Home / Të ndryshme / SA HERË?! 

SA HERË?! 

Mund të jetë një imazh i Landa Molishti

Nga: Landa Molishti

Sa herë jam e dëshpëruar, flas me vete,
në ndonjë strofë, pyes me trishtim;
Ç’u bëmë ne shqiptarët, pse u shpërndamë, si zogjtë e korbit nëpër  botë?!
Mendohem, mendohem, e vrarë në shpirt,  e vrenjtur në fytyrë, si mos më keq…
Pse të mos jemi të bashkuar,
Në gjirin e Nënës Shqipëri, si dikur?!
Shqiptarët luftuan maleve me pushkë, punuan fushave me kazmë e flamur,
Me nder, besnikëri, dashuri. 
Sot s’po mundemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët,
Të duam e të respektojmë njeri-tjetrin. 
Pse kështu?! 
Kush na ndahu, na përçau, për dreq,
S’i gjej forcat e ribashkimit, s’paska më keq?!
Të shpërthej në vargje, të mos ndalem,
Para syve më del i varfër, o Atdhe, 
Me lot në sy të shoh moj Nënë. 
Pse mbetëm pa Ty, pse mbete pa ne?!
26/8/2021
NE
Ne, kur me njëri-tjetrin s’ flasim,
Për të tjerêt “kuajt” I ngasim…
“Nuk kemi gabime”, kur grindemi për tê tjerët, kot ngrisim shqetësime…
Asgjë s’po ndodhë midis nesh,
“Problemin”, që krijojmë e kapërcejmë,
Pa menduar, e, pa pranuar asgjë, krijojmë përçarje komunikimi?!…
Gjithçka që bëjmë dëmtojmë veten,
Pa e kuptuar, vuajmë nga komplekse epërsie,
A nuk e kuptojmë, që po vërdallisim veten?!
Koha do të tregojë, ” ku gabuam”?!
E, ndoshta, ku po  gaboj, dhe ku po gabojmë.
Unë e di, dje ku gabova… 
Ju, e dini?!…
22/8/2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...