Home / Histori / TRAKËT DHE BESËT KANË QENË I NJËJTI POPULL I LASHTË PELLAZG-ILIR EDHE SIPAS KUPTIMIT TË KËTYRE EMRAVE

TRAKËT DHE BESËT KANË QENË I NJËJTI POPULL I LASHTË PELLAZG-ILIR EDHE SIPAS KUPTIMIT TË KËTYRE EMRAVE

Këta dy emra ndryshojnë mes vete për aq sa ndyshojnë kuptimet e foljes në gjuhën e sotme shipe BIE dhe mbiemrit i/e RËNË.

Sipas Herodotit, trakët ishin populli më i madh i tokës pas hindusëve. Ata i përkisnin racës së bardhë dhe ishin farefis me popujt shumë të lashtë: ilirët, dardanët, pajonët, epirotët dhe maqedonët, si dhe frigët, bitinët, mizët, teukrët, që banonin në viset në jug të Bosforit dhe të Helespontit në Azinë e Vogël, dhe të gotëve e panonëve, që banonin në veri të Gadishullit të Ilirisë, mbi brigjet e lumit Danub.

Deri më sot, dijetarët më kompetentë nuk kanë arritur ta përcaktojnë se cilët kanë qenë Trakët. Emërtimi i këtij populli të madh deri në kohën tonë nuk ka pse të mbetet enigmë për shkencën përderisa janë tepër të njohura faktet se, ky popull asnjëherë gjatë historisë nuk ka pasur mbretëri të veten me këtë emër, nuk njihet si popull me veçori të dalluara nga popujt tjerë dhe fiset përreth, se trakët përbëjnë një bashkësi fisesh me prejardhje të njëjtë, që kanë jetuar në të njëjtin territor, deri në shkrirjen e tyre të ngadalshme dhe asimilimin në popuj të tjerë të ardhur më vonë në territorin e tyre, si grekët, bullgarët, sllavët, turqit dhe rumunët (jo Vllahët).

Përderisa gjuha shqipe, siç kanë thënë shumë dijetarë të mëdhenj të botës, përbën çelësin kryesor për zgjidhjen e këtyre enigmave, shkencëtarët dhe studiuesit nuk duhet të hezitojnë në këtë rast të kërkojnë zgjidhje përmes gjuhë shqipe.

Në këtë rast, kuptimi i fjalës BIE (folje) dhe mbiemrit (i,e) RËNË (i ramë, i ratë, në gegnisht).

Përdersia është e njohur për shkencën e historiografisë dhe shkencat tjera, se fisi më i madh, më i përhapur dhe më i përparuar i trakëve ka qenë fisi i BESËVE-BESËT (Bessoi), sigurisht se bëhet fjalë për emërtim të të njëjtit popull (TRAKËT dhe BESËT), varësisht nga përdoruesit e këtij emri, nga të huajit dhe nga banorët vendës mes vete, si edhe për periudha të ndryshme historike.

Mbiemri i/e RËNË-TË RËNË-TË RATË-TË RAKËT (TRAKË) (të rënë, të ramë) mbulon të njëjtat vlera kuptimore si edhe fjala BESË (Bie, bjen (raka shi, binka shi).

Me asgjë nuk ndryshon kuptimi kësaj fjale, as në emërtimin e këtij populli TRAK-THRAK (i ramë, i ratë, i rënë) ose BES (bie, bjen), që nënkupton gjenezën (prejardhjen, lashtësinë, rëndësinë e llojit-fisit): POPULL I RËNË, i dërguar, i zgjedhur nga Zoti, krijuesi i gjithësisë, botëve dhe i njerëzimit (sipas besimit pagan).

Kur kemi parasysh se Besët kanë qenë ndër popujt më të dalluar që kanë pasur kishën e tyre (mes katër popujve të dalluar, pas lindjes së krishterimit, si dhe kanë qenë të udhëzuar në besimin e tyre përmes Librit të shenjtë të tyre të veçantë, Biblës së njohur me emrin BESIKA, pse të mbajmë edhe më tej dyshime se mes Besëve dhe Trakë nuk ka asnjë dallim, përveçse në emërtimin e tyre, nga vendësit mes vete dhe nga të tjerët (të huajit).

Në këtë çështje, përveç shpjegimit (hipotezave), këtë temë do ta plotësojnë edhe shpjegimet mbi baza shkencore në lidhje me historinë e vërtetë të shteteve të dikurshme, të Albanisë së Kaukazit dhe të Besarabisë, pa të cilat vështirë mund të zgjidhet lëmshi i krijuar ndër shekuj me falsifikimin e historisë, ku secili popull dhe shtet, varësisht nga periudha e sundimit dhe ambiciet e tyre, më tepër kanë shkretuar se sa e kanë shpjeguar të vërtetën në bazë të burimeve historike.

E para, si ndodhi që shuarja e shtetit të Albanisë së Kaukazit të ndodhë pikërisht gjatë viteve që studiuesit e përshkruajnë kalimin e bullgarëve të lashtë (parabullgarëve) nga andej Detit të Zi në pjesën perëndimore të tij, në Iliri, fillimisht në Dobruxhë (nga fundi i shek. VII e.r.) dhe më vonë në pjesët perëndimore, si dhe, çfarë lidhje ka fisi i lashtë i Besëve me shtetin e mëvonshëm Besarabia (në dokumente dhe harta paraqitet në të dyja rastet me dy “s”, Bessi dhe Bessarabia). (8 gusht 2021)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...