Home / Lajme / NËNË TEREZA E GJERGJ KASTRIOTI

NËNË TEREZA E GJERGJ KASTRIOTI

Ç’po ndodh vallë me disa shqiptar,
mjeran vulëhumbur e trushpëlarë!
Mohojnë traditën e gjakun e vetë,
Përbes nga të parët gjë s’ju ka mbet!
Historinë tonë të lashtë po e njollosin,
Shtatë pash në dhe po e groposin!
Kanë humbë rrugën, besën, burrnin,
Zoti i mëshiroftë se çka bëjnë s’din!
Fyejnë nënë Terezën krenarin tonë,
shajnë Gjergj Kastriotin kryeheroin!
Emblemën e humanizmit e trimërisë,
Nderin e kombit e mbarë Shqipërisë!
Edhe unë vëllezër besimtar jam,
Por mbi të gjitha kombin e kam!
Pasardhës Arbëror, gjak shqiptari,
nga Skënderbeu te Adem Jashari!
Më ka rritur nëna veç për Shqipëri,
e jo për Vatikan, dhe as për Turqi!
Me flamur shtatin ajo ma mbuloj,
për Atdhe gjith’herë mua më bekoi!
Sa të kem frymë unë për të jetuar,
Me këta të dy kam për t’u krenuar!
Kush i mohon nuk është shqiptar,
është gjakprishur e besa tradhëtar!
Qofshin lëvduar të dy në atë jetë,
Shën Nënë Tereza e Gjergji mbret!
Në trojet Arbërore janë vula e vërtetë,
Për popullin shqiptar nder e identitet!
—————————–
Genc Sefa – Lushnja !
Luftëtar i lirisë! 🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...