Home / Histori / MES GJURMËVE TË LASHTA ILIRE-DARDANE-SHQIPTARE

MES GJURMËVE TË LASHTA ILIRE-DARDANE-SHQIPTARE

Shkruan. Akademik Abdulla Mehmeti

 05, shtator, 2021)

Çfarë duhet të dini për qytetin e Stambollit?

Qyteti më i madh në Gadishullin ilirik* është STAMBOLLI, aktualisht me afërsisht 20 milionë banorë, i cili është qendër e pjesës evropiane të Republikës së Turqisë dhe një nga metropolat më të mëdha të Evropës. Qyteti i sotëm i Stambolli aktualisht ka më tepër banorë se disa shtete të rajonit ballkanik së bashku, Greqia, Bullgaria dhe Serbia, por Republika e Turqisë edhe përskaj kësaj rëndësie ekonomike dhe startegjike ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa pjesë e Aleancës politike ushtarake të NATO-s është që nga themelimi i saj, bashkë me SHBA dhe Anglinë.

Emrin e sotëm ky qytet e ka marrë zyrtarisht nga viti 1930, ndërsa më herët ka mbajtur disa emra, edhe atë:

BUZANË: emër në gjuhën shqipe, sipas banorëve të tij më të lashtë që njeh historia e njerëzimit, së paku 700 vjet para themelimit të qytetit të ri nga Shën Konstandini i Madh (dardan nga Nishi). Kanë ekzistuar edhe disa qytete të tjera me këtë emër në Gadishullin Ilirik, si qyteti antik Buzana në fushën e Pollogut, afër qytetit të sotëm të Tetovës në Maqedoni.

KONSTANDINI: (sipas grekëve dhe evropianëve: Konstandinopolis-Konstandinopojë), kryeqytet i Perandorisë Romake-Ilire lindore, mbi 1132 vjet. Studiuesit shqiptarë, nën ndikimin e propagandës së huaj, sidomos të asaj greke, ende vazhdojnë ta përdorin gabimisht këtë emër historik, jo sipas natyrës së gjuhës shqipe Konstandini, ngjashëm si qytetet tjera që i kanë themeluar vetë shqiptarët, si qytetin Aleksandri. Sipas emrit të këtij qyteti, kryeqytetit Konstandinia të Perandorisë Roamek Lindore, së paku 150 vjet pas shuarje së asaj Parandorie, historiografia evropiane, nën ndikimin e progandës greke dhe sllave, ka filluar ta përdorë termin “Perandoria Bizantine”.

CARIGRAD: sllavët në hartat e tyre dhe në literaturën historiografike e kanë quajtur me këtë emër, por asnjëherë nuk kanë arritur ta pushtojnë, sundojnë dhe ta emërtojnë zyrtarisht me këtë emër.

STAMBOLL: si emër është përdorur gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, mbi 512 vjet, ndërsa zyrtarisht është emërtur me këtë emër në vitin 1930, sipas njërit nga 13 qytetet e lashtë (të zhdukur) të krahinës së DARDANISË, në pjesën jogore të TROJËS së dikurshme, në rëzët Malit ADA ose IDA (nga Homeri: ILIADA-YLLI I ADËS), siç e mban edhe sot këtë emër krahina (provinca) me këtë emër, ADANA (Ana e Adës) në Republikën e Turqisë.

*Nën ndikimin e propagandës greke, sllave dhe evropiane ky gadishull sot njihet me emrin Ballkan.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...