Home / Të ndryshme / DIKUR TOKË E SHQIPONJAVE

DIKUR TOKË E SHQIPONJAVE

Ah sa shumë dhimbje kam për ty atdhe,
Kur të shohë të drobitur, të shtrirë përdhe!
Më therë në kraharor për ty toke e bekuar..
Kur të shohë çdo ditë e më të shkatërruar!
Dikur mbaje mbi supe nderin e lavdin,
Tani populli po ikën, po merrë arratinë!
fshatra të tëra që ngadalë janë shuar,
Udhëve të botës të degdisur të harruar !
Nënave ju kanë mbetur sofrat pa i shtruar,
Braktisën krojet e ftohta me ujin e kulluar!
Vatrat ku si fëmi kanë qarë e kanë gëzuar,
e çdo gjë të bukur që kishin trashëguar!
Në tokën e shqiponjave më nuk ka Alban,
në vend të bijve tanë kanë prurë Iranian!
E kanë mbushur plot me Ujgur e Sirian,
si qershia mbi tortë tani kemi dhe Afgan!
Pa më thuaj Atdheu im, vallë si duron,
Kur bijt e tu nga vendi mjerimi ti dëbon!
Nga toka e të parëve që kudo gjak kullon,
Më trego se shpirti fort po më mundon!
Dikur je përballur me zjarrë e me hekur!
gjaku jotë i pastër mbijetoj ndër shekuj,
Po sot o atdhe më thuaj ç’të ka gjetur ?
shpirti Arbërorë vallë ku të ka mbetur ?
Krenar flatrat hapi e sa më lartë fluturo,
mbi çdo bamirësi, për bijtë e tu mendo!
Mblidhi shqiptarët anemban nëpër botë,
e kthej përsëri në gjirin tënd të ngrohtë!
-‐————-‐————–‐————-
Luftëtar i lirisë! 🇦🇱🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...