Home / Histori / 29 VJET NGA THIRRJA E KOMUNISTIT HYSNI MILLOSHI DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR!

29 VJET NGA THIRRJA E KOMUNISTIT HYSNI MILLOSHI DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR!

 Në prag të zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, zgjedhje që shënuan ardhjen përfundimisht dhe zyrtarisht në pushtet të borgjezisë së vjetër e pinjollëve të saj të rinj, Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, poeti revolucionar, HYSNI MILLOSHI pati lëshuar Thirrjen:

“POPULL SHQIPTAR, MOS I LIDH SYTË ME SHAMI TË ZEZË PARA KUTISË SË VOTIMIT, SE PASTAJ, AS QYQJA NUK DO TË MUNDET TË VAJTOJË FATIN TËND!”

Për fat të keq, shqiptarët, të ndodhur nën trysninë e borive dhe daulleve të “demokracisë” borgjeze, nuk e dëgjuan thirrjen e kryekomunistit të kohës, dhe me të dy gishtat lart, e mendjen poshtë, e hodhën votën në kutinë e zezë të borgjezIsë, e cila prej tri dekadash ua ka nxirë e po ua nxin jetën në çdo aspekt të saj.

25 Prilli i zgjedhjeve parlamentare po vjen. Tashmë këtë shami të zezë përmbi sy, shqiptarët duhet ta heqin. Tri dekada kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar se demokracia borgjeze nuk mund të sillte, dhe as mund të sjellë përveçse errësirën, në të cilën populli është plandosur me gjithsej.

Le të shkojmë më 25 prill 2021 tek kutia e votimit, jo me parullën mashtruese të “zgjedhjes së të keqes më të vogël, përballë së keqes më të madhe”, por për të përmbysur në bllok klasën aktuale politike, e cila me veprimet e saj antipopullore e antikombëtare, i ka çuar dhe po i çon Shqipërinë dhe shqiptarët drejt shpërbërjes si vend e si komb.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...