Home / Të ndryshme / NË UDHËKRYQET E HISTORISË

NË UDHËKRYQET E HISTORISË

Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe mjekër

Nga:  Genc Sefa Lushnja

Veten e pyesja kush jemi shpesh’herë,
mendimet më përplasnin derë më derë!
Përmes labirinteve të jetes hyra në histori,
fletë pas flete u ktheva pas në lashtësi!
Me hapa të qetë eca deri në pafundësi,
pas një rruge të gjatë mbërrita në Iliri!
Po më kot u gëzova, duhej të ecja përseri,
mu desh të vazhdoja 14 mijë vjet histori!
.
Më në fund u takova me pellazgun e parë,
isha i emocionuar, besa shumë krenar!
Nisi të më tregoj ngjarjet të gjitha me radhë,
Më prezantojë me Ilirin djalin trashëgimtar!
Iliri i buzëqeshur ngrohtësisht më përqafoj,
Me djemtë e tij të fisnik mua më njoftoj!
Një e kish pagëzuar Epirot e tjetrin Arbëror,
i kishte bekuar zoti princër me kurorë!
Me ëmbëlsi më pyetën përse kisha shkuar,
I skuqur i them se nga vijmë kemi harruar!
Herë lindje e herë perëndim jemi orientuar,
Në udhëkryqet e jetës endemi të hutuar!
Dikur të parët në Evropë, sot të refuzuar,
dje ju dhamë jetë, sot na kanë mohuar!
Ilirin e lashtë rëndë e kanë copëtuar,
Çdo gjë të bukur që na latë, e kemi rrënuar!
————————————————-
Autor Genc Sefa Lushnja !
Luftëtar i Lirisë ! 🇦🇱🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...