Home / Opinion / Nuk mbulohet e vërteta me gënjeshtra
jehona

Nuk mbulohet e vërteta me gënjeshtra

Shkruan:  Adrian Kalivaçi

“Intelektualët” e kotecit, të hijes se plepave e të birucave të merituara në shërbim të sistemit të dështuar e kriminel të kapitalit”…
Jooo, zotërinj të propagandës së gestapos!
Ju nuk mund  të mbuloni të  vërtetën me gënjeshtra, mashtrime e denigrime ndaj epokës së lavdishme të Enver Hoxhës, ku nuk njiheshin hajnia (korrupsioni) dhe krime të tjera; të mëdha e të vogla të cilat sot e kanë mbuluar shoqërinë kapitaliste, nga të cilat vuan një popull i tërë…
Hajnia (korrupsioni), as krimet tjera nuk janë fryte të mendësisë së pastër e të kundërt nga ai i sotmi, që mbizotëronte në epokën e socializmit.
Është propaganda e mashtrimit dhe e denigrimit, arma me e fortë e më efikase për të mbuluar turpet dhe krimet e vërteta; për të fshehur dhe origjinën e tyre në sistemin kriminal të kapitalit…
Borgjezia reaksionare, e krijuar pas shembjes të socializmit e njeh mirë realitetin.
-Krimet, dështimet e vjedhjet pa fund, sikurse di mirë edhe shkaqet e burimin e hajnisë (tē korrupsionit)…
– E di mirë,  se në mungesë të kënetës nuk mund të ketë as shushunja e as malarie…
Është  këneta e sistemit te kapitalit, që e quajnë “demokraci”, janë marrëdhëniet kapitaliste në prodhim; ku sundon prona private mbi mjetet e prodhimit, burimi jo vetëm i hajnisë, por edhe i shumë plagëve e krimeve të tjera, si i vrasjet, vjedhjet, varfëria e shumicës dhe emigracioni pa fund;  droga, prostitucioni, prishja e familjes, hakmarrja, gjegjësisht gjakmarrja, sëmundjet e pafundme e deri te viruset e laboratorit…
Inteletualëve të hijeve të plepave e të birucave të merituara në shërbim të vetë sistemit dhe atyre që i paguajne mund t’ua bëjmë pyetjen:
– Po në Amerikê dhe nē shtetet e tjera të zhvilluara kapitaliste, kush ështē burimi i hajnisë?
– “Mendësia enveriane”..?!!!..
3 shtator 2021

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...