Anëtari dhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ish-themeluesi i LPK-së (Lëvizjes Popullore të Kosovës), Ibrahim Kelmendi s’ka qenë pjesë e strukturës së kësaj lëvizje që e ka formuar UÇK-në dhe se ai s’di për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një reagimi të gjatë, Ibrahim Kelmendi i është përgjigjur secilës akuzë të Halitit që ky i fundit ka thënë për të, në intervistën në ‘Pressing’.
Reagimi i plotë i Ibrahim Kelmendit.Në minutën 93 të këtij bashkëbisedimi në mes të gazetarit Leonard Kerquki, si intervistues, dhe Xhavit Haliti, i intervistuar, Xhaviti ekstra është marrë me diskualifikimin dhe diskriditimin tim. Prandaj po ndihem i provokuar për t’iu përgjigj, por duke u marrë me komentimin e gjithë këtij bashkëbisedimi, sepse përmban shumë materie. Uroj të mos keqkuptohem si hakmarrës inatçor.
Ish bashkëveprimtari Xhavit Haliti më ka diskualifikuar: “Brahimi nuk dinë për UÇK-në. Vetëm çka ka marrë vesh masanej. Brahimi nuk ka qenë pjesë e strukturës, e cila ka organizu UÇK-në.”

Po prezantoj zhvillimet përkatëse, që të shohim cila ka qenë e vërteta.
E para, fakt është që LPK-ja e ka themelua UÇK-në.
E dyta, fakt është se unë, qysh ditën e themelimit, më 17 Janar 1982, kam qenë bashkëthemelues dhe veprimtar i Lëvizjes, deri në fund të qershorit 1999, kur në Kuvendin e fundit e kemi zhbë!
Pavarësisht se Xhaviti, si herave tjera, prodhon mjegullnajë për mënyrën dhe kohën e themelimit të UÇK-së, fakt është që Lëvizja, në Kuvendin e Katërt, ka marrë vendim për ta formuar Ushtrinë Çlirimtare! Ai Kuvend është mbajt në Kodrën e Trimave në Prishtinë, më 26 e 27 korrik 1993.

Vendim pothuajse i ngjashëm, është marrë edhe në Kuvendin e Tretë, i mbajtur në tetor 1991, në Ujmir të Klinës, por meqë kryesia (kryetar Gani Syla) pat dezertuar pak javë pas Kuvendit, Lëvizja nuk qe në gjendje ta zbatonte atë vendim. Edhe më herët gupe grupe guerile të Lëvizjes kanë bërë herë pas here sulme, por ato raste nuk duhet shpërdoruar si momente themelimi të UÇK-së.
Meqë pas mbajtjes se Kuvendit të Katërt ndodhen burgosje të mëdha. Disa veta u arratisen. Kështu Lëvizja në Kosovë nuk qe në gjendje të merret me fillimin e zbatimin të vendimit – formimin e ushtrisë. Prandaj Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes në emigracion, i obliguar nga përcaktimet statutore, në dhjetor 1993, formoi struktura për jetësim të vendimit të Kuvendit të Katërt –formimin e ushtrisë. Kështu, për këtë qëllim, KP themeloi Sektorin e rëndësisë se veçantë (SRV) dhe Fondin “Vendlindja thërret”.

Për hir të domosdoshmërisë për praktim të konspiracionit në Kosovë, KP pat mandatuar Kryesinë që ta caktonte përbërjen e SRV dhe ta mbikëqyrte veprimtarinë e tij. Kryesia ka caktuar Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin në SRV, i cili duhej të ndihmonte formimin e ushtrisë në Kosovë.
Nuk më besohet se Xhaviti ka harruar që edhe unë isha anëtar i KP të Lëvizjes. Fatkeqësisht Xhaviti nuk e di se Kryesia ishte organ statutor që zbatonte vendimet e KP. Që do të thotë, KP i LPK-së ishte udhëheqje politike e UÇK-së, dhe jo Kryesia, as SRV!Ky sqarim që ofrova, e demanton dezinfomimin e Xhavitit, se unë nuk isha “pjesë e strukturës, e cila ka organizu UÇK-në”.
Edhe më herët jemi përpjekë të merremi vesh, datë themelimi të UÇK-së duhet vlerësuar kur ka ndodh vendimmarrja për themlim, apo dita kur është emërtuar. Ngjan si me fëmiu. Datëlindje ka ditë e lindjes dhe jo ditën emërtimit.

Fakt është që Kryesia, në mbledhje të 17 nëntorit 1994, ka vendos për emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Dhe, nëse nuk do t’i pëlqente KP ky emërtim, në mbledhjen e radhës mund ta ndryshonte, sipas kompetencave statutore. Fatmirësisht e ka pëlqye dhe nuk kishim nevojë ta ndryshonim. E nëse Xhaviti është kumar i emrit, e përgëzoi. Por, do të kisha pas dëshirë të shoh procesverbalin e asaj mbledhjeje, meqë kam dëgjuar nga të tjerë anëtarë të kryesisë, se Ali Ahmeti e ka propozuar këtë emër.
Xhaviti, për t’i shit për të vërteta spekulimet e diskreditimet e tij, merret me rastin e mjekimit të Vëllait, Qerimit, në vitin 1996. Tashmë ka shkaktuar truk emocional, për shkak të vrasjes barbare që i ka ndodh Qerimit vitin e kaluar. Kot Xhavit dezinformon, se dikush e paskësh akuzuar ate që nuk është interesuar për mjektim të Qerimit. Kësaj radhe shpërdoron edhe emrin e mjekut Shaip Muja, të cilin Xhaviti gjoja e ka ngarkuar të përkujdesej për mjekim të Qerimit në Tiranë. Meqë edhe unë e kam njohur Shaipin në Tiran, qysh në vitin 1991, jam në rrjedhë se Qerimi dhe Shaipi kanë qenë bashkëveprimtarë, si studentë në Prishtinë. Që i bie se mes tyre kishin shoqëri para se Xhaviti ta njihte Shaipin. Pastaj, Qerimi nuk ka pas nevojë për intervenim të asnjërit, meqë kishte shokë e miqë edhe profesorë të fakultetit të mjekësisë dhe të klinikave në Tiranë. Uroj, Xhaviti të mos e ketë sajuar kësaj radhe këtë truk, për të broçkullisur, se Qerimi nuk paskësh pas plagosje aq serioze!Në vazhdim (minuta 94) Xhaviti ka broçkullis: “Ai (Brahimi) ka drejtë mu revoltu. I jap t’drejt për shumë çështje, por nuk ka t’drejt me rrejt, me rrejt nuk duhet.”

Nuk e kam dëgjua ndonjëherë Xhavitin, as nuk kam lexua shkrime të tij, ku ka përmend konkretisht ndonjë rrenë timen, duke a kundërvënë të vërtetën e tij. As kësaj radhe nuk ka konkretizuar ndonjë rrenë timen! Do e lusja dhe do mirëprisja, të përmend qoftë vetëm një rrenë. Apo ndoshta Xhaviti, mënyrat e rrëfimit tim, meqë nuk i bin taman atij, diskualifikon si rrenë.
Xhaviti, si goxha specialist i luftës speciale, me diskualifikon e diskrediton mua si rrenc, që të tjerët të mos i besojnë të vërtetat që i kam thënë e shkruar moti për Xhavitin. Kështu ky mendon se do të më detyron edhe mua të hesht e taktizoi, siç kanë bërë shumë bashkëveprimtarë tonë, në ndërkohë të konvertuar në konformistë heshtakë!Në vazhdim do të merrem me komentim të atyre që ka thënë Xhaviti në këtë intervistë, të gjatë 136 minuta, gjegjësisht dy orë e 16 minuta, por duke i përzgjedh e cituar fragmente, sa më tekstualisht, që lexuesit të kenë mundësi për ta vlerësuar “diplomimin” e Xhavitit në Fakultetin për letërsi e gjuhë shqipe në Tiranë.

Për hirë të prakticitetit, po përdor emrat tonë, që të identifikon fjalët e Xhavitit dhe komentimet e mija.Intervistën e ka filluar gazetari interstues, Zotëri Leonard Kerquki , duke bërë prezantimin: “Personazhi i veçantë, Xhavit Haliti…”XHAVIT HALITI (minuta e parë):Ne kemi pas një organizatë shumë të fuqishme. Në atë kohë përgatiteshim për ta mbajt kongresin e organizatës për ta bërë parti. I kemi pas të gjithë mekanizmat drejtuesi, çfarë duhet ti ketë një lëvizje çlirimtare. Fatkeqësisht më 4 nëntor kanë ndodh arrestime të mëdha në gjithë Kosovë. Unë kam qenë anëtar i Komitetit Organizativ dhe anëtar i Byrosë Ekzekutive. Oraganizata është quajt Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës. Kam qenë i ngarkuar për ta krijuar komitetin e rrethit në Pejë. Më 5 nëntor 1985 kemi pas me shkue në formim të komitetit në Pejë. Mbledhja duhej të mbahej në Lubeniq, në shtëpinë e Muhamet Mahmutaj. Më 4 nëntor ndodhin arrestimet, ndër ta edhe i Xhabir Morinës dhe të tjerë. Edhe te unë kanë ardh…”

IBRAHIM KELMENDI:
Lavdrimi i Xhavitit “Ne kemi pas një organizatë shumë të fuqishme”, është relativ, sepse edhe nga rrëfimet e Xhavit nuk rezulton të ketë qenë e tillë. Unë kam gravituar në Degën e saj në emigracion, në vitet 1986-87, e cila kishte udhëheqës Hajdin Abazin. Por kam harruar, kur dhe si është “avulluar” edhe ajo “pararojë marksiste-leniniste”.Me gjasë intervistuesi Leonard Kerquki nuk ka pas informacion për një fragment problematik të jetës së Xhavitit. Më 26 mars 1981, në Qytetin e konvikteve të studentëve në Prishtinë, kur udhëheqës të Lidhjes Komuniste, në krye me Azem Vllasin, kanë shkua në takim me studentët që kishin filluar protestën, Xhavit Halitin e ka sulmuar fizikisht Studenti Mehmet Bislimi (i Prekazit) me shokë, sepse e kanë dyshuar si badigard të Azem Vllasit.

Kerquki duket, gjithashtu, që nuk ka pas informacion, se Xhavit Haliti ka qenë i “burgosur politik”, para këtij rasti, por asnjëherë nuk ka publikuar aktgjykimin dhe kanë mbet të pa ndriquara rrethanat e atij arrestimi.Kërquki mund që nuk ka pas informim, për ta pyet Xhavitin, përse është quajt Organizata e Marksist-Leninistëve të Kosovës në nëntori 1985, kur Organizata e Marksist-Leninistëve të Kosovës, e udhëhequr nga Mehmet Hajrizi, e kishte mbyll veprimtarinë dhe ekzistimin e saj më 17 Janar 1982, kur Kadri Zeka, si përfaqësues i saj, kishte vendos të bashkohet në Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Për këtë ka rrëfyer vet Mehmet Hajrizi në librin e tij përkatës.Interesant do të kishte qenë, të pyetej Xhaviti, kush, kur, ku, e ka themeluar OMLK-në, meqë për këtë OMLK po heshtin të gjithë, edhe udhëheqsi i saj, Xhabir Morina.

Ndërsa për filliimin e viteve të 1970-ta, kur Xhaviti ishte një kriminel ordinerë, që prookupim kryesor kishte të therej me thika me grupet konkurruese dhe të frekuentonte kafehanet ku përformonin “pevaqicat” serbe. Xhavitit motit i kam rrëfye se shokë banke në shkollë të mesme në Pejë e kam pas Haxhiun e Radavcit, i cili ishte pjesë e grupit të Elshanëve, që herë pas here përballeshin me grupin e Xhavitit. Haxhiu m’i ka rrëfyer ato “herizma”, sepse atëherë ishte bërë modë në Kosovë, të garonin mes tyre grupe “trimash”, kush po imponohet si më trimi…
Siç duket, Gazetari Kerquki ka përzgjidh variantin të le të rrëfen Xhaviti, ato që ai ka preferuar t’i rrëfen, dhe jo ta gozhdon herë pas here me ca ndodhi “pikante” nga biografia e Xhavitit.

XHAVIT HALITI (minuta 6-të):
Kam shkuar në një bazë për tu takuar me anëtarë të Komitetit që kishin mbet pa u arrestua. Ata kishin zënë bazë të Familja Agaj (Bashkëveprimtari Naser Agaj), diku afër Parkut të Qytetit në Prishtinë. Aty ishin Xhavit Haziri, Hajdin Abazi, Duli, Nuhi Ahmeti (…) Ditën e tretë, më 7 nëntor, kisha lënë takim me Xhavitin e ndier, me Hajtinin (Abazin), për tu takuar prapa restorant “Rugova” (në Prishtinë). Me Zenun Muriqin e kisha lënë me gjet banesa. (…) Kur jemi kthyer mbrapa, kemi takuar dy oficer të UDB-së: Xhavit Kuqi dhe ky që e kanë vra… (Nazim Bllaca), Ibush kllokoqi. Jemi arratisur. Ata kanë sha dhe kanë shti me armë. E kam si në film atë situatë…”

IBRAHIM KELMENDI:

Do ishte me vlerë të rrëfenin edhe protagonistët që i përmend Xhaviti, sepse identifikimet e përndjekjet nga strukturat policore kshin përmasa të mëdha. Po mungojnë analizat, përse zbuloheshin aq shpejt e aq shumë.XHAVIT HALITI (minuta 12-të):
Kam shkuar të shtëpia e Ahmet Haxhisë, që i kanë thënë Ahmet Zullufi, gjyshi i Albulena Haxhiut. Ia rrëfeva rastin (…) I kemi ndërruar palltat. (…) Ahmeti më ka dërguar në fshatin Dyz, të Sabri Uka. Aty kam ndejt 47 ditë. E dinte edhe Nazmi Llapashtica, i cili është burgos e dënua për shkak që më ka trajtua mu. (…) Pas 47 ditëve kanë ardh Xhavit Haziri dhe Hajdin Abazi. Më kanë marrë. Më kanë qeth. Më sollën rroba policie. Ka qenë interesant, kapelja nuk ma zinte kokën. (…) Shkuam deri të mullini në Lluzhan. Të Mullini ashtë nal Baca Ahmet (Haxhia). Jemi hip për Prishtinë. Në makinë ishim unë, Sabriu, Nazmiu, baca Ahmet. (…) Kemi shkuar prapë të Familja Agaj, ku kanë qenë Xhaviti dhe Hajdini. Aty kam nejt disa ditë. Kemi biseduar çfarë do t’bëjmë.

Duli, Avdullah dërguti, ka shkua në Zvicër me i takuar ata të degës se organizatës. Dhe u kthye prej andej. Kemi pas një vendim që Kosovën nuk mundet me e lëshua kërkush pa leje të organizatës. Ajo (ishte) përiudha kur mua me transferuat në Suharekë, njëherë në Sopi, n’Familjen e Nexhmedin Elshanit (…) Ishim pesë vetë të Komitetit t’pa arrestuem. Pritsha vendim. Dëshira ime ishte me mbet këtu. Biseduam. U morëm vesh, unë t’ngarkohesha me detyrë të veçantë. Para se t’fillonim organizim të mirë, unë të dilja jashtë, të krijohej një mendim që unë kam ik prek Kosove, pastaj munt t’kthehem. Ishte një venim special për t’krijuar guerilën e Kosovës. Ishin mendime e dëshira, më shumë se mundësia, sepse mundësia jonë atëherë ishte kufizuese. Edhe atëherë ka qenë i caktuem para meje Fehmi Lladrovci. Kemi pas armë shumë pak. (…) Te Sadik Halitjaha në Mushtishtë kam nejt disa ditë. Kam nejt të Familja e Xhevat Kabashit. Pastaj kam kaluar n’Prizren, në një banesë. Me sa di, ka qenë e bleme nga një Familje Bytyçi. Nuk e di kush ishte pronari. Më ka dërguar aty Sadiku. Dhe si taksist mek ka vozit një Ruzhdi Saramati, që m’ka marrë n’Prishtinë, deri në Sopi në Mushtishtë e Prizren. (…) Sa kesh n’Prizren, e kapen Xhavit Hazirin. Njiherë pat sukses me u arratis. E kapen prapë te Fakulteti Juridik. Hajdin Abazi ishte arratis për Shqipëri. Dhe ni ditë, unë isha n’gjumë, ma thej derën dikush. U qova. Normalisht që kishim armë mrena. Ishte Nexhmedini. Tha “e kanë burgos Sadik Halitjahen.” Çka më ba, e pyeta. Tha, kam ardh të vdes me ty ose me t’pyt çka po donë me ba. Nëse dëshiron, po rri me ty tanë kohën, nëse dëshiron, hajde n’shpi të unë, krejt kohën. Nëse ke mendim tjetër, ty po ta le. U mendova. Ai ishte familjar. Normalisht msus i nderum. Kam qenë i martum. Kisha fëmijë. Kam studiuar letësi dhe gjuhë. I thash gjeni ni kamion. Mushne me gajbica me pemë. Du mem que në Pejë. Kishte borë. Jam shkua të halla ime në Logjë. Kam nejt dy netë. Pastaj, për shkaqe sigurie, s’ka pas kushte me ndejt aty, kam met, si thonë, në katër rrugë. Isha edhe i smut. Kisha problem me lukthin. (…) E kam thirr vëllain tim. Ma thirri hallai ime. I tham shko gjeje ni taksi, që është, mundësisht, boshnjak, që s’dyshon as s’m’njeh. Kam shkuar deri në fshat (Novosellë, konkretizim im). Kam nejt 4-5 ditë n’shpi, i izolua. Se kanë ditë askush, përveq vëllezërve dhe motrave t’mija. Dhe pastak e kemi përgatit ni pasaportë të falsifikuem, me emen të Nazmi Llapashticës dhe me emen të Bajram Hamaj. M’duket me emen të Rexhës, po të Rexhë Camaj, djalin e halls teme. I ka përgatit Sabah Qeku me vëllin e Nufri Leks. Nufriu ashtë në Norvegji. Dhe halla mi ka pru pasaportat. Pastaj kanë ardh m’em marrë Eset Ismaili. Ka qenë drejtor i postës, ktu n’Prishtinë. Ka ardh me disa m’em marrë dhe vëllai im dhe m’kanë pru prap n’Prishtinë. N’Prishtinë kam shku në bazën që e kemi pas atëherë, ku kemi nejt. Pastaj kam kalu n’Llapashticë t’Podujevsë, te Familja e Idriz…, po ia harroj mbiemnin, por, Idriz Murati. (…) Ashtë interesant, ashtë nifarë filmi. Idrizi ka qenë i shkurt por shumë i shkathtë. Kanë qenë vajzat e Shaban Shalës qi e kanë dit. Idrizi dhe Murati, krejt familja, e kanë dit. E solli ai ni arkë me automatikë, me bomba, ni arkë me armë. E pyeta çka ashtë kjo?. Tha. me luftu. Thash, jo, unë s’kam ardh me luftu, kam ardh mu strehu, nëse ndodh që vjen dikush, unë di që jam i tradhtum dhe unë dorëzohna, nuk du mi marrë n’qafë fmitë e juve si familje, pse jam n’zor unë. Kurrë se harroj, tha: katër shpitë këtu e dinë, pa u rrafshue krejt, nuk t’merr kush. Nëse nuk do me luftue, qou, ec prej ktu! Pak ke mujt me gjet njerëz n’atë kohë që ta thonë këtë. Ishte viti 1985. N’fakt kaloi 86, sepse vitin e ri e kam prit n’atë lagjën e serbve n’Prizren. Kemi nejt aty ni natë ose dy. Pastaj kanë përgatit ni kamion me llamarina të fabrikës se llamarinave n’Vushtrri, që transportonte për Slloveni. Kam udhtu me atë kamion. (…) Deri n’Beograd kemi udhtuar unë, Idrizi, shoferi, – nuk ia di emnin tash, – dhe ni tjetër. Edhe ai shok i Idrizit. Kur kemi mrri n’Beogradë, – si duket ai kishte ngarku ma shumë aso llastrash, – ato i kanë ra n’tokë. Aty u ba ushtimë, a thue se aty ra naj bombë. Maunat kanë qenë të shtetit atëherë, nuk kanë qenë pronë private. Unë kam dal, i kam hip taksit edhe iu thash po ju pres n’hotel “Hajat”. N’hotel Hajat kisha lënë takim me dikend që kishte shku me ma rregullu taman ni pasaportë tjetër, nëse munet. Ka qenë takim më interesant qi e kam pas. Ka ardh djali i Mija Aleksiqit. Ka qenë ni humorist i njohur ai. Gjenerata jonë e njohim.

Me te kam qenë n’burg n’Stara Gradish, n’Kroaci. Ai ka qenë i dënua dy herë, po ka qenë djalë trim. Ma vonë e kanë vra n’Beograd. Kur m’ka pa, m’ka përqafu. Ai ishte shok me ate që m’kishte thanë me e prit në atë hotel. Kështu u takuam aty të tret. Ai që e kishte lënë aty takimin ishte shqiptar i Pejës. Po them de, vëlla i Nufri Lekës, me ni shok tjetër. Ata që bënin ato sene nuk kishin kufi e dallimi, bashkëpunonin mes tyne, nuk kishin nacionalizëm. I kam pas tri pasaporta. Nja n’emen të Nazmi Llapashticës. Nja n’emen t’Rexhë Camës. Edhe nja ni emen, e kam harru emnin. Gjithçka ka qenë n’funksion t’asaj, si me kalu kufirin. Rruga ka qenë e mundimshme, sepse kamioni u prish dy herë. Patëm vazhdu rrugëtimin nga Beogradi. U bëmë pesë vetë n’kamion. Ni herë e lëshoi goma. Erdhen ata të ADAC e rregulluan. Herën tjetër u kput krejt ni rrotë.

Po ta them edhe këtë. Edh njeni tha: mos ashtë e juaja kjo rrotë? Ate po e lypnin. Ai tha: punoi në polici. A keni nevojë gja vjetër? I tham me na qu deri n’Sllavonski Brod, deri n’stacion t’autobusave, sepse kamioni ishte ba i pa lëvizshëm. (…) Aty kemi hip n’autobusë katër veta. Kemi shku n’Cele. N’Cele kish qenë ni burrë, ni llapjan, që e njihshin këta. As sot nuk e di kush ka qenë. E ka pas ni makinë pezho (peugeot). Bisedum me te me na vozit deri n’Trisestë, Itali. (…) E kaluam kufirin n’Sezhanë. E hetova në bazë të dallimit të dritave, sepse knej ishin më të zbehta, anej më të ndritshme. (…) N’Tristë, puna e parë që kam ba, i kam heq mustaqet. I kisha lëshu për maskim dhe nuk i duroja. Kem flejt atë natë në ni hotel, aty. Pastaj jemi shku n’Venedik. Ideja ish me vazhdu, sepse unë lajmërova shokët n’telefon që kam kalu kufirin. Deri atëherë nuk kam lajmru kurkan. Normalisht, nuk besohej. Ti nuk e din, kush munet me’t tradhtu, kur je n’atë zor. Kuptohet, atëherë akuza ka qenë publike, përplasje me neni-tjetrin. Ashtë plagos ni oficer i UDB-së, ashtë plagos ni Bashkim Qerkini n’atë përplasje. N’fakt janë vra n’mes veti.
Qendrën e kemi pas n’Zvicër.”

IBRAHIM KELMENDI:
Torturova veten me tekstim të këtij fragmenti të gjatë, duke u përpjek të jem sa më i sakt, për të evidentuar, si rrëfen njeriu që gënjen se ka mbarua studimet në letësi e gjuhë shqipe. Guxoj të ofroi bastë, nëse do dëshmon ndokush të ketë frekuentuar qoftë vetëm një ligjëratë, bashkë me Xhavitin, në fakultet përkatës, meqë Xhaviti duhet të ketë diplomë, të bleme nga Univestiteti i Tiranës. Tjetra, do vë bast që po ta mbyllin Xhavitim vetëm, në një dhomë, dhe t’i thuhet të bëjë një hartim me shkrim, asnjë mësues nuk do ia jepte notë kaluese, të nivelit të gjimnazistit!

Sa do të ishte e dobishme, të paraqiteshin protagonistët e gjallë, që përmend Xhaviti, për të informuar, nëse është vetëm triler artistik ky rrëfim, apo është “bredhje” e një marionete të shërbimit përkatës, për të zbuluar bazat e njerëzit e organizuar në atë OMLK. Më ngjanë, të gjithë protagonistët që ka përmend Xhaviti, janë burgosur e kanë vuajt shumë vite burg. Xhavit Haziri është zhduk.
Gjithë ato tortura që ua ka shkaktuar patriotëve të OMLK-së, për ta strehuar “ilegalin” Xhavit Haliti, e ai përfundon në Hotele “Hajat” në Beograd, për të marrë edhe aty edhe pasaportën e tretë, të falsifikuar, që të “arratiset”. Më vjen keq për Bashkëveprimtarin Nufri Leka, i cili ishte kryetar i Nëndegës së Lëvizjes në Norvegji, që ia përmend emrin, si truk arsyetues se edhe në Hotel Hajat në Beograd ndodhej në shoqëri me djalin e Mija Aleksiqit (“Çkalës”), në kuadër të veprimtarisë revolucionare!

XHAVIT HALITI (nga minuta 35):

Dega jasht vendi, n’kushtet kur ka arrestime n’Kosovë dhe udhëheqja n’vend mundet me ra n’burg a m’i ndodh diçka, atëherë kompetencat e organizatës i ka marrë Dega jashtë vendit. Sekretar i Degës ka qenë…, kryetar ka qenë Fazli Veliu, sekretar ka qenë Emrush Xhemaili, anëtar sekretariati kanë qenë Mustafë Xhemaili, Ali Ahmeti, Avni Dehari, edhe ky, ka qenë në redaksie të “Zërit të Kosovës”, pastaj ka qenë në kryesi të LPK-së. Por lidhmbajtje kanë qenë Emrushi dhe Ali Ahmeti. Unë kam fol me Emrushin n’telefon. Para meje kishte shkua edhe Baca Ahmet (Haxhia). I thash jam këtu dhe m’porositi gjeje ni mundsi me shkua ni qytezë afër Milanos. Vendosu ni hotel, unë qoi dike me t’marrë, me tha. (…) Ka ora dy i natës ka trokitë dera. Ka ardh ni shok, nuk e njihsha, ishte trup i fuqishëm. E kishte emrin Rashit Rashiti, i Vitisë. Më përshëndet dhe m’tha më hip n’kerr. E shoqëronte ni djal nga Dragashi. Kemi kalu pa problem kufirin në Como Ciaso. Pasi kemi pi kafe, kemi shku n’Cyrih.”

IBRAHIM KELMENDI:

Sikur nuk kuptohet, nëse flet për Organizatën LR(S)SHJ apo për Degë të OMLK-së, kësaj të dytës, që e udhëheqte Xhabir Morina, dhe jo të parës që e ka udhëheq Mehmat Hajrizi. Nëse e kam kuptuar rrëfimn, Xhaviti më herët tha se Vitin e Ri 1986 e kishte kaluar në lagje të serbëve në Prizren. Atëherë i bie që në atë vit Lëvizja ishte afirmuar me dy emra, kumarë të të cilëve ishin Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica. Ky i fundit shef i SDB-së (UDB), Drejtori për mbikëqyrje të Universitetit në Prishtinë. Sabriu dhe Avdullahu kanë (dez)informuar, se më 17 shkurt 1982, i kishin bashkuar LNÇKVSHJ (Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi) dhe PKMLSHJ (Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi), në LRSHJ (Lëvizja për Rpublikën Shqiptare në Jugosllavi), siç thoshte Sabri Novosella, gjegjësisht në LRSSHJ (Lëvizja për Rpublikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi), siç thoshte Avdullah Prapashtica. Sabriu thoshte i kemi shkri Lëvizje dhe atë Parti, ndërsa Avdullahu thoshte kemi themeluar organizatë të re, duke e ruajt Partia e tij vazhdueshmërinë e ekzistimit, si pararojë marksiste-leniniste. Nuk më kujtohet të ketë pas ajo Degë e Lëvizjes atë udhëheqje, me emrat që përmend Xhaviti, edhe pse isha anëtar. Në vitin 1986 ishte edhe Xhafer Shatri në udhëheqje dhe ende nuk kishim kryetar e sekretar. Atë kryesi e quanim Këshill Qëndror. Ndërsa Dega e OMLK-së kishte kryetar Hajdin Abazin. Ajo OMLK simulonte rrolin pararojë në Lëvizja, pa e informuar Lëvizjen. Kuvendin e parë (e quanim mbledhje e përgjithshme) Lëvizja e ka mbajt në korrik 1987. Ai Kuvend e ka ndryshuar emrin në Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Në atë Kuvend kryetar i Kryesisë është zgjedh Fazli Velia, nënkryetar Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, arkëtar Gafurr Elshani, anëtarë kryesie, Avni Dehari, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi, etj.

XHAVIT HALIT (nga minuta 38):

Unë me fol me ju tash për Organizatë Marksist-Leniniste jeni t’ri, nuk e kuptoni ketë punë. Atëherë kush s’ka qenë me linjat e Partisë Punës, ka qenë me Jugosllavinë. Atëherë as s’ka pas LDK, as s’ka pas parti tjera n’Kosovë, as s’ka pas njerëz (tjetërfare) që kanë qenë të organizuar (kundër Jugosllavisë). Aty (në organizatë) nuk ka pas pikë ideologjie. Aty ka pas shiptari. Ideologjia ka qenë veq sa me thanë që jemi me Shqipërinë. Unë s’e besoj që ndonjëri prej anëtarëve e ka lexuar KAPITALIN e Marksit, ose ka lexuar veprat e Leninit, ose t’Enverit.

Programi jonë ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Na e kemi pas edhe organizatën e masave, qi ashtë qujt Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Kanë qenë e njëjta organizatë, por ka qenë mënyrë organizimit. Kjo ka qenë pararojë, ajo, Lëvizja, ka qenë organizatë masash. Deri sa ashtë shkri (OMLK-ja) dhe ka met vetë Lëvizja Popullore e Kosovës. Gjithçka kemi ba n’programin që shqiptarët e kanë pas historikisht nga Lidhja e Prizrenit. Ne, bile, m’kujtohet, kemi pas shkue me Xhabir Morinën të Lidhja e Prizrenit edhe shifnim sa mirë kanë qenë atëherë, për atë kohë, si i kanë pas institucionet e përcaktueme e t’rregullume. Unë i nigjoj tash, jo këta janë kanë me Enverin. Na asnjani s’kishim qenë n’Shipni, pos Xhabir Morinës që e kish kalua kufirin n’kam niherë, me detyrë. Ne kishim lexu, kemi pa filma. (…) Unë kam pas kotakt me Shqipninë edhe para se me hy n’organizatë. Kam shku n’ambasadë t’Shqipërisë n’Beograd. Kam shku n’konsullatë t’Shipnisë n’Stamoll. Dhe n’Paris kur kam qenë, nuk kam shkue aty, sepse nuk e kam njoft, s’kam dit as ku ashtë, por ka qenë ni librari, n’cilën ka pas libra, pothuejse krejt botimet nga Shqipëria. Merrsha libra aty, i lexojsha. Kur visha knej, i sjellsha me vete. (…)

Ata (diplomatët e Shqipërisë) kanë qenë të kujdesshëm. Nuk e besoj qi na kanë besu. As mu nuk m’kanë besu qin për qin. (…)

Ata kanë pas rregullat e veta. Kanë qenë strikt. Ka qenë ni lloj edukimi, noshta pa u duk, n’kuptimin e asaj qi ne t’mos bahemi ekstremistë, t’mos bajmë veprime për t’cilat mun t’na qujnë terroristë. Këshilla e tyre ka qenë, ju duhet t’i kërkoni t’drejtat e juve, tani për tani n’Jugosllavi, jo t’kërkoni shkëputje, sepse ashtë herët, dhe ashtë me ransi për neve si shqiptarë, Kosova t’bahet republikë, me t’drejta t’barabarta n’federatën e Jugosllavisë. Në qoftë se gjykojmë sot me kohën e atëhershme, jo sot sa di unë për Shqipninë e atëhershme, sepse janë që katërdhetë vjet dhe unë jam kanë ma shumë ni aventurist se ni politikan, n’atë kohë. Por mendoj që të unë ka ndikua pozitivisht me u kthjell, me u kthjell, m’e ditë që gjithëçka i ka shkallët e veta, gjithëçka ashtë në zhvillim. Nqoftë se nuk e fillon shkallën e parë, mos hyp t’dytën, se e then kokën. (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Duhet të jetë dezinformim goxha flagrant: “Programi jonë ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.” Nuk e mbaj mend Programin e OMLK-së (së dytë), që, siç (dez)informon edhe Xhaviti, e ka udhëheq Xhabir Morina. Mund që edhe e ka themelua. E kam lut me shkrim Xhabirin të më informon, kush, kur, ku, e ka themelua atë OMLK, – meqë siç pata informuar, OMLK-në autentike të viteve 1979 – janar 1982, e ka pas udhëheq Mehmet Hajrizi dhe sipas tij, ajo është zhbë më 17 janar 1982, duke u “shkri” në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, – por nuk më ka informuar. Jam tepër i bindur, se asnjë organizatë klandestine, “enveriste” e “popullore”, nga prilli 1982 deri në qershor 1999, nuk ka pas përcaktim programor bashkimin e Kosovës më Shqipërinë, por vetëm realizimin e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së, deri në vitin 1990, dhe çlirimin e Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në qershor 1999, kur LPK-ja e ka përmbyll ekzistimin e saj. Nuk është i sakt që asnjëri nuk ka lexua literaturë marksiste dhe marksiste-leniniste. Xhaviti është nis nga vetja e tij. Përndryshe, Hajdin Abazi, ta zëmë, reflektonte shumë informim e ngritje ideologjike, si rezultat i studimit të asaj literature. Pra, shumica e kishin bindje dhe ideal marksizëm-leninizmin e tipit enverist, por nuk e kishte edhe Xhaviti.

Falënderoj Xhavitin për rrëfimin e njësojshëm, siç më ka rrëfye edhe mua gjatë rrugtimeve të gjata që kemi bërë me auto të tij, duke vozitë ai, për frekuntim të Amasadës Shqiptare në Beograd në vitet e 1970-ta. E dëgjoi për herë të parë se ka frekuntuar edhe Konsullatën e Shqipërisë në Stamboll. Ndërsa sqarimi, pse nuk ka shkua në Ambasadë Shqiptare në Paris, sepse nuk e ka ditë ku gjendet, por ka frekuentuar librarinë që ka shit literaturë të Shqipërisë, është paksa defektoz, meqë më zor ka qenë me e gjet atë librari, për të cilën kanë ditë vetëm pak francezë, se sa të pyeste ku gjendej Ambasada e Shqipërisë. As atëherë as tani nuk ka sqaruar, si ka qenë e mundur ta frekuentonte Ambasadën e Shqipërisë në Beograd në vitet e 1970-ta e të mos e thirr, të paktën në “bisedë informative”, asnjë shërbim jugosllav!

Për neutralitetin e diplomatëve të Shqipërisë, pos atyre këshillave që i prezantoi, edhe mua më ka rastis pothuajse e njëjta përvojë me diplomatë të Shqipërisë nga viti 1979 deri në prill 1982, në ambasadat në Vjenë, Berlin Lindor, Paris, Stokholm.