Home / Lajme / NUK MUND TË JETË “BALLKANI I HAPUR” PA QENË BALLKANI I LIRË

NUK MUND TË JETË “BALLKANI I HAPUR” PA QENË BALLKANI I LIRË

Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti

Shipkovicë, 12 gusht 2021

Xhelatin dhe viktimën mund t’i bëjë bashkë vetëm interesi i pushtetit, jo ideali i lirisë së një populli të shtypur ndër shekuj.
Serbia ka qenë katalizatori kryesor i të gjitha luftërave të përgjakshme, e pushtimit të territoreve të huaja, e krimeve dhe gjenocideve më çnjerëzore mbi popujt fqinjë të saj gjatë dy shekujve të fundit, si mund të bëhet sot dhe menjëherë promotori i paqes, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal mes shteteve të Ballkanit Perëndimor?
IDEJA E SOROSIT NGA NJË “SHOQËRI E HAPUR” TA SHNDËRROJË NJË PJESË TË BALLKANIT (ILIRISË) PERËNDOMOR (AL-SR-MKV) NË “BOTË SERBE” ËSHTË PROJEKT ARMIQËSOR DHE DUHET TË LUFTOHET ME TË GJITHA MJETET
Nuk mund të ketë “Ballkan të hapur”, pa qenë Ballkani i lirë. Nuk mund të ketë Ballkan të lirë nën dominimin e agjenturave ruse-serbe-greke-iraniane në shtetet e Ilirikut (Ballkanit Perëndimor).
Nuk mund të vendosë asnjë qeveri apo kryeministër për fatin e një kombi të tërë, përderisa më tepër se gjysma e shqiptarëve dhe e trojeve etnike të tyre jetojnë jashtë shtetit, përkatësisht jashtë pushtetit që aktron qeveria aktuale në Tiranë, ndërsa shqiptarët aktualisht kanë edhe shtetin tjetër të tyre, Kosovën e pavarur dhe janë në rrugë ta rikthejnë dominimin e tyre (për shkak të autoktonisë dhe shumicës së banorëve) edhe në Maqedoninë Veriore.
Shqipëria mund të jetë pjesë e “Ballkanit të hapur” vetëm si e tërë dhe me të gjitha viset tjera shqiptare, pa edhe me vëllezërit e tyre të një prejardhje ilire, në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Sanxhaku i Pazarit të Ri, Lugina e Preshevës, Maqedonia Veriore etj.
Me aktet qyqare e kriminale, në emër të vlerave të demokracisë evropiane dhe të integrimeve globale, kinse paqësore dhe në interes të sigurisë së rajonit, që në këtë fillimshekull mundohen t’i zëvendësojnë marrëveshjet politike dhe ushtarake të fillimshekullit të njëzetë mes shteteve satelite të Rusisë (Aleanca sllave ortodokse, Greqi-Serbi-Bullgari), duke i zëvendësuar ato fillimisht me marrëveshje kinse ekonomike e tregtare, nuk paraqet asgjë tjetër përveçse një lojë të rrezikshme në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar, i cili po manipulohet dhe nënshtrohet për të satën herë, kinse në emër të strategjisë globale, që hapur promovon dhe zbaton idenë e ekspansionizmit politik dhe ekonomik serb mbi shtetet shqiptare dhe mbi shqiptarët, si gjithmonë me ndihmën e Rusisë, me heshtjen dhe miratimin edhe të fuqive evropiane, të cilat mes përplasjes së SHBA-ve dhe Aleancës Euro-aziatike, janë detyruar ta zgjedhin të dytën si opsion (përveç Anglisë dhe pjesërisht të Gjermanisë me disa shtete gjermanishtfolëse përreth).
Përderisa shqiptarët u janë nënshtruar masakrave, krimeve dhe gjenocideve nga shtetet fqinje, në mënyrë sistematike, janë shpërngulur me krahina të tëra dhe janë asimiluar me dhunë, pse politika shqiptare dhe pushteti gjithmonë u dashka të bëjë paqe me armiqtë, ta pranojë si fakt të mirëqenë pushtimin e trojeve etnike të tyre dhe shfarosjen e shqiptarëve (nga kjo strategji armiqësore afër gjysma e shqiptarëve janë larguar nga trojet e veta gjatë 30 viteve të fundit)?!
Sa turp për politikën dhe diplomacinë shqiptare ta pranojë si palë në bisedime një kriminel lufte, siç është presidenti aktual i Serbisë!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...