Home / Të ndryshme / NËNË MOJ!

NËNË MOJ!

Nënë, më dukej sot më erdhe në ëndërr. Kur gjumi më rëndonë mbi qepallët,
Çast i lumtur, nuk kthehet më?!…
Kur u zgjova, mjegull m’u bë para, syve, 
U drodha e tëra, as vetë se di, si ndodhi kjo?!…
Nënë moj!…
Në telefon, mos më pyet, si ndodhi kjo. Dije, do të ngashërehem keq!…
Sa herë nga afër, më del figurë pa zë, 
Sa herë jam zgjuar, e trembur, me sy të përlotur të kërkoj.
Në shpirt ndihem bosh, larg teje?!
Mallin për ty, asgjë në botë s’ma shuan.
Ah! Sa shumë dua, kokën të mbështes në gjoksin tënd, e ty e heshtur, në qetësi, t’ mi ledhatosh
flokët, me duar si dikur, kur isha fëmijë. 
Zor e kam t’i mbyllë sytë,
Jo, jo, nuk mund të flë dot!…
Do të të pres në dritare, nën dritën e hënës, derisa të dëgjoj trokitjen tënde në portë.
E në dremis zgjuar, në derë trokit fort.
A më thirrë me emrin, kur më përkëdhelje në vegjëli.
E, unë do të të pushtoj, me mallëngjim,
S do të lëshoj më kurrë, nga krahët e mi.
Tē përhumbem, të ngopem, të dehem,
Me aromën tënde moj nënë.
Për ty, më përvëlon i zjarrti mallë,.
Për ty më djegë flaka me dashuri.
29/8/2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...