Home / Opinion / KUSH ISHIN TALEBANËT E VËRTETË NË SHQIPËRINË E 1990-tës ?!
Aktiv

KUSH ISHIN TALEBANËT E VËRTETË NË SHQIPËRINË E 1990-tës ?!

Në një intervistë për Radion BBC, Kryeministri Rama, përsëriti për të tretën herë ligjëratën e mëposhtme:

“Vetëm 30 vjet më parë ne ishim afganët(Talebanët) në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut, në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe, më tej, në Evropë, të dëshpëruar për t’u ikur talebanëve të kuq të Tiranës”!

Po si qëndron e vërteta? A kishim “Afganë-Talebanë” të kuq në vendin tonë në këtë vit të trazirave të para “demokratike”? Dhe kush ishin ata?

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "REUTERS"

Nëse me termin “talebanë”, personifikojmë jo thjeshtë qytetarët afganë, por disa terrorista, të cilët veprojnë me terrorizma për realizimin e qëllimeve të caktuara fetare e politike, atëhere edhe në Shqipërinë tonë, të vitit 1990 kishte “Talebanë” të mirëfilltë. Por ndryshe nga ajo që emërton Kryeministri, “talebanët” e atëhershëm, nuk ishin të kuq, por me ngjyra të tjera, që fillonin nga bluja e gjer tek e zeza sterrë.

Ishin pikërisht këta “telebanë”, që në fund të viteve nëntëdhjetë i vunë flakën dhe shkatërruan Shqipërinë.

Sigurisht në këtë “turmë talebanësh”, kishim edhe asish të ashtuquajtur të kuq. I pari ndër ta, ishte Sali Berisha, që ndërsa në njërën dorë kishte teseren e kuqe të komunistit, në dorën tjetër mbante urën e zjarrit, me të cilën i vuri flakën Shqipërisë.

Ndërsa “i kuqi i dytë” ishte Edvin Rama, i cili, ndonëse vinte nga një baba vërtet i kuq, në vitin 1990 lëshoi thirrjen vrastare: Komunistët në litarë, Veteranët në hanxharë”, parullë të cilën, nuk arriti ta realizojë siç e dëshironte, ndaj ia mbathi për tregëti pikturash diku në brigjet e lumit Sena të Parisit, për t’u kthyer “me forca të reja”, e për të vijuar bashkë me Saliun, Metën, Bashën e kompani misionin “talebanesk” të nisur në vitin 1990.

Këta “Talebanë”, jo vetëm nga prmbajtja, por edhe nga forma duken si “Talebanë të vërtetë”. Shikojini në foto, dhe do të bindeni!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...