Home / Opinion / METAFORA E SHPELLËS SË PLATONIT

METAFORA E SHPELLËS SË PLATONIT

Goxhaj: Ministrja mashtroi se merret 2400 euro nga kontrollorët, rrogat

Shkruan: Dritan  Goxhaj

Kryeministri Edi Rama, në shënimin e tij të gjatë në Fejsbuk të para dy ditëve, u është përgjigjur atyre që e kanë akuzuar së fundmi si tradhëtar për shkak të nismës ‘Open Ballkan’. Midis të tjerave, ai bën patriotin, duke thënë: “U them të gjithë atyre në Kosovë që e kanë gjetur tradhëtarin tek unë, se së pari, unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia.”
Mirëpo, po atë ditë që Kryeministri Rama hodhi në Fejsbuk këtë shënim, ministri i mbrojtjes i Serbisë deklaroi nga Athina, ku ishte për vizitë: “Ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës!” E megjithatë janë me mijëra lexues në Fejsbuk që i kanë bërë këtij statusi të Kryeministrit Rama “Like” si dhe komente dashamirëse!
Këto mijëra pëlqime nga shqiptarët e këtej e përtej Drinit për këtë patriotizëm të z.Rama më kujtuan “Shpellën” e Platonit, të paraqitur në librin e shtatë (f.269-309) të veprës së tij monumentale “Republika”.
Këtu Platoni, me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, në mënyrë alegorike dhe me një ironi të thellë, gjatë bisedës me Glaukun, përbuz sistemin politik të Athinës së asaj kohe, që, çuditërisht ngjason me “demokracinë” tonë të sotme. Po e përmbledhim si më poshtë:
“Merrni me mend sikur disa njerëz janë në një tbanë të nëndheshme në formë shpelle, hyrja e sëcilës që sheh nga ana e dritës, shtrihet gjat gjithë fasadës; këta njerëz janë aty që prej fëmijërisë së tyre, të lidhur nga këmbët e nga qafa me vargoj, kështu që as mund të lëvizin nga vendi dhe as të shikojnë në vend tjetër veçse përpara; mbasi vargojtë nuk i lënë të kthejnë kokën; drita e një zjarri të ndezur larg në një lartësi, shkëlqen mbas tyre; ndërmejt zjarrit dhe këtyre të burgosurve kalon një rrugë që ngjitet lart; përgjatë kësaj rruge imagjino një mur të ulët si ata parvazet që marionetistët ngrejnë midis tyre dhe publikut dhe mbi të cilët shfaqen hijet e tyre të çuditshme dhe këto hije i konsideronin njerëz realë…Po qe se ndndonjë nga këta të ngujuarit i thyen prangat dhe del jashtë, ku sheh botën reale, natyrën, diellin, njerëzit që lëvizin dhe të gjithë gjësendet e tjera, do të bindet se ai ka qenë i mashtruar…Kur tw kthehet e t’u tregoi se ata kanw parw vetwm hije dhe jo njerwz, të ngujuarit në fillim do ta trajtojnë si të verbuar, gënjeshtar e të matufepsur, dhe më në fund sigurisht që do ta vrasin.”
Platoni me hijet simbolizon mashtrimin e njerëzve që jetojnë në një botë ireale. Drita simbolizon botën e ideve, ndërsa zjarri simbolizon diellin. idenë e së mirës. Këto klikime dhe komente “Like” tw statusit tw z.Rama tregojnë se këta janë të manipuluar nga “hijet” (nga fjalwt), si puna e të ngujuarve në shpellën e nëndheshme, dhe nuk duan ta shohin realitetin e mospranimit të Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Metafora e hijeve të shpellës është e ngjashme me komentet dhe klikimet “Like” në Fejsbuk që shpreh mashtrimin e madh të njerëzve që nuk mund të arsyetojnë e të njohin të vërtetën (realitetin), gjë që shpreh edhe degradimin e kësaj pjese të shoqërisë sonë, e cila “vret” Albin Kurtin pse nuk shkoi më datë 29 korrik në Takimin e Shkupit, që të pranonte idenë e Serbisë së Madhe, njësoj si atëherë kur populli i Athinës u mblodh për të dënuar me vdekje Sokraton, mësuesin e Platonit, vetëm se ai ju tha të vërtetën, të cilën e shprehu qartë edhe intelektualia e njohur serbe,Sonja Biserko, duke thënë, se nga kjo inisativë përfituesja më e madhe është Serbia, e cila do “të plotësonte hapësirën e saj ekonomike”, porse sidoqoftë ende mbetet në nivelin e ideve “dhe s’ka mbështetjen e Gjermanisë”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...