Home / Të ndryshme / KOSOVA LINDORE

KOSOVA LINDORE

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Autor Genc Sefa Lushnja

Ah Kosovë Lindore, oj tokë e bekuar,
Kurrë e përjetë ty skam për të harruar!
Luftova për ty me shpirt si çdo shqiptar,
krah për krah me qindra trima guximtarë!
.
Disa prej tyre sot qëndrojnë në lapidar,
Seç kanë një shikim të heshtur e krenar!
Të donim të bashkuar një e të pandarë,
Të donim me Dardani e jo ndër barbarë!
Me një shikim plot zjarr që dheu se tret,
Duket sikur na thonë, Luginë ku mbet!
Dikur lidhëm besën e ju lamë një amanet,
për këtë tokë vëllezër është pak me vdek!
U betuam sëbashku Luginën ta çlironim,
Korbat në k’të tokë më kurr sdo ti lejonim!
Njëzet vjet kaluan e amanetin e harruam,
Jo veç politikanët, por dhe ne që luftuam!
Shpeshherë nga qelia unë për ty mendoj,
Bujarin e mikpritjen tënde kurrë se harroj!
Në shpirt shum vuaj se të lamë në robëri,
Shpresoj qe një ditë të bëhesh Shqipëri!
—————————————-
Luftëtar i Lirisë! 🇦🇱🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe ambiente të brendshme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...