Home / Histori / Berisha vrau Haklajt sepse ishin miq të Remzi Hoxhës, dinin gjithçka për takimin me Milosheviç e Gligorov

Berisha vrau Haklajt sepse ishin miq të Remzi Hoxhës, dinin gjithçka për takimin me Milosheviç e Gligorov

Konflikti mes Haklajve dhe Berishës e ka zanafillën me zhdukjen nga SHIK i Gazidedes i veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili me urdhër të Berishës u rrëmbye, u vra dhe tani nuk i gjendet as eshtrat. Halil Haklaj ka qënë mik me Remzi Hoxhën, pasi bënin pjesë në të njejtin grup rezistence për çlirimin e Kosovës, dhe që ka qënë i dënuar në mungesë nga gjykata e Pejës, me 8 vite burg. Hoxha i kishte treguar Halilit, që e kishte mik për kokë, se kishte filmuar një takim të Berishës me Milosheviç dhe Gligorov në Ohër. Pas kësaj, përplasja me Shkëlqimin vetëm sa i hoqi “valvulën” e shkarkimit konflitit të përgjakshëm që solli gati shuarjen e fisit të Haklajve dhe shembjen e kullës nga themelet

Në Tropojë kanë versione të ndryshme për shkakun dhe kohën e fillimit të konfliktit të përgjakshëm mes Berishës dhe familjes së Haklajve.

Një përplasje makabre që i kushtoi fisit të njohur në Tropojë vrasjen e gati të gjithë djemve ditë pas dite dhe çuarjes në prag të shuarjes së vatrës së Haklajve të Tropojës.

Shumëkush mendon se zanafilla e konfliktit të Berishës me Haklajt ka filluar në qershor të vitit 1997, teksa njëri ndër djemtë e Muharrem Haklajt, Shkëlqimi i kujtoi Berishës në mes mitingut krimet që ka bërë dhe kërkesën për dërgimin e djemve të Tropojës për të luftuar kundër Jugut.

Pikërisht tek kërcënimi i Berishës, i shpërndarë dhe përmes audios në media, “që Shkëlqim Haklajn t’ia sillnin gjallë apo vdekur në Tiranë”, një pjesë e opinionit shohin dhe fillimin e këtij konflikti të përgjakshëm që solli dhe vrasjen e Fatmir, Shkëlqin, Halil, Ylli, Elez e Çelë Haklajt.

Përmendëm disa emra, pasi numri i tyre akoma është më i madh dhe ka shpëtuar vetëm një nga djemtë e plakut të Haklajve, Hamdiu që bashkë me familjen dhe motrën Zylfie janë në Suedi, teksa kanë përfituar azilin politik, por që nuk kanë hequr kurrë dorë nga ndëshkimi i Berishës. Por në Tropojë thuhet se konflikti mes Haklajve dhe Berishës e ka zanafillën më herët dhe bëhet fjalë për zhdukjen nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes të veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili me urdhër të Berishës u rrëmbye, u vra dhe tani nuk i gjendet as eshtrat.

Njëri ndër vëllezërit e Haklajve, Halili ka qënë mik me Remzi Hoxhën, pasi bënin pjesë në të njejtin grup rezistence për çlirimin e Kosovës, dhe që ka qënë i dënuar nga drejtësia serbe për këtë aktivitet me 8 vite burg në mungesë.

Një versioni të tillë i qëndron dhe vëllai i mbijetuar i Haklajve, Hamdiu, që ka deklaruar shkarazi për mediat se Remzi Hoxha i kishte treguar vëllait të tij, Halilit, që e kishte mik për kokë, se kishte filmuar një takim të Sali Berishës me Sllobodan Milosheviç dhe Kiro Gligorov në Ohër.

Hamdi Haklaj, vëllai i Fatmir  Haklajt jep versionin e tij për ngjarjet që paraprinë dhe pasuan vrasjen e Azem Hajdarit por dhe zhdukjen e vëllezërve të tij, në përplasje me Berishën.

Në një pasazh të deklaratës së tij që lidhet me çështjen “Remzi Hoxha”, që qëndron pezull prej vitesh të tëra, e që e ka lidhur me emrin e Sali Berishës, ai jep dhe versionin e tij.

“Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjue takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë.

Vëllai im Halili ka qenë i njohur me Remzi Hoxhën. Vëllai im Halili i përkiste grupit të rezistencës dhe ka qenë i dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata serbe e Pejës në vitet 93-94”, shprehet ai.

Duke rikonfirmuar të gjithë akuzat ndaj Berishës se, në kulmin e luftës në ish-Jugosllavi, përfshirë dhe masakrat në Kosovë, është takuar me kasapin e Ballkanit Sllobodan Milosheviçin, pikërisht në Shën Naum, dhe për fatin e keq të tij, këtë e ka filmuar Remzi Hoxha.

Pavarësisht akuzave që atëherë, Berisha gjithnjë i është shmangur atyre duke mos dhënë asnjëherë përgjigjie, por duke anashkaluar ato dhe zhytur në mister gjithçka.

Por pas zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe acarimi të marrëdhënieve me Haklajt në Tropojë, përplasja me Shkëlqim Haklajn vetëm sa i hoqi “valvulën” e shkarkimit konflitit të përgjakshëm që solli gati shuarjen e fisit të Haklajve dhe shembjen e kullës nga themelet.

Vetëm disa mua, më 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, djali i familjes “Haklaj”. Pas kësaj vrasjeje, nis vrasja e pa ndalur e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj. Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj.

Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj.

Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë kulla e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët u arratisën jashtë Shqipërisë, ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që hakmarrja e Berishës i la të shkretuara.

/Huazuar nga Pamfleti/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...