Home / Shëndetësi / E vërteta del nga burimi

E vërteta del nga burimi

Piktori francez, Jean-Léon Gerome, në pikturën e tij dëshiron të përshkruajë realitetin psikologjik rreth gënjeshtrës lakuriqe.
Është një histori nga shekulli XIX, po aq aktuale edhe sot…
E Vërteta dhe Gënjeshtra takohen një ditë, dhe Gënjeshtra i thotë të Vërtetës:
“Çfarë dite e mahnitshme është!”
E vërteta shikon qiellin me kënaqësi … pasi që dita ishte vërtet mahnitëse.
Gënjeshtra dhe e Vërteta e kalojnë ditën së bashku dhe arrijnë te burimi. Pastaj Gënjeshtra i thotë të Vërtetës:
“Uji është i mahnitshëm! Të lahemi së bashku!”
E vërteta është pak e dyshimtë, por e ndjen ujin dhe në të faktikisht është vërtet bukur. Prandaj e Vërteta pranon të notojë me Gënjeshtrën, dhe ato heqin rrobat dhe hidhen brenda.
Papritur Gënjeshtra del prej ujit, vesh rrobat e së Vërtetës dhe ikën. E vërteta tërbohet kur ajo del nga uji dhe kërkon kudo për të gjetur Gënjeshtrën, për t’ia marrë rrobat e veta.
Njerëzit që e shohin të Vërtetën lakuriqe, tmerrohen dhe shikimin e çojnë larg, të mbushur me neveri dhe zemërim.
E Vërteta e gjorë kthehet në pus dhe fshihet atje përgjithmonë, e mbushur me turp.
Pas kësaj Gënjeshtra udhëton nëpër botë, e veshur si e Vërteta dhe plotëson nevojat njerëzore.
Pasi që bota nuk dëshiron të përballet me të Vërtetën lakuriqe.
Bota është përmbysur!
Nëse me të vërtetë do të ishim në kontakt me zemrat tona, nuk do ta pranonim që të duket ashtu siç duket. As në jetën tonë përreth nesh. Atëherë ne do të ndryshonim gjithçka që mundemi për mirë, në vend që të shpresonim se do të zgjidhej vetë ose dikush tjetër do ta bënte për ne.
Kështu ne nuk do të prisnim deri atëherë, por do të çmonim të tashmen dhe do të përfitonim nga çdo moment.
Shkaku është se ne nuk reagojmë, janë vurratat tona – ato na bëjnë të normalizojmë gjëra të rreme dhe krejtësisht të panatyrshme, dhe mendojmë se ajo që është e vërtetë dhe krejtësisht e natyrshme ndihet jonormale.
Ne thjesht jemi mprehur dhe distancuar nga e vërteta jonë e brendshme. Kjo nuk është vetëm një e keqe, sepse nëse nuk do të ishim, do të ishte shumë e vështirë, nëse jo e padurueshme, të jetojmë në këtë planet.
Në të njëjtën kohë, do të thotë që ne nuk ndihemi të gjallë dhe të mbushur me energji jetësore dhe pasion për jetën. Ne bëhemi të kufizuar – kufizojmë vetveten.

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...