurie për atdheun kishte edhe Shpendi…
Shpend (Sefer) Berisha u lind në fshatin Volljake të Klines 27.06.1960, në një familje të varfër fshatare me tradita atdhetare; Mёsimet e para i mori nё shkollёn fillore “Emin Duraku” nё fshatin Sverkё tё Gashit; ndёrsa tё mesmen nё “Luigj Gurakuqi“, nё Klinё; Gjendja e dobёt ekonomike i bënë të pamundur shkollimin e mёtutjeshëm universitar.
Shtypja, terrori, shfrytëzimi i pushtuesve jugosllavo–serbë, që po bëhej kundër shqiptarëve të mbetur dhunshëm nën pushtuesit jugosllav, ia shtuan urrejtjen për rregjimin gjakatar Tito-Rankoviq-Millosheviq; Kështu ai u bë person i padëshiruar për regjimin shovenist të Beogradit; dhe survejohej nga sahanlëpirësit e “vllazërim–bashkimit” aso kohe; Nga pamundёsia pёr t’u punësuar, njёherit i ndjekur nga policia çetnike serbosllave ai u detyrua tё merrte rrugёn e shumё tё rinjve shqiptar, rrugёn e kurbetit. Shpendi u punësua nё Gjermani, edhe pse larg atdheut ai për asnjë çast nuk e kishte larguar nga zemra dashurinë për lirinë e Kosovës, për këtë qëllim ai kishte ndarë mjete financiare për Fondin “Vendlindja Thërret”, mjete këto që financonin Ushtrin Çlirimtare në Kosovë; Shpendi nuk u kënaq me kaq, por vendos që ta lërë përgjithnji mërgimin për t’u rreshtuar në radhët e UÇK-së, më 4 prill të vitit 1999, në Kukës, kyçet në UÇK-ë. Pas përfundimit të stërvitjeve luftarake në Burrel, më 26 maj 1999 më urdhër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në operacionin luftarak ”Shigjeta”, Drejetimi Taktik 3 – Brigadës 128 i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo–malazez në hapsirat e kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit; Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje, dhe armiqësi ndërshqiptare. Në mëngjeesin e 26 majit ende pa zbardhur mirë dita, mbi gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK-së.
Në mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së do të njoftonte përmes Agjencisë Shtetërore Informative “KOSOVAPRESS” në lajme ditore date 26 maj 1999, sipas Komunikatës nr. 79, se;
“…Operacioni sulmues “Shigjeta” filloi sot, me 26 maj 1999, në
ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës
së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë
marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore;
vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me
Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të
Kosovës… Operacioni vazhdon…” SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM AGIM ÇEKU.
Pra, siç shihet nga komunikata nr.79. e SH. P. të UÇK-së, më 26 maj para agimit, në operacionin e UÇK-së “Shigjeta”, përgjatë tërë vijës sulmuese Gorozhup e Pashtrik, u zhvilluan luftime të përgjakshme dhe në këto luftime të pabarabarta si në teknik luftarake ponjashtu dhe në numër më të paktë ishin formacionet luftarake të UÇK-së, në këtë ditë luftimi UÇK-ja pati një të vrarë, dëshmorin e parë në këtë front lufte Bafti Haxhiun dhe dy të plagosur, ndërsa nga ana e armikut numroheshin disa të vrarë e të plagosur.
Kështu luftimet vazhdonin çdo ditë, por intensiteti më i madh i luftimeve ishte në fund të majit 1999, ku për Drejtimin Taktik 3 – Brigadën 128 të drejtuar nga komandanti Ruzhdi Saramati ishte dita më e përgjakshme… UÇK-ja sulmonte nga toka, e forcat e NATO-s bombardonin pozicionet e forcave serbe nga ajri.
Zjarr me të gjitha armët, zjarr në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare ishte trimi nga Volljaka Shpend Berisha, i cili u thoshte bashkëluftëtarëve të lirisë, se luftën për liri e kemi si qëllim të vetëm të jetës.
Nga mesdita e kësaj beteje të ashpër për jetë a vdekje ku forcat serbe granatonin pozicionet e UÇK-së, nga një predhë e armikut goditet për vdekje në Gorozhup (Pogaj) të Hasit, Shpend Berisha…
Atdhetarët, gjithnji luftuan për tu çliruar nga pushtuesi i huaj, janë këta atdhetarët, që nuk duan të jetojnë si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve; Këta trima luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen kombëtare shqiptare; Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as familjen e tyre.
I tillë ishte edhe Shpend Berisha; Sërish bijtë e bijat e UÇK-së, bashkuan gjokset shkëmb graniti, duke u shndërruar në mure të pakapërcyeshme për armikun, mure këto lavdie dhe krenarie për kombin shqiptar; Në këtë qëndresë trimërie do të bie i përgjakur nga predhat e armikut, komandanti i kompanisë, Shpend Berisha, i cili gjatë rrugës tek po e dërgonin bashkëluftëtarët e tij të luftës për në spitalin e Kukësit, ndalon së rrahuri zemra e Shpendit, zemra e këtij trimi, që e deshi aq shumë jetën e kombit pellazgo-iliro-shqiptar e që ai i fali jetën të ardhmës së atdheut.
Mes të tjerash në biografin e shkurtër të Shpendit shkruan Naimi, këta rreshta të cilët nuk po ndërhyj për të ndryshuar asgjë nga origjinaliteti i të shkruarit: “Shpendi pas vetit la shoqen, dy djem dhe dy vajza ku sot jetojnё nё Klinё nё ni gjendje jo aq te mirё, nё njё banes me kushte minimale pёr jetesë me nji penzion modest sa per ta mbajtur familjen.”
Si mund ta shpjegojmë këtë gjendje jo të mirë ekonomike të familjes së ngushtë të dëshmorit Shpend Berisha dhe, përplot familjarëve tjer të dëshmorëve, invalideve e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me sytë tanë kemi parë luftëtarë që dilte me plag në trup nga spitali dhe shkonte drejt luftës në Kosovë, kurse tjetri i të njejtës moshë, shkonte me vrap për të shpëtuar kokën dhe familjen në perëndimedisa të tjerë drejt plazheve të bregdetit shqiptar?!… E ne që jemi dëshmitar të këtyre ngjarjeve të pas luftës si të shikoheshim sy me sy me këtë profiter lufte të hypur në makinë të shtrenjtë dhe super luksoze, i cili ka ikur nga lufta e sot është veshur me pushtet duke u bërë i pasur, që të blen me para?!…
Janë këto kontraste të tejskajshme, karshi një luftëtari të gjymtuar, që dikush për bamirësi e shtyen me karrocë rrugëve të Kosovës; Për këso atdheu nuk luftuan dëshmorët; Ja kjo është fatkeqësia njerëzore, në ato ditë lufte dikush shkonte drejt luftës e vritej për Kosovë, tjetri bënte karshillëk plazheve bregdetare; Familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e luftës, duhet të jetojnë dinjitetshëm dhe, të mos vuajnë për kafshatën e bukës, fal kësaj shterse të shoqërisë ne sot e gëzojmë larine!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Shpend (Sefer) Berisha!
P.S. Foto dokument: Komunikat operative nr 79 e SHP të UÇK-së; Shpend Berisha me bashkëluftëtar të UÇK-së të Drejtimit Taktik 3 –Brigada 128; Shpend Berisha i plagosur rëndë më 31 maj 1999 në Gorozhup (Pogaj) të Hasit. Luftëtar të UÇK-së të Drejtimit taktik 3 – Brigada 128.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...