Home / Të ndryshme / NJË BISEDË ME BASHKËLUFTËTARIN SHYQYRI ÇANGAJ NGA SHKODRA

NJË BISEDË ME BASHKËLUFTËTARIN SHYQYRI ÇANGAJ NGA SHKODRA

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

Autor Genc Sefa- Lushnja!

Bisedoja sot me shokun Shyqyri,
bashkëluftëtari im i rritur në malsi,
për hallet e Atdheut për kët kob të zi,
që na ndjekë pasë Kosovë e Shqipëri!
Ne jemi një kombë i ndarë në kufi,
Që për fat të keq mjafton një shkëndi,
E çka kemi arritur bëhet shkrumb e hi,
Se jemi të mjerë plot smirë e gjelozi!
Sakrificën kombëtare shpejt e harrojmë,
Shpirtin e dëshmorëve në varre lëndojmë,
Për një fjalë goje shajmë e akuzojmë,
Harrojmë se kështu hasmin e gëzojmë!
Si duket nga e shkuara e kemi trashëgimi,
të jetojmë të ndarë përherë me tela e kufi,
që më lehtë të na gllabëroj ai hasmi i zi,
Vajmedet për ne se kjo është tragjedi!
E dimë se veq të bashkuar ne jemi fuqi,
Mbesim me shpresë e lutemi në perëndi,
që si vëllezër ti lëmë grindjet e të bëhemi nji,
në një komb e një shtet Kosovë e Shqipëri!
———‐-‐‐—-‐—————————–
Autor Genc Sefa- Lushnja!
Luftëtar i lirisë ! 🇦🇱🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...