Home / Lajme / ‘Ballist’ Morina heq maskën e patriotit!
Aktiv

‘Ballist’ Morina heq maskën e patriotit!

Mund të jetë një imazh i Nedai Saoli

Shkruan:  Medai Shaholli

‘Trimi i ndeshjes’ së madhe të futbollit Serbi-Shqipëri, shtatë vjet më parë ‘Ballist’ Morina, më në fund ka hequr maskën e patriotit qëkur ‘ngriti’ flamurin e Shqipërisë së Autoktonusit në stadiumin e Beogradit.

Deklerata e këtij ‘ballisti’ të tjetërsuar në çetnik ka befasur përkrahësit e tij kur tha se mirëpret ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq dhe se ‘ai nuk ka përhapur urrejtje në këngët e tija kundër shqiptarëve ndaj çdo etiketim që bëhet kundër tij është shpifje’.

Si mund t’i besojnë shqiptarët këtij ‘ballisti’ të shpifur se ka ngritur në Beograd flamurin e Autoktonusit shtatë vite më parë duke mos e parë askush?

E ka ngritur vërtetë ‘ballisti’ i shpifur flamurin e Autoktonusit nga kulmi i një kishe pranë stadiumit në Beograd apo është një vegël qorre e UDB-së për të shkaktuar incident në atë ndëshje ndërkombëtare mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Që të jetë çudia më e madhe, ‘patrioti i stisur’ ballist Morina, zbret nga kulmi i kishës ku kishte hipur përmes tubit të zbrazjes së ujërave të shiut sipas rrëfimeve të tij dhe ia del të ik nga Beogradi pa pësuar ”asnjë ferrë në këmbë” ku mbërrin shëndosh e mirë në Shqipëri!

Këtu ndalon dhe patriotizmi fals i ballistit të ndyrë.

Dhe ja vjen një ditë si sot dhe partrioti ‘ballisti’ Morina del në përkrahje të ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviq, në festën e birrës në Korçë, ku ai na ‘del i larë’ dhe se na qënkësh një burrë i mirë se e kaluara e tij është shpifje e dashakeqëve ‘kosovarë’.

Dyshja orthodokse e kryebashkiakut dhe kryeministrit siç janë Sotiraq Filo – Edvin Kristaq Rama, me ftesën që i bënë çetnikut Bregoviq në festën e birrës në Korçë, ka funksionuar në këtë rast si hakmarrje dhe hatërmbetje ndaj kosovarëve për refuzimin që ata i bënë përmes kryeministrit Kurti ndaj projektit sorosian të Jugosllavisë së re.

Artistët shqiptarët dhe jo vetëm me këtë rast duhet ta bojkotojnë këtë festë me artistë që kanë mbajtur gjallë urrejtjen dhe shovenizmin në kokat e tyre ndaj joorthodoksëve në ballkan, përkundrazi të solidarizohen me artistët të tjerë shqiptarë që nuk e duan pjesëmarrjen e këtij artisti shoven si i ftuar i dashur i Edvin batërdisë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...