Home / Histori / Nuk deshi të bëhej princ i Bullgarisë:”Madheri, une jam shqiptar dhe duhet te kthehem ne vendin tim, ai vuan nga sundimi osman”

Nuk deshi të bëhej princ i Bullgarisë:”Madheri, une jam shqiptar dhe duhet te kthehem ne vendin tim, ai vuan nga sundimi osman”

Jeta e tij do te kishte nje rrjedhe tjeter po te kish pranuar oferten e mbretit te Bullgarise. Monarku, duke e çmuar pafund, i sugjeroi ta biresonte dhe Bullgaria te behej me tre princer. Por jo. Stefan Kondillari i tha: “Madheri, une jam shqiptar dhe duhet te kthehem ne vendin tim. Ai vuan nga sundimi osman. Marr guximin t’ju kerkoj qe te me financoni armatime me te cilat do te ndihmoj luften e armatosur te shqiptareve per liri.” I ngjeshur me municion, Stefan Kondillari u kthye ne Shqiperi dhe u be pjese e cetave patriotike.

I lindur ne fshatin Katund te zones se Vakefeve ne Korce, edhe pse jeteshkurter, ka lene gjurme te rendesishme permes te aktivitetit te tij. I diplomuar ne Institutin e Gjuheve Orientale ne Napoli erdhi ne Korce, ku sherbeu si mesues i shqipes ne Mesonjetore, aty ku vite me pare si nxenes mori mesimet e para.

Vdiq i semure nga tuberkulozi, ne shkurt te vitit 1912. Nje kortezh i jashtezakonshem formoi percjelljen e patriotit per ne banesen e fundit. Nxenesit e tij, mes loteve, mbanin ne duar kurora te zbukuruara me ngjyrat kuqezi, qe simbolizojne nje ideal, te cilit Kondillari 32 vjecar i fali jeten.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...