Home / Të ndryshme / VARGJE: “Aty nga vitet ’90, e dini sa helikopterë, trashëgoi ky palo shtet?” Poeti pyet Lulin: “Po partia jote sa helikopterë i la Ramës”?

VARGJE: “Aty nga vitet ’90, e dini sa helikopterë, trashëgoi ky palo shtet?” Poeti pyet Lulin: “Po partia jote sa helikopterë i la Ramës”?

7 gusht 2021

VARGJE: “Aty nga vitet ’90, e dini sa helikopterë, trashëgoi ky palo shtet?” Poeti pyet Lulin: “Po partia jote sa helikopterë i la Ramës”?

Nga Arben Duka

Dhe për këto zjarre
në mesin e flamës,
Luli si përherë,
Ia ve fajin Ramës!

Nga të gjithë kritikat,
njëra i ka vlerë,
pse 8 vjet nuk bleu,
dy helikopterë

Se nuk ka rëndësi,
Kush parti drejton,
shteti në vijimësi,
Mall akumulon

Por po pyes Lulashin,
që s’është budalla,
qeveri e Salës,
sa helikopterë la?!

Kjo është pyetje kot,
se dihet replika,
lanë një mal me borxhe,
dhe zero helika!

Por e di ti Luli,
në vitet 90-të,
sa helikopterë,
trashëgoi ky shtet!?

Kishim rreth dyqind,
që ta dish o trap,
po rrumpall’ e Salës
i shiti për skrap!

Nuk e di në Farkë,
kanë mbetur hangarët,
apo keni vjedhur,
dhe dërrasat e trarët!

Kishim me miliarda
dollarë armatime
ato 200 mjete,
qenë vetëm një qime!

Sali katrahura
Kërkon “fakte” sot
“non grata” të ziun
e kanë shpallur kot

Po ç’fakt më të madh
o Sali kërkove
Ushtrinë këtij vendi
Në zero ia çove

Më kot ulëret
Edhe nxin si nata
E more për krimet
medaljen “non grata”

/ Marë nga gazeta Dita/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...