Home / Opinion / ASNJË SHQIPTAR NË ATDHEUN E TIJ NUK MUND TË TRAJTOHET SI REFUGJAT APO SI TURIST!

ASNJË SHQIPTAR NË ATDHEUN E TIJ NUK MUND TË TRAJTOHET SI REFUGJAT APO SI TURIST!

(20 gusht 2021)

A k t u a l e

(Politika, mediet dhe pushtetarët duhet t’i thërrasin mendjes)

Shqiptarët, kudo që jetojnë sot, në trojet e veta etnike apo në Mërgatë, kur i ka detyruar halli, nga lufta, dhuna ose represioni i pushteteve okuptore, nga kriza ekonomike, për punë, studime apo çfarëdo nevoje tjetër, nëse kanë shkuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo në ndonjë qendër tjetër, nuk kanë qenë refugjatë te të huajit, por në shtëpinë e vet.

Edhe shqiptarët që kanë mundësi t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, nga njëri kaj në skajin tjetër, ngado që të vinë dhe kudo që të shkojnë, nuk janë turistë, por janë në shtëpinë e tyre, për t’i kaluar pushimet në vendlindje, në Atdheun e vet, për lirinë e së cilit kanë derdhur gjak ndër breza e me shekuj shqiptarët e të gjitha krahinave dhe trojeve etnike. Përderisa shtetas i Shqipërisë apo i Kosovës, sot mund të jetë edhe një i huaj (ka edhe nga ata që kanë kryer krime mbi shqiptarët, ose janë pasardhës të tyre), pse shqiptarët duhet të trajtohen si të huaj, refugjatë apo turistë në tokën e tyre, në vendin e tyre, në Atdheun e vet?!

Mund të jetë një imazh i 3 persona

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...