Home / Opinion / Afganistani, Kosova dhe Shqipëria

Afganistani, Kosova dhe Shqipëria

Shkruan:  Dritan Goxhaj

Në këto dy dekadad e fundit, dmth në këtë 20 vjeçar duke nisur që nga viti 2001, për çdo vit, cdo presidenët Amerikanë, diplomat, zyrtar të Departamentit të Shtetit, Ambassador, Gjeneral ushtrie e Komandant Shtabesh të ushtrisë Amerikane, por edhe të vendeve të NATO-s, në çdo përvjetor të 11 Shtatorit, ose në çdo rast tjetër jubilar në Afganistan, kanë përsëritur si papagall shprehjen: “ Amerika është me ju. Ne jemi këtu dhe nuk do ju lëmë kurrë vetëm”.Por pas 20 viteve, një ditë të bukur të gjithë i bënë valixhet e ikën që pa gdhirë, duke e kthyer shprehjen e mësipërme thjesht në një demagogji.

Të njëjtën gjë, Amerika dhe aleatët ë saj në NATO përsërisin edhe në Kosovë që nga mbarimi i luftës në vitin 1999.

Në rast se edhe në Kosovë një ditë të bukur do vendosnin ashtu si në Afganistan të tërhiqen nga angazhimet e tyre dhe deklaratat pompoze për konsumim politik, atëherë edhe aty do vërshonin pa humbur asnjë moment ashtu si talebanët, me telebanizmin e tyre, edhe sllavët e jugut nga Sërbisa.

Por me një ndryshim, këta nuk do ja mësynin asnjëherë Prishtinës, por vetëm do rrëmbenin e aneksonin të gjitha ato territore që përfshihen nën “Zajednicë”.

Dhe kosova vetëm do bëntë sehirë, pasi me fuqinë e saj ushtarake të tanishme, rezistenca ndaj sërbisë do i përgjante asaj të Mujo Ulqinakut në Durrës ndaj pushtimit Italian.

Qeveritë e kosovës dhe të Shqipërisë kishin dhe kanë akoma shancin që ta shfrytëzojnë nevojën që Amerika ka tashti për to, në kërkesën për strehimin e atyre afganëve që kanë qënë bashkpunëtorë të saj në këtë pushtim 20 vjeçar në Afganistan.

Kosova dhe Shqipëria, edhe pse qeveritë e tyre u ngutën duke e pranuar kërkesën Amerikane pa snjë kusht, sërish derisa ajo nuk ësht përmbushur mund t’i kushtëzojnë Amerikës këtë kërkesë.

I vetmi institucion që nuk është shprehur akoma mbi këtë ngjarje ka mbetur vetëm Presidenti i Republikës.

Tashti ky zotëria që her na betohet në Kushtetutë e herë në Baba Tomorr, duhet urgjentisht të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare e t’i kërkojë llogari qeverisë deri në një për të gjitha kushtet e ardhjes së këtyre afganëve.

Dhe duke qënë se pretendon se ka mbetur i vetmi institucion në këtë vend që mbron dinjitetin e Shqiptarëve, dinjitet të cilin Rama, Basha e Berisha sëbashku me Vjollca Osmanin u ngutën t’ia shisnin menjëherë Amerikës duke pranuar këkrkesën pa kushte.

Pra duke i shitur më të fortit atë çka nuk është e tyre, por vetëm për qyqarllikun e tyre të vetëm politik. Presidenti duhet që t’i kushtëzojë Ameirkës ardhjen e këtyre bashkpunëtorëve të saj në disa drejtime.

Tashti ka shancin që t’i vijë në ndihmë Ksovës e Shqipërisë, e kështu të lajë deri diku zullumet tia ndaj këtij vendi.

Së pari në drejtimin e ndihmës ushtarake: T’i kërkojë Amerikës që të paisë me teknologji dhe mjete ushtarake e armatim bashkohor ushtrinë Shqiptare dhe njëkohësisht të fillojë ngritjen e ushtrisë së Kosovës, pasi kjo nuk do i kushtonte asgjë Amerikës e cila në Afganistan e ngriti ushtrinë Afgane nga zero duke i dhënë mbi 265 avionë dhe helikopterë të ndryshëm për role të ndryshme, rreth 5600 mjete ushtarake transporti të dhe të pablinduara, pa llogaritur këtu armatimin e lehtë dhe të rëndë e gjithë llogjistikën përkatëse.

Së dyti në drejtimin e ndihmës politike: T’i kërkojë Amerikës që ajo të ushtrojë gjith presionin e saj diplomatik ndaj BE dhe OKB që në Kosovë të mbahet referendum për vetevendosje. Referendum i cili është sanksionuar në Marëveshjen e Rambujesë në pikën 8 të të Dispozitave Tranzitore të kësaj marëveshje.

T’i kërkoi Amerikës që ajo të ushtroi gjith presionin e saj dhe mundësit e saj diplomatike dhe politike me Rusinë që të bindi atë dhe Sërbinë që Kosova mos të endet më dyerve të BE për lloqe tavolinash të cilat konsiderohen si bisedime dy palëshe, por të bëhet njohja e Kosovë si shtet nga Sërbia.

Së treti në drejtim kombëtar: T’i këkrkoi Amerikës që të ushtroi presionin e saj sëbashku me BE ndaj Sërbisë që ajo të ndalojë mënjëherë proçesin e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke ndaluar kështu shpopullimin e këtyre trevave Shqiptare.

Dhe në fund, e katerta: T’i kërkoi që të deklarohet publikisht pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

Ky bashkim është e vetmja shpresë dhe opsion për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi të Sërbisë ndja trojeve shqiptare. Pasi në mungesë të këtij bashkimi, në çdo rast sulmi ndaj trojeve tona në Kosovë, sërish lufta për të mbrojtur atdheun edhe kësaj rradhe do mbetet mbi baza vullnetare, ashtu si në 1999.

Le t’i vendosi këto kushte, në mënyrë që ambasadorja Amerikane këtu të mos tallet më ashtu si bëri para një jave, ku e lumtur deklaronte se erdhën në Shqipëri 12 ekspertë të ushtrisë Amerikane për shuarjen e zjarrreve, të cilët do mësonin trupat tona ushtarake sesi fiket zjarri me bisht lopate, ndërkohë që në Afganistan vetëm në vitin 2011 blenë 20 avionë transporti C-27J me vlerë 480 milion dollar të cilët në 2014 i çuan për skrap, ku vetëm 4 prej tyre kanë mbetur aakoma në bazën amerikane në Gjermani, e të cilët mund të konvertohen në avionë për shuarjen e zjarreve me kapacitet 6 mij litra ujë.

Në rast se edhe Presidenti do fshihet ashtu si Basha, Berisha e Rama pas shprehjes: Të zbatojmë obligimet që kemi si anëtarë të NATO-s.

Atëherë edhe ky, nuk është asgjë më shumë se një bashibozuk tjetër, njësoj si këta, në llumin politik andej e këtej drinit.

Dhe po e lamë Shqipërinë në duar të bashibozukëve, ata do e shesin të gjithën, që pastaj të arratisen diku ashtu si presidenti i Afganistanit me valixhet me dollarë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...