Home / Opinion / NË DITËN E KAPITULLIMIT! (Marrëveshja e Ohrit)

NË DITËN E KAPITULLIMIT! (Marrëveshja e Ohrit)

Mund të jetë një imazh i Nedai Saoli

Shkruan:  Medai Shaholli

Këtë 13 gusht, mbushen plot 20-vjet nga nënshtrimi dhe kapitullimi i kryengritësve shqiptarë me Marrëveshjen e Ohrit.

Kjo është një datë e zezë e shënuar në kalendarin historik të popullit shqiptar të kësaj ane, pasi në këtë ditë nënshkruhet kapitullimi dhe nënshtrimi i shqiptarëve nga shqiptarët.

Marrëveshjen e Ohrit u nënshkruar në Ohër më 13 gusht të 2001, nga presioni i ndërmjetësve ndërkombëtarë të cilët arritën t’i bindin palët ndërluftuese përmes përfaqësuesve të subjekteve politike si zotërinjt Xhaferi dhe Aliu për bllokun shqiptar, si dhe Gjeorgjevski,Trajkovski e Cërvenkovski për bllokun sllav, duke i dhënë fund konfliktit që kishte filluar në mars të po atij viti në Maqedoninë e atëherëshme.

Me komandant Ali Ahmetin, dezertorin e idealeve të lirisë dhe të luftëtarëve të UÇK-së, shqiptarët humbën kauzën për të cilën kishin luftuar për gjashtë muaj rresht.

Kjo marrëveshje, legjitimoi dhe çimentosi statusin inferior të shqiptarëve të barabartë me pakicat e tjera të vendit si bashkësi etnike të 20 %.

Ky ishte rezultat i aprovimit dhe miratimit të asaj marrëveshje të tradhëtisë së madhe nga ana e komandant Ali Ahmetit, për t’i dorzuar armët dhe për ta ç’mobilizuar UÇK-në.

Si pasojë e asaj marrëveshje dhe të aktit të tradhëtisë së lartë kombëtare, 20 vjet më vonë shqiptarët vazhdojnë të trajtohen si popull pa identitet dhe pa gjuhë por vetëm duke marrë nofkën e 20%.

Ne nuk i fituam as ato të drejta sa parashihte ajo paçavurja MO, për më tepër ish ushtarët e UÇK-së ngelën për 20 vjet pa status social në ”drzhavën” e pabarabartë, ku ata përkundrazi, janë vrarë e burgosur, mënjanuar dhe shmangur si elementë ekstremistë, ndërsa shqiptarët si popull janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

E gjithë kjo maskaradë kundër idaleve të lirisë u krye falë tradhëtisë kapedan Ali Ahmetit, pasi ai pranoi të dorëzojë armët duke u thënë luftëtarëve të lirisë se me miratimin e MO, u realizuan idealet e kahmotshme të shqiptarëve për liri dhe barazi në këtë “dërzhavë” të pabarazisë.

Dhe e gjithë shfaqja e stisur e arritjes së MO për shqiptarët mbaron me një sajesë që u gjet me ndryshimin e nenit 7 të kushtetutës.

Në atë ndryshim që u bë thuhet ; ‘gjuhë zyrtare në MV përveç maqedonishtes gjithashtu është edhe gjuha që flasin 20 përqind e bashkësisë etnike’…(pa përmendur për cilën gjuhë bëhet fjalë).

Për këtë gjëmë shkaktuar shqiptarëve, ai me bashkëpunëtorët e tij herët a vonë do të japin llogari.

Devijimi dhe shkelja e idealit të lirisë me një marrëveshje denigruese që ai i bëri ndaj ushtarëve të UÇK-së, paraqet tradhëti të lartë kombëtare.

Kjo ishte loja e komandantit spekulant dhe kapitullant që kishte dalë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se, ata ishin detyruar të kapin armët për çlirim nga pushteti sllav, pasi ky pushtet nuk i njihte asnjë të drejtë kombëtare.

Ky ishte komandanti misionar Ali Ahmeti, personi i “katapultuar” në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (nga shërbimet sekrete të huaja apo vendor) i cili devijoi dhe sabotoi qëllimin e luftës çlirimtare, duke pranuar kapitullimin dhe ç’mobilizimin UÇK-së, pa kushte me miratimin e MO.

MO nuk plotësonte kërkesat dhe as idealet për të cilën kishin rrokur armët luftëtarët e lirisë, ata thjeshtë u tradhëtuan nga komandanti i tyre Ali Ahmeti.

Atëherë përse i kapën armët ish luftëtarët e UÇK-së në konfliktin 2001, për të patur statusin e barabartë me sllavët si komb shtetformues në kushtetutë, apo për status të bashkësisë etnike të 20 %, sipas MO?

Idealet e lirisë nuk u bënë kurrë realitet pasi skuthi Ali Ahmetit, shkeli idealin e luftëtarëve të UÇK-së duke u thënë se luftojmë për liri dhe barazi, por në fakt kishte dezertuar nga idealet kombëtare për interesa karrieriste të pushtetit.

Miratimi i MO, ishte dëshmia më plotë e atij kurthi antishqiptar ku shqiptarëve dhe ish luftëtarëve të UÇK-së, iu tha se shqiptarët me këtë marrëveshje kishin fituar lirinë dhe barazinë e plotë, por në fakt ata kishin pranuar skllavërinë e re të bashkësisë etnike të 20 % në vend të lirisë.

Tashmë është e qartë që komandanti renegat Ali Ahmeti, përdori dhe manipuloi ish luftëtarët e UÇK-së më 2001, për t’u ngjitur shkallëve të pushtetit së bashku me lukuninë e tij si ujqër të uritur, dhe jo për liri dhe barazi brenda “dërzhavës” së tij të dashur.

Realiteti i sotëm është tablloja më e qartë e statusit denigrues dhe të nëpërkëmbur të shqiptarëve në këtë vend të çudirave edhe 20 vjet pas nënshkrimit të kapitullimit.

Përmes aktit të nënshkrimit të së famëshmes Marrëveshje të Ohrit nga shqiptarët dhe sllavët me garantët ndërkombëtarë në qytetin e Ohrit, ajo si marrëveshje për gjithë këto vite, do të vuloste dhe do legjitimonte aktin e skllavërisë moderne mbi shqiptarët e kësaj ane.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...