Home / Histori / IDEALET E ATDHETARIT ZAIM BEQIRI

IDEALET E ATDHETARIT ZAIM BEQIRI

Sot më i moshuar në moshë, besoj se edhe si në rini, gjuha e shpirtit tim ka tri parime: Gjaku, Gjuha, Gjeografia. Them kështu sipas asaj që sot u jetësua mes nesh. Ndaj, kurrë në jetë nuk e kam menduar se edhe shokët e mi të idealit do të pajtoheshin me atë që kemi fituar. Pra, lirinë e cunguar, atdheun e rrudhur, kufijtë mes e përmes tokës që ka një emër, Shqipëri. Nëse u hedhim një sy tri pikave të lartshënuara: gjaku, gjuha, gjeografia a nuk detyrohemi të mendojmë edhe më tutje të veprojmë se: brenda gjeografisë shqiptare flitet një gjuhë – gjuha shqipe, linden dhe rriten njerëz të një gjaku – shqiptarë. Në ecje dua të theksoj se ç’është të jesh ai që duhet të jesh: shqiptar – atdhetar! Nëse si zakonisht parapëlqejmë fjalën patriot, si njeri që di dhe vepron shqiptarisht, atëherë sipas mendimit tim patriotizmin duhet kuptuar si e vetmja gjuhë që: është ndjenjë komplekse subjektive dhe orientim me vlerë, i cili përfshin ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, armiqësisë ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë atdheun dhe gatishmërinë e vendosur për ta mbrojtur vendin e dashur a shtetin si një nga vlerat sublime.

PARIMI KOMBËTAR DHE ZAIM BEQIRI!

Personalisht besoj se para së gjithash duhet sqaruar se çfarë do të thotë realisht parimi kombëtar! Kjo fjalë me një koncept krejt të qartë në vetvete përdoret me një inflacion të panevojshëm midis nesh dhe nga ne dhe kudo duke përcjell edhe konfuzion.

Padyshim që një gjë e tillë tregon se edhe karshi këtij fenomeni nuk jemi racional! Koncepti i Parimit Kombëtar rrjedh nga koncepti i vetë fjalës Patriotizëm – Patria-s ose Atdheut dhe, mund të përkthehet dhe përdoret më thjesht edhe në shqip si Atdhedashuri – parim ndaj atdhedashurisë- kombit si natyrë e vetme që ka atdheu.

Kjo do të bënte që të gjithë ne të dimë ta respektojmë më shumë këtë fenomen nacional-kulturor për të cilin ka nevojë çdo shtet – komb. Besoj se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ky binom fjalë-koncept shfaqet me një inflacion të pashembullt si në shtypin e shkruar edhe në ekranet tona të shumtë, e në veçanti mes atyre që e kanë epitetin politikan, ata që thirren na atdhedashuri, patriotizëm, kombëtarizim, shpëtimtarë të kombit e atdheut.

Por, si një njeri që atdheun e dua ashtu siç i ka hije, nga ajo që dëgjoj nga politikanët në fjalë lirshëm mund të them atë që e ka shkruar një shkrimtarë anglez, emri i të cilit për momentin nuk më kujtohet, i cili thotë se: “Shtrofulla e fundit e politikanit kodosh është patriotizmi!” Duke i dëgjuar ata që u cekën më lart si dhe duke i shikuar sot shokët e mi të idealit, jam i mendimit të them se: kombi ynë – shteti ynë -atdheu ynë – Shqipëria, sot, ka më shumë nevojë se të tjerët për Atdhetarë, njërëz të cilët nuk janë emocional dhe partiak, por racional dhe të vullnetshëm për të ndihmuar funksionimin më të mirë të institucioneve shtetërore të cilat janë ndërtuar në favor të të gjithë shtetasve! Njërëz që Shqipërinë e shohin të bashkuar e jo pikë e pesë. Dhe, personalisht jam i bindur se fillimisht për të arritur aty ku nevojitet, së pari duhet nisur me bojkotimin e fjalëve të huazuara patriotizëm dhe patriot dhe të përdorim vetëm fjalët shqipe: atdhedashuri dhe atdhetarë për të qenë të mirëkuptuar deri nga shtetari i fundit, i cili mund të jetojë në Konicë, Manastir, Preshevë, Tregu i Ri, Tivar, Vermosh apo Durrës etj. Kështu do të mund të fillonim të kuptonim të gjithë se Atdheun nuk duhet konceptuar në mënyrë abstrakte, por ka arsyet e veta racionale të cilat të bëjnë i duash, respektosh dhe ndihmosh atë për aj mundesh dhe me çka mundesh.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ZAIM BEQIRIT 🇦🇱

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme, monument dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...