Home / Histori / ABETARJA, THEMEL I ATDHEDASHURISË KOMBËTARE

ABETARJA, THEMEL I ATDHEDASHURISË KOMBËTARE

Shkruan: Beqir Elshani

Asgjë nuk mbahet në mend më shumë se abetarja e klasës së parë në shkollën fillore. Abetarja është një libër fillestar për të mësuar shkrim e këndim; është themeli i diturisë dhe i atdhedashurisë kombëtare, prej së cilës fëmija fillon për të nxënë dituri. Vendlindja e Abetares është Korça, ku për herë të parë doli në dritë në vitin 1844. Ky libër i shenjtë i gjuhës shqipe ka lindur me grykën e pushkës dhe me pendën e shkrimit. Prandaj Abetarja na mëson ta duam dhe ta mbrojmë atdheun. Këtë simbol madhështor e mbajnë shumë gazeta revolucionare, që do të thotë mbrojtje e atdheut nga pushtuesit e huaj dhe arsimimi i popullit në shkrim e këndim. Mësuesit me përvojë thonë se abetarja nuk të mbron prej shiut dhe shtrëngatës, por të mbron prej plumbave të armikut, e mbron tokën shqiptare, kudo ku i thonë bukës bukë e ujit ujë. Me anën e Abetares fitohet shkolla, e cila vjen prej greqishtes që do të thotë LIRI. Prandaj porosia e madhe e poetit revolucionar, Zeqir Gërvalla, është që djalit t’i blejë abetare dhe pushkën e hakmarrjes t’ia drejtojë armikut të popullit shqiptar, jo vëllait tonë që flet shqip dhe që beson shqip: “A t´ja zë pritën hasmit – a t´i blej abetare djalit“. Retorika na mëson se me vrasjen e hasmit të babës vriten dy familje, që shkakton plagë të madhe për kombin dhe atdheun, sepse kudo në trojet shqiptare që vritet shqiptari pa dallime fetare, dhemb te secili shqiptar, si brenda atdheut, ashtu edhe në mërgatë, të cilët kanë një komb, një gjuhë dhe një atdhe. Në ABETAREN tonë me shkronja të arta duhet të shkruhet dashuria e madhe ndaj atdheut “Të dua ATDHE”.

Dihet që rrushi dhe qershia janë fryte të ëmbla, por jo më të ëmbël se mjalti. Jo vetëm që mjalti është më i ëmbël, por sepse është mëma e të gjitha bimëve të ëmbla që kurrë nuk zhduket. Megjithatë, mjalti nuk zemërohet kur njerëzit thonë që qumështi i mëmës për foshnjën është më i ëmbël se mjalti, si dhe balta shqiptare është më e ëmbël se mjalti. Ky është një krahasim i bukur, me anën e së cilës vendlindjes i jep forcën poetike, pasi që balta i rritë bimët, prej nga bletët mbledhin nektarin e luleve. Me të drejtë poeti i Rilindjes Kombëtare, Çajupi, për mëmëdheun thotë “Kemi lerë, ku është balta më e ëmbël se mjalta”.

Sa vështirë e me ç’sakrifica është hapur shkolla e parë shqipe nën trysninë e dy patrikanave greke e turke, të cilët me të gjitha mjetet pengonin hapjen e shkollave për arsimimin dhe emancipimin e popullit shqiptar. Këtu shihet që patrikana fashiste bie në kundërshtim me fjalën “shkollë” që vjen prej greqishtes dhe do të thotë liri, e cila fitohet me anën e diturisë dhe që në Athinë është themeluar në vitin 500 para erës sonë. Prandaj sa më shumë të vonohej hapja e vatrës së diturisë, aq më shumë pengohej arsimimi dhe emancipimi i popullit shqiptar. Edhe sot Abetarja shqipe vazhdon të pengohet në Preshevë e në Bujanoc, dhe në Janinë, duket qartë që në Serbi e në Greqi ende dielli mesjetar po sillet rreth Tokës. Të gjithë pushtuesit penguan shkrimin e gjuhës shqipe në trojet tona shqiptare, prej romakut, turkut, serbit dhe grekut. Armiqtë e popullit shqiptar bënë çmos për ta zhdukur gjuhën shqipe nga faqja e dheut. Sidomos perandoria turke ishte shumë e ashpër ndaj kombit shqiptar edhe pse popull i konfeksionit mysliman, por shumë e butë ndaj popujve serb e grek të konfeksionit ortodoks; prandaj të dy agresorët fqinjë ishin miq tradicionalë të së madhe perandorisë turke.

Në shekullin XX, u mbyllën shkollat shqipe, që ishin ngritur, jo me buxhetin e shtetit socialist të RSFJ-së, larg qoftë, por me buxhetin e punëtorëve dhe bujqve në mbarë Kosovën për shkollimin e fëmijëve shqiptarë. Mirëpo pas 20 vitesh mësimi nëpër klasa, ende pa u tharë mirë gëlqerja në muret e klasave, shkollat u mbyllën nga pushteti obskurantist jugosllav, që konkretisht doli më i keq se fashizmi gjerman e italian. Tamam si në kohën e inkuizicionit të kalbur grek kur ndalohej shkolla e abetares shqipe e Naum Veqilharxhit, e Sevasti Qiriazit dhe e Konstantin Kristoforidhit. Gjatë pushtimit të perandorisë turke Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte vonuar, tani kjo Rilindje e Kosovës po vonohej nga pushtuesi jugosllav.

Edhe pse bashkëpunimi universitar në mes Prishtinës dhe Tiranës ishte miqësor, kur vinin mësimdhënësit e Universitetit Shtetëror të Tiranës në Kosovë, përgjimi nga ana e organeve të pushteti jugosllav ishte i ashpër. Organet e komitetit jugosllavë të rrinin mbi kokë. Kjo të kujtonte baronin Mynhauzen, i cili mbretëreshës ruse i dërgoi një anije të ngarkuar me lëkurë ariu për veshmbathje, prej nga mbretëresha e kishte falënderuar për dhuratën, mirëpo cari rus në shenjë xhelozie ishte ndarë prej saj, edhe pse Minhauzeni të njëjta falënderime kishte marrë prej mbretëreshave tjerë gjermane e angleze, mirëpo nuk kishte ndodhur asgjë e keqe në bashkëshortësinë e tyre.

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...