A do të vi tek ne pranvera,
ashtu si në vendet e tjera!
Tash sa vjet s’rrezaton dielli,
mbetëm me syt nga qielli!
Në vendin ton o vaj medet,
të gjith luftojn për pushtet!
Kan hyrë në faqe të historis,
për shkatërrimin e Shqipërisë!
Le ti marrim brezat me radh,
si në kohë të sotme e më par!
Na ka vrarë gjithmon lakmia,
nuk na u nda kurr tradhëtia!
Çdo shqiptar sillet si mbret,
e shet vendin për xhep të vet!
Interesin mbarë kombëtar,
e kanë kthyer në pazarë!
Kush sot mbron ide kombëtare,
e gjen në burg apo n’dër varre!
Se shteti ynë ka mbetë shkret
burrat më të mirë i vretë vet!
Çdo dit zbehet Atdhedashuria,
pak nga pak u shua Shqipëria!
Më dhemb shpirti e shumë vuaj,
Kur shoh vendin n’dër të huaj!
~~~~~~~~~~~~~~~~
Luftëtar i Lirisë 🦅🇦🇱