Home / Të ndryshme / Dëshmorit Lefter Koxhaj Komandant Teli

Dëshmorit Lefter Koxhaj Komandant Teli

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor Genc Sefa – Lushnja

N’Haraçin pushka jehon,
komandant Teli po lufton!
Përball tij tanke e topa,
po çuditet dhe Evropa!
Hej ministër more kaqol,
para kohe kurr mos fol!
Haraçinën dot se kalon,
se Lefter Koxhaj më thon!
Lind e rrit ndër vise t’mia,
ku ka fronin perëndia!
Ku për nder e për atdhe,
e bëjm vdekjen si me le!
N’katër anë jem të rrethuar,
po kurr s’kem për tu dorzuar!
Në çdo anë le të sulmojnë,
deri në vdekje do të luftojmë!
Grabitqarët të egërsur,
u vërsulën mbi flamur!
Po mendonin k’ta çakenj,
që flamurin ta rrëmbejnë!
Komandant Teli e kupton,
por si luan kundërsulmon !
niset drejt flamurit si shigjetë,
si shqiponja kur çan retë!
Shkau Haraçinën se harron,
Ndihmën e horrave kërkon!
7 gusht 2001 Gazi Baba u nxi,
Teli me shok vriten n’tradhëti!
—————————‐
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i lirisë! 🦅🇦🇱🦅
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...