Home / Opinion / CILIN TË BESOJMË,

CILIN TË BESOJMË,

Dilaver Goxhaj: Hej, Shqipni, mos thuj mbarova! - Radio ...

EDIA RAMËN APO ISMAIL KADARENË ?!

EDI RAMA: Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin…..

Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e barbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre. Kjo është bindja ime, jo vetëm si njeri i një populli që ka shpëtuar hebrenjtë nga nazistët e shekullit të XX, po edhe si kryeministër i një vendi që i njeh mirë të dyja anët e medaljes, qoftë kur të lënë vetëm në duart e një regjimi xhelatësh në atdheun tënd, qoftë kur kërkon një jetë të re si i huaj në vendet e të tjerëve.

Tirnaë, 16 Gusht 2021

ISMAIL KADARE

Poema: SHQIPONJAT FLUTUROJNË LART
(fragment)
Në atë kohë të rëndë pushtimi,
Kur bora u nxi
E balta zu thinjë,
Komunistët vendosën
THEMELIMIN,
Koha thirri në sketë
Partinë.
Dhe nuk ishin themelet e kalasë së Rozafatit.
Me gjak dhe me eshtra do të gatuhej betoni,
Që muret të qëndronin,
Në rrëzë të tyre
Njëzet e tetë mijë
kokën do të flijonin…
Një nga një
Ilegalët, nisën të vinin.
Në xhep
një revolver, një laps e kartë;
Në krah si hamej
Hallet e popullit mbanin.
Qenë minutat e fundit,
U hartua “Thirrja”,
Themeluesi i Partisë zgjati dorën për firmë.
Firmë e tillë s’ish dukur asgjëkund, asnjëherë.
Një firmë e gjatë.
Kostelacion me pesë fjalë.
Nënshkrimi i madh i Partisë qe hedhur:
“Komiteti Qëndror i PK Shqiptare”.
Ajo s’ish firmë,
Ajo qe vetëtimë
Në qiell të revolucionit me re dhe suferinë.
Duke nënshkruar dokumentin e parë,
Shoku Enver nënshkroi
stuhinë.
Kjo firmë do të shfaqej në vitet që do vinin,
Kohërat duke sqaruar,
situatat duke kapur.
Ditët tona qenë të gjitha të lavdishme.
S’u jap tituj e grada.
Kështu do të marshonim me Partinë
pa u ndalur.
Njëshkolonë partizane,
drejt horizonteve të ndritur.
Tiranë, 1966

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...