Home / Opinion / “E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç”

“E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç”

Gëzim Mekuli

Shkruan: Gëzim Mekuli

Kjo është letra që Rama i dërgoj trajnerit Mihajloviç, simpatizuesit të madh të Millosheviç dhe Arkanit. Në këtë letër Edi Rama prezantohet jo vetëm si si kryeministër i Shqipërisë por edhe si “mik i përbashkët” i kryeministrit serb, Vuçiç.

Të nderuar lexues,

Janë dy pika problematike në këtë letër që tërheqin vëmendjen dhe po ngjallin brengë e shqetësim kolektiv.

1. Duhet nënvizuar se trajneri Mihajloviç është ithtar i zjarrtë i Sllobodan Milloshevic, dhe këtë dashuri të madhe ndaj Milloshevic, trajneri serb e kishte thënë hapur në publik. Për sinqeritet ndaj lexuesit sjelli këtu si shembull (vetëm) dy fjali të Mihajloviçit për Milloshevicin: “Ai ishte presidenti i vendit tim dhe kjo është arsyeja pse unë i dola zot atij, ashtu si çdo presidenti tjetër. Unë shoh që ai po mbahet mirë në Hagë, se ai po tallet me ta.”

2. Në këtë letër, që Edi Rama nuk e priste tï dali në publik, hapësira publike, media, politika dhe intelektualët, tanimë e nënkuptojnë se lidhja e Ramës me Vuçiçin nuk është vetëm shqetësuese, por është enigmatike, është frikë dhe dëmëprodhuese për gjeopolitikën shqiptare.

“E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç”, kështu i shkruan Edi Rama Mihajloviçit.

Të dashur lexues,

Këto dy copëza në këtë letërth dhe shumë tjera “copëza” që prodhoj Edi Rama, janë elemente brengosëse që duhet analizuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, si në Tiranë e poashtu edhe në Prishtinë. Dhe jo për faktin pse Mihajloviç dhe Vuçiç janë të tjetër etnie, e që kanë qëlluar të jenë serb, por për faktin se që të dy kanë një idhull, një idol e një lider; Millosheviqin.

Më poshtë letra e kryeministrit Ram që u bë publike nga libri i Mihajloviç:

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ish-lojtar i kombëtares shqiptare të basketbollit dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tënd të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Alexander Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithmonë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën pi e përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditja e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni dhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës suaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është një shprehje admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.”

—-

Më poshtë lexoni mendimet e trajnerit të futbollit për Millosheviqin dhe për Arkanin, të njohur si kasapë të Ballkanit:

“Millosheviçi më la një përshtypje të madhe, të paktën në tre kontaktet që kishim ne së bashku. Ai ishte presidenti i vendit tim dhe kjo është arsyeja pse unë e mbrova atë, ashtu si çdo president tjetër. Unë shoh që ai po mbahet mirë në Hagë, se ai po tallet me ta “. – kishte thënë Mihajloviç për media.

I pyetur nga një gazetar nëse i vinte turp nga fakti që po shoqërohej me Arkanin, Mihajlović tha se nuk i vinte turp nga asnjë nga miqtë e tij.

“Unë e njihja mirë Arkanin, ne u shoqëruam, ai ishte shoku im sportiv. Unë nuk hyj në atë që ndodhi në luftë, para dhe pas. Unë mund të them gjithçka më të mirë për të. ” – tha Mihajloviç.

P.s. Vuçiç, këto ditë, dha një konferencë për shtyp dhe përgëzoj Kazakistanin për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Quo vadis, Edi Rama, të lutëm, na spjego?

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...