Home / Të ndryshme / KRYEBARIU UJKU DHE DELET

KRYEBARIU UJKU DHE DELET

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe kostum

Autor: Genc Sefa Lushnja

Rrezik! Bërtiste dikush i shqetësuar,
ujku na ra në vathë, çohuni o të uruar!
Nxitoni o burra kopenë ta shpëtojmë ,
se ujku delengrënës zakonin se harron!
Çohet kryebariu turmën po e qetëson,
e kam ftuar unë, ky është miku jonë,
nga ujqërit e vjetër ky shumë dallon,
është shumë i kulturuar, nuk na kafshon!
Ky ujk është i rrallë, me famë botërore,
ka ulëritur në çdo strofull perëndimore,
ka ardhur kohë e re gjërat ndryshojnë
ujqërit e delet përsëri do bashkëjetojnë!
Ti tregojmë të gjithëve ne traditën tonë,
ta nderojmë ujkun paçka se na kafshon,
sonte për kopenë ulërima tij le të jehon,
kështu ligjëroj kryebariu, e u ulë në fron!
Gjithkush u mundua mendjen t’ia ndërroj,
por kryebariu për asnjë çast nuk i dëgjoj!
Thoshte se kohët tani kanë ndryshuar,
me këta ujqërit e rinj unë jam vllazëruar!
—————————————
Autor Genc Sefa Lushnja!
Luftëtar i Lirisë! 🇦🇱🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...