Home / Lajme / Krahasimet e Ramës dhe Pashai i Janinës

Krahasimet e Ramës dhe Pashai i Janinës

Shkruan: Dritan Goxhaj

Kryeministri më anti shqiptar që ka pasur ndonjëherë që nga themelimi e deri më sot shteti Shqiptar, kuinslingu Ed(vin) Rama, na begenisi këto dy ditë në reagimet e tija në FB. Kur nuk është i zënë duke i dhënë mend Evropës ose NATO-s, ose kur nuk është i zënë duke bërë përmbaruesin e krimit të organizuar, gjën kohë e na kthehet neve shqiptarëve me fjalorin e tij të limituar, por ama duke bërë pëmbaruesin dhe shërbëtorin e shovinistëve fqinj.

Këtë rradhë u mor me incidentin që ndodhi në festivalin e organizuar nga Bashkia e Korçës që njihet si “Festa e birrës Korça”, në të cilin dikush hodhi gaz lotsjellës. Ky kuinslingu me këtë rast bëri një shkrim në të cilin bënte paralele krahasimore ndaj serbëve dhe shqiptarëve, por me qëllim që të denigronte përpjekjet shekullore shqiptare, aq sa do e di ky delirant në shërbim të anti-shqiptarizmit.

Krahasimin e parë e nisi midis Bregoviçit dhe këngëtares shqiptare Dua Lipa. Ku sipas këtij kuinslingu qënkan njësoj, pra ky me anë të këtij krahasimi tentoi të shvleftësonte koncertet e Bregoviçit kundër fushatës së bombardimeve të NATO-s në 1999 kundër Serbisë për shkak të genocidit të saj ndaj shqiptarëve në Kosovë, të mbajtura jo vetëm në Beograd, por edhe në Athinë. Duke arritur deri aty sa t’i mohojë këto veprime të Bregoviçit dhe t’i shumëzojë me zero.

Ndërkohë që Dua Lipa nuk i ka kënduar asnjëherë ndonjë regjimimi shovinist, e as i ka shërbyer me këngët dhe muzikën e saj.

Krahasimioren e dytë ky kuinslingu e bën me fjalën patriotizëm. Rama qëllimisht quan patriotizëm edhe shovizmin serb në reagimet e tyre ndaj këngëtares shqiptare. Por këtu Rama si perfid që është, vihet në shërbim të sërbisë dhe greqisë, pasi ai quan patriotizëm edhe shovizmat, dmth i thjeshtëson ato dhe u jep të njëjtën vlerë me mbrojtjen e atdheut.

Rama e di, por e dhe nësë nuk e di duhet ta mësojë, se patriotizëm është kur luftohet për interes të atdheu që është rrezikuar nga interesat ekspansioniste të të tjerëve.

Ndërsa shozinizëm, është kur luftohet për interesat ekspansioniste të atdheut, në kurriz të popujve të tjerë. Rama e bën këtë, pasi mendja e pa mësuar dhe syri i pa lexuar, nuk e kuptojnë lojën e fjalëve krahasimore që ky përdor në këtë shkrim, që në pamje të parë të duket si një reagim inati nga ana e tij.

Ndaj edhe quajtja e këtyre të dyja veprimeve me vetëm një term krahasimor “Patriotizëm”, është veprim kryekëput anti-shqiptar, e në interest ë shovizmit të shkuar e aktual të fqinjëve. Me këtë veprim, Rama kërkon të zhvleftësoi gjith genocidin e bërë nga serbët e grekët ndaj shqiptarëve dhe të krahasojë luftërat e shqiptarëve në mbrojtje të atdheut me luftërat pushtuese të sërbeve dhe grekëve në Shqipëri.

Ndërsa krhasimoren e tretë, kuinslingu në fjalë, e bëri gjatë një interviste për një media Italiane ku i jepte “leksione humanizmi” Italisë dhe Evropës. Në këtë intervistë Ram thotë: edhe ne në 90 ishim si këta Afganët që ikin nga telebanët, edhe ne në atë kohë iknim nga telebanët.

Pra Rama quan teleban pushtetin para vitit 90, dhe e krahason atë pushtet në atë regjim me regjimin e Telebanëve. Kjo krahasimore e Ramës është jo vetëm një gënjeshtër e madhe por njëkohëshisht ka përbrënda saj fyrje dhe hipokrizi të pa parë.

E para, pa dashur të marr në mbrojtje atë regjim, të thuash se ishte regjim Teleban do të thotë të mohosh të gjithë shëndetësinë, artin, kulturën dhe arsimin që u ngrit dhe u zhvillua në atë regjim, dhe ku Rama u shkollua e u diplomua e bënte edhe asistent pedagogun në Fakultetin e Arteve. Ndërsa Telebanët mbyllën arsimin e gjithcka që kishte të bënte me të. Ta bësh këtë që bën Rama, dmth është të mohosh që ke një diplomë të marrë në atë regjim dhe sipas kësaj llogarisë idiote të Ramës, i bje që ky tashti është pa shkollë dhe bën edhe kryeministrin.

E dyta kur thua që ai regjim ishte telabnizëm bën një fyerje të madhe, dhe veçanërisht ndaj gjith atyre shqiptarëve që shërbenin në organet e drejtuese të pushtetit, në ato represive si policia dhe hetusia si dhe në ushtri, e çdo fushë tjetër nën atë regjim. E kjo është fyerje që i bëhet votuesve të tij të cilët kan sherbyer nen ate regjim,e cte cilet të qorruar e shurdhuar nga oratoria e tij perfide, nuk e kuptojnë që ai i fyen çdo ditë me mendimet e tija dhe oratorinë e tij, por vazhdojnë ta votojnë qorrazi dhe t’a konsiderojnë edhe si shpëtimtar.

E treta është hipokrizia e të quajturit telebanizëm të atij regjimi kur ky është një nga përfituesit e atij regjimi, ku i jati ishte pjesë e elitës drejtuese dhe vendimarrëse të atij regjimi “Telebanist”. Me këtë, Rama kërkon të na mbushë mendjen se ky jo vetëm nuk i paska gëzuar frytet e atij regjimi për shkak të prejardhjes familjare, por, as që paskish qënë prezent në atë regjim. E miopët vazhdojnë e brohorasin këtë prasin.

Mohues si ky të identitetit, jo vetëm nacional por edhe familjar, më kujtojnë atë bisedën e Pashait të Janinës me kolonelin francez që kishte në oborrin e tij, kur ky i fundit e pyet: Pse Pasha i trajton kaq keq këta nënshtetasit e tu?

Pashai, i qetë, ulur në divan i përgjigjet: Këta i përkasin rracës së njerëzve që për interes përfitimi, do e vrisnin nënë e babën, do i digjnin, e pastja do ja shisnin edhe hirin në rast se dikush do i paguante.

Rama është identik një si këta njerëz, për të cilët Pashai Janinës kishte vetëm nje zgjedhje, jua varte kokat në hyrje të qytetit.

Ps: O Ed(vin) ore Ed(Vin), puna jote aferim, gamor ti e gamor kush të vuni, sot a nesër valon druni.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...