Home / Histori / MASAKRA TURKE E MANASTIRIT DHE ATO TË SERBISË

MASAKRA TURKE E MANASTIRIT DHE ATO TË SERBISË

Dilaver Goxhaj: Hej, Shqipni, mos thuj mbarova!

 Shkruan: Dilaver Goxhaj

Masakra e Manastirit e ka zanafillen me ftesën prej kryeministrit të Tuqisë për një marrëveshje me kryengritësit shqiptarë që u zhvillua në Manastir më 30 Korrik të vitit 1830, por që përfundoi më gjakderdhje të jashtëzakonshme më 9 Gushtit 1830, sipas planit të organizatorëve. Ajo masakër ka qenë një ndër veprimet gjakatare e më të pabesa të Portës së Lartë, të kryera në Shqipëri. Qëllimi ishte: nënshtrimi i lëvizjes shqiptare për vetëqeverisje, ngaqë menjëherë pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, shumica e feudalëve të Shqipërisë së Jugut u hodhën në kryengritje për të arritur vetëqeverisjen e vendit. Veçanërisht gjatë luftës ruso-turke (1828-1829) ata arritën t’ua hiqnin nga duart efektivisht pushtetin funksionarëve osmanë. Në këtë gjendje të rrezikshme për sundimin e saj në Shqipëri, Porta e Lartë, pas paqes së Edrenesë, ngarkoi sadrazemin (kryeministrin) Mehmet Reshid Pashën që të merrte masa për t’i hequr qafe udhëheqësit më aktivë të kryengritjeve:

Thanë: doli Rumelia,
Ngriti krye Shqipëria!
Thanë: doli sadrazemi,
Ngrihi Shqipërisë t’i vemi!
Sadrazemi i ftoi ata të vinin në Manastir, gjoja për të biseduar për çështje ushtarake dhe për pagesat e prapambetura të ushtarëve shqiptarë. U gënjye Asllan bej Puçia dhe shkoi, i cili kish braktisur ushtrinë turke kur luftonte në Greqi dhe tash lufonte kundër ushtrisë turke. Po ashtu u gënjye edhe Veli Goroshjani, qeveritar’i Mecovës, Artës dhe Prevezës, duke marrë me vete të dy këta një varg bejlerësh të tjerë e me truprojat e tyre, gjithsej rreth 1500 veta.
O Asllan e o Veli,
Bobo ç’jeni të këqi!
Veten e bëni beli.
Trima vet’e trima Beu.. .
Sadrazemi ç’u gënjeu;
Në Manastir seç u preu.
Ngjashëm si “O Asllan e o Veli” u gënjyen nga Vuçiçi edhe shumë politikanë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë dhe mbështetën marrëveshjen e Shkupit të 29 korrikut 2021,duke u pasuar nga shumë analistë e patornazhistë…
Pas pritjes së të ftuarve në Manastir plot nderime, u zhvillua një stërvitje e reparteve të rregullta të ushtrisë, gjatë së cilës një repart hapi zjarr me urdhër. Veliu, Asllani e shumë të tjerë ranë të vrarë, pjesa tjetër u masakrua ose u kap rob. U vranë dhe u varën rreth 1000 veta, ndërsa 400-500 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.
Një masakër e ngjashme, por me përpjestime më fë vogla, sadrazemi e organizoi po atë vit, më 1830, edhe në Janinë
Zylyftar Poda, nga fshati Podë i Leskovikut, i madhuar në kohë t’Ali Pashë Tepelenës deri në shkallën e silahdarit, e njihte urrejtjen e sadrazemit ndaj shqiptarëve dhe pabesinë e tij, dhe, jo vetëm që nuk shkoi, por lidhi fjalë me Bushatllinjtë e Shkodrës për të sulmuar së bashku garnizonin turk të Manastirit, sulm i cili u zhvillua më 1831:
Zylyftari Podës
Dërgoi kartë Shkodrës.
Edhe Shkodra i dërgoi,
Manastir u grit e shkoi.
Më pas, po më 1831, kur sadrazemi dërgoi ushtri kundër tij, Zylyftari shpërtheu një kryengritje të gjerë fshatare. Beteja përfundimtare u zhvillua në malin e Melesinit, e cila zgjati gjashtë muaj.
Melesini maja – maja
E rreh topi e kumbaraja;
Melesini i përpjetë,
I vete gjylja shigjetë.
Kjo kisha me një kamare
Nizamët i shojti fare.
Këjo kisha me tri shkallë
Rreth e rrotull me nizamë.
Mun’ te port’ e Zylyftarit,
Varur kok’ e bashnizamit.
Përkimi i ftesës së Sulltan Vuçiçit, e datës 28-29 korrik 2021 për në Shkup, (191 vite pas ftesës dhe masakrës së Manastirit), nuk duhet të jetë rastësi, pasi kanë të njëjtin qëllim: Turqia deshte të shuante kryengritjet e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe të impononte qeverisjen e centralizuar të Tanzimatit, një kanun të përgjithshëm për gjithë viset e Turqisë, e cila donte të thoshte se edhe ca të drejta të pakta vetëveprimi që kishin shqiptarët, do t’i merrte Turqia. Ndërsa, qëllimi i idesë së “masakrës” së Shkupit, me emërin e ri “Open Ballkan”, është: Të imponoi të qenët të Kosovës pjesë e Serbisë dhe shkëputjen e Ballkanit që të mos i bashkohet ai kurrë Bashkimit Europian. Turqia nuk mund ta realizonte qëllimin pa eleminuar udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare; Serbia nuk mund ta realizoi pa larguar nga pushteti në krye të Kosovës Albin Kurtin.
Edhe Sulltani i Serbisë, ngjashëm si ai i Turqisë, duke parë se Kosova nuk ishte për mini-shengenin Ballkanik dhe, përveç kësaj, “kryengritësi” Albin i kërkoi këtij Sulltani të jepte llogari për 28 masakrat që janë kryer në Kosovë me urdhër të tij në vitet 1998-1999, prandaj Vuçiçi shpiku kanunin e ‘liberalizimit politik”, të emërtuar tashmë “Open Ballkan”, me bindjen se “kryengritësi” Albin Kurti do të gënjehej në “ftesën” për të shkuar në kryeqytetin e Manastirit (Shkup) dhe të pranonte masakrën e krijimit të Serbisë së Madhe..
Ngjashmëria tjetër e “Tanzimatit” të Sulltanatit serb me atë të Turqisë, qëndron në faktin se Masakra e Manastirit u organizua 8 vite pas masakrës së eleminimit të Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës. Edhe Sulltani i Serbisë së madhe e organizoi mbledhjen në Shkup 22 vite pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, e cila e shkëputi Kosovën nga Serbia, dhe pasi pat kryer 28 masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë:
1. Masakra e Qirezit e Likoshan (Drenicë) më 28 shkurt 1998 – 24 të vrarë;
2. Masakra e Prekazit (Drenicë) më 5-6 Mars 1998 – 59 të vrarë;
3. Masakra e Panorcit (Malishevë) më 4 Shtator 1998 – 236 persona (u parandalua se ndërhynë me në ato momente Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, John Shattuck, dhe senatori Bob Doll);
4. Masakra e Abrisë e Epërme (Drenicë) më29 shtator 1998–23 viktima;
5. Masakra e Reçakut (Shtimie) më 15 janar 1999 – 42 viktima;
6. Masakra te Ura e Rakovicës (Gjakovë) 24 janar 1999 – 5 viktima;
7. Masakra e Rogovës së Hasit, më 27 janar 1999 – 30 viktima;
8. Masakra e Celinës (Istog) më 23 Mars 1999 – 82 viktima;
9. Masakra e Krushës së Vogël , më 25 mars 1999 -113 viktima;
10. Masakra e Krushës së Madhe më 26 mars 1999 – 307 viktima;
11. Masakra e Kotlinës (Kaçanik) më 24 Mars 1999 -25 viktima;
12. Masakra e Izbicës (Drenicë) më 28 Mars 1999 – 147 viktima;
13. Masakra e Podujevës (oborri i Hali Gashit) më 28 Mars 1999–18 viktima;
14. Masakra e Potercit të Epërm (Klinë) më 29 Mars 1999 – 12 viktima;
15. Masakra e Burimit (Malishevë) më 30 Mars 1999 -35 viktima;
16. Masakra e Gjakovës (te oborri Mehdi Vejës) më 2 Prill 1999–21 viktima;
17. Masakra e Nagavcit (Rahoves) më 2 Prill 1999 – 31 viktima;
18. Masakra e Kralanit (Gjakovë) më 3 Prill 1999 – 87 viktima;
19. Masakra e Paklekut të Vjetër (Drenicë) më 17 Prill 1999 -60 viktima;
20. Masakra e Burgut të Dubravës më 19-24 Prill 1999 – 184 viktima;
21. Masakra e Fushë Kosovës më 21 Prill 1999, 154 viktima;
22. Masakra e Llashticës (Gjilan) më 26 prill 1999 – 40 viktima;
23. Masakra e Mejës dhe Korencës (Gjakovë) më 27 Prill 1999– 348 të zhdukur.
24. Masakra e Studimes (Vushtri) më 2 Maj 1999 – 109 viktima;
25. Masakra e Carrallukës (Malishevë) më 17 Maj 1999 -22 viktima;
26. Masakra e zhdukjes së filozofit UKSHIN HOTI më 19 Maj 1999;
27. Masakra në Qafën e Bogiçës më 24 Maj 1999 – 14 të vrarë;
28. Masakra e Pejës (familja Bala) më 12 Qershor 1999, 7 viktima;
Sikundër shihet,, në hapësirën kohore prej 15 muaj janë kryer 28 masakra, që do të thotë gati dy masakra në secilin muaj, ose në çdo 17 ditë një masakër. Nëse i rendisim edhe krimet e tjera të sulltanëve të Serbisë në Kosovë gjatë asaj periudhe kohore:
– 12 mijë civilë të vrarë e të groposur në mbi 530 varreza masive;
– 20.400 femra shqiptare të dhunuara të moshës 7 vjeçe e lartë;
-100.589 shtëpi, banesa e objekte të tjera banimi të djegur;
– 358 shkolla të djegura;
– 71 zyra institucionesh të djegura;
– 30 shtëpi kulture dhe 93 biblioteka publike;
– 123 objekte shëndetësore të djegura;
– 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe) të djegura;
– dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku kish dokumente prej shek. XV;
– 5 kisha katolike të djegura;
– 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse të djegura;
– therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë;
– 900.000 – 1.000.000 shqiptarë të përzënë nga Kosova,

na rezulton njëqind fishi i viktimave e i shpërnguljeve në raport me atë të masakrës së Manastirit, por në një qëllim edhe më makabër: shuarjen e të qenit Shqipëri të Kosovës. Për këtë qëllim, Serbia kreu masakra të të gjithë llojeve, që nuk i ka njohur as edhe një luftë tjetër pushtuese në botë, krime të cilët kualifikohen: “gjenocid” (vrasje popullsie të pambrojtur ); “megacid” (vrasje e përdhunime në masë); “kulturocid” (shkatërrim i objekteve kulturore dhe moniumenteve historiko-kulturore); “ekonomicid” (shaktërrim dhe plaçkitje të ekonomisë); “medicinocid”(shkatërrim objektesh shëndetësore); “etnocid” (shkatërrim i etnisë) dhe “religiocid” (shkatërrim i objekteve fetare).

Interesante është se përvç përkimit në data të përpjekjeve për të vendosur “kanunin” e Tanzimatit nga Turqia, dhe të “Open Ballkan” nga Serbia, kemi edhe përkimin në faktin se edhe në këtë ftesë “dashurie” të Shkupit, nuk shkoi “kryengritësi” i Kosovës Albin Kurti, sikundër nuk shkoi edhe Zylyftar Poda në Manastir.

Kundër Zylyftar Podës Sulltani u hakmor, duke e sulmuar me ushtri ku bënin pjesë edhe shumë mercenarë shqiptarë. Por edhe sulltani Vuçiç ka hedhur në sulm një ushtri të tërë politikanësh, analistë, gazetarë e patronazistësh në media dhe fejsbuk, ngjashëm si më 1830 ku kishte shqiptarë qe ndihmuan Sulltanin ta organizoi atë masaker si dhe iu gezuan vrasjes se 1000 bashkë kombasve te tyre; sikundër u gëzuan 89 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 23 Prill 2014 dhe votuesit e tyre, që i thanë “PO!” Gjykatës Speciale njëetnike kundër UÇK-së.

Tiranë, 7 gusht 2021,

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...