Home / Histori / BARDHOK BIBA, LUFTËTAR I LIRISË DHE IDEALEVE PARTIZANE E KOMUNISTE!

BARDHOK BIBA, LUFTËTAR I LIRISË DHE IDEALEVE PARTIZANE E KOMUNISTE!

7 Gusht 1949-2021 -72 vjetori i rënies!

Për arsye moshe, unë nuk arrita ta njoh Bardhok Bibën dhe për pasojë nuk mund të sjell për lexuesin kujtime të drejtpërdrejta, për këtë Tribun Popullor të jashtëzakonshëm, për këtë përfaqësues nga më të spikaturit e Mirditës sime Emërmadhe. Ndaj po ndalem vetëm në një episod të shkurtër, treguar nga personazhe që kanë punuar e bashkëpunuar me heroin, në ato vite të zjarrta të ngritjes së Pushtetit Popullor dhe të Rindërtimit të vendit të sapo dalë nga lufta.

TA SHOHËSH TJETRIN NË SY!

Kur bisedoje me Bardhok Bibën, – tregon njëri nga bashkëpunëtorët e tij, – ai kërkonte që ta vështroje në sy: “Kur bisedon me tjetrin dhe nuk e shikon në sy, – thoshte Bardhoku, – atëherë ose nuk po e dëgjon, ose po mendon ndonjë pabesi ndaj tij!”

E thjeshtë, por tepër e rëndësihme. TA SHOHËSH TJETRIN NË SY!! Si shokun e mikun, edhe hasmin e armikun. Kjo ishte deviza jetësore e Heroit të Popullit, Bardhok Biba.

Bardhok Biba e pa popullin e tij në dritën e syve dhe iu përkushtua atij me vetmohim. Dhe populli i besoj e i shkoi mbrapa në të gjitha aksionet e LANÇ dhe ato të Ndërtimit të Shqipërisë së Re. Bardhok Biba, edhe armikun e pa drejtë e në sy, pa iu dridhur qerpiku. Dhe kur erdhi momenti, nuk i bëri lak ballafaqimit me të, por e dha jetën e tij të re, që të rronte e të lulëzonte Mirdita, që të rronte e lulëzonte Shqipëria..

Mund të jetë një imazh i 1 person, monument dhe teksti

BARDHOK BIBA DHE BOTA E RE!

Bardhok Biba me shokë e arritën objektivin. Ata e ngritën Botën e Re shqiptare, mbi gërmadhat e mesjetës. Në themele të kësaj Bote, ata vunë gjakun e tyre të pastër. Ishte detyra e ne brazeve që erdhëm pas tyre, të ruanim dhe forconim këtë Botë të Re. Por gjatë periudhës së Lirisë dhe Paqes, që na i dhuruan Dëshmorët, për fat të keq ne e humbëm vigjilencën. Tradhëtia paskesh qernë shumë afër dhe ne nuk arritëm ta dallojmë. Ndaj dhe jemi kthyer në vitet e errta, ku janë përmbysur vlerat, e lartuar antivlerat; ku po baltosen Heronjtë dhe lartohen tradhëtarët!

SOT NË DITËT E ZEZA TË DEMOKRACISË BORGJEZE E FASHISTE:

28 vjet nga dita kur qindshet e zeza të PD-së e të Sali Berishës, përmbysën bustin e Bardhok Bibës dhe monumentet e Heroinave të Mirditës. Në këta 28 vjet, 17 vite në pushtetin qëndror dhe atë vendor, kanë qenë e janë Socialistët, të cilët në çdo fushatë përbetohen se mbrojnë vlerat e LANÇ dhe veprën e Dëshmorëve. Në çdo 7 gusht, kur është përvjetori i rënies së Heronjt të Popullit Bardhok Biba, pushtetarët në fjalë mbajnë ligjërata në kujtim të tij, por bustin nuk e vendosin aty ku ishte para 28 viteve. Për më tepër edhe emrin e herojt Bardhok Biba, që mbante Shkolla 7 vjeçare, e më vonë Gjimnazi i Mirditës, nuk e kanë rivebndosur që nga viti i zi 1993. PSE?

Sepse, Bardhok Biba ishe jo vetëm Luftëtar i Lirisë, por edhe Luftëtar i Idealeve Partizane e Komuniste. Mirëpo këtë të fundit, edhe pushtetarët socialistë, nuk duan ta pranojnë. Sepse përndryshe nuk mund të vënë e të mbajnë bustin e Mit’hat Frashërit, Kryetarit të Ballit Bombëtar, patericës së pushtuesve nazifashistë, dhe tradhëtarëve të tjerë.

Në vitin 2019, në 70 vjetorin e rënies së Heronjt Bardhok Biba, unë kërkova të përshëndes pjesëmarrësit në tubim. Kërkova dhe këmbëngula për tri arsye: Së pari: unë isha dhe jam trashëgimtar i drejtpërdrejtë i familjeve të Dëshmorëve. Së dyti: nga klasa e pestë e gjer në mbarimin e Maturës, kam qenë nxënës me bursë të shtetit dhe në shkollën që mbante emrin e Bardhok Bibës. Së treti: duke qenë përfaqësues i PKSH, më duhet të them dy fjalë për komunistin e parë të Mirditës, për komisarin e Çetës Partizanë Pukë- mirditë dhe për Sekretarin e Parë të PKSH për rrethin e Mirditës në vitet 1948 – 1949.

Kur përmenda arsyen e tretë, Kryetari i Bashkisë, i atëhershëm dhe aktualisht, i propozuar dhe zgjedhur nga Partia Socialiste, duke më refuzuar kërkesën për të folur, ma ktheu: “Ne nuk e njohim Bardhok Bibën për komunist!”

Unë, aty për aty, ju përgjigja: – E kuptova, neoballisti i Tiranës në krye të qeverisë, e paska ngritur “celulën e ballit kombëtar” edhe në Mirditë. Dhe u largova pa vijuar më tej me ceremoninë fallso të pushtetit aktual kushtuar Heronjt në fjalë.

NJË THIRRJE PËR ORGANIZATËN E VETERANËVE DHE ATË TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT:

E vetmja mundësi më mbetej, t’i drejtohesha me një Thirrje publike Organizatës së Veteranëve dhe asaj të Familjeve të Dëshmorëve, thirrje që po e përsëris edhe në këtë status të fejzbukut:

“Veteranë, pasardhës të veteranëve; pjesëtar e të afërm të Familjeve të Dëshmorëve; Shoqatave Ushtarake dhe gjithë shqiptarëve që kanë lidhje organike, morale e shpirtërore me LANÇ dhe Dëshmorët e atdheut, të cilët përbëjnë shumicën dërmuese të popullit tonë:

BASHKOHUNI DHE ÇONI NË KUVENDIN E POPULLIT PËRFAQËSUESIT TUAJ TË DREJTPËRDREJTË. VETËM KËSHTU DO TË MUNDNI TË REALIZONI OBJEKTIVIN TUAJ NË MBROJTJE TË LANÇ DHE TË DËSHMORËVE TË SAJ!

Këtë mund ta arrini vetëm nëse i bashkoheni Partisë Komuniste, parti e cila ishte organizatorja dhe udhëheqsja e LANÇ, dhe për rrjedhojë edhe mbrojtësja konsekuente e vlerave të saj kombëtare”.

LAVDI TË PËRJETSHME LANÇ, DHE DËSHMORËVE TË SAJ!

LAVDI HEROIT TË POPULLIT, BARDHOK BIBA !

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...