Home / Lajme / Ndërgjegja nuk i vret të pandergjegjshmit!!!

Ndërgjegja nuk i vret të pandergjegjshmit!!!

Afrim Morina: Shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetes

Shkruan: Afrim Morina

Prishtinë, 05.08.2021

Para, dhe sidomos pas takimit të Shkupit, të treshes së njohur, për realizimin e projektit serb, për dalje në Adriatik, janë bërë shumë komente, analiza, e shkrime tjera, kush duke i kritikuar, e kush duke e tumir projektin e “Ballkanit të hapur”. Ka shumë të tillë që këtu e përfshijnë edhe Enver Hoxhën dhe e radhitin në mesin e Esatit, Ahmetit dhe së fundmi edhe të Ramës, të tillët nuk kanë sedër njerëzor, kulturë, madje nuk e dinë edhe abëcënë e diplomacisë shqiptare e serbe.

Enver Hoxha e shpëtoi Shqipërinë londineze nga kurthi i Titos dhe Gjergj Dimitrovit, për republikë të shtatë të Jugosllavisë dhe këtë ia bëri të njohur Titos në vizitën e 1946 në Slloveni. Jo vetëm këtë, por i kërkoi që Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë. Pse po e shtrembërojnë këtë të vërtetë “analistët” shqiptar – shqipëfolës? Pse po mundohen ta shtien në të njëjtin thes me të tjerët? Se ishte kundër kësaj vërteton edhe eliminimi i bandës së Koçi Xoxës, e cila ishte e paracaktuar për Republikë të shtatë të Jugosllavisë (lexo – Serbisë)

Kjo lojë nuk ka filuar në Nish, siç po mundohen të gjitha ata që merren më këtë, por ka filluar që nga elaborati i Ilija Garashaninit me “Naçertanien”, më e theksuar është ajo pas  luftërave ballkanike, pra, që në fillimin e luftës së Parë Botërore. Për njëzetetetë (28) vjet, “Klubi serb” ku ishin të përfshirë institucionet shtetërore, kisha, akademikët, filluan të merreshin me këtë çështje, që, jo vetëm shqiptarët që i la Kongresi i Londrës nën mbretërinë e SKS, por e gjithë Shqipëria të ishin nën ombrellën e tyre. Këtë projekt u munduan ta bënin përmes Esat Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, dhe së fundmi përmes Dimitrovit. Projekti i parë nuk arriti të realizohet, sepse Toptani u vra nga Avni Rustemi. Projekti i dytë pati pak sukses, ndërsa i treti, falë largpamësisë së Enver Hoxhës, as që filloi të diskutohet.

Në njëzetetetë vjet, “Klubi serbe” do të nxjerri njëzetetetë “Buletine”, që kam pas rastin t’i lexoj, elaborate, për këtë çështje dhe së fundit filluan të dalin elaborate të Ivo Andriqit dhe Dobrica Çosisqit. Duhet lexuar këto,  “Buletine”, të çdo viti, për të kuptuar sot prcesin e “Ballkanit të hapur” këto elaborate kanë pasur dy qëllime: 1. Spastrimin e viseve shqiptare nën Jugosllavi, nga ku buron edhe Marrëveshja “Xhentellemne” që Ataturku, me apo pa vetëdije, bie në kurthin e Pashiqit dhe pranon të jetë pjesë e këtij projekti të spastrimit etnik shqiptar, por shkoi edhe më larg, pa të drejtë deklarimi kombësie dhe të gjitha atributet që e përcaktojnë kombin, ua ndaloi; dhe 2 Për ta shtjerë nën sqetulla Shqipërinë londineze, që ajo të jetë nën udhëheqjen e saj, në të gjitha fushat.

Diplomacia serbe dhe ajo pansllave, gjithnjë është munduar të gjej udhëheqës shqiptarë, për t’i futur në lojë, se dalja në Adriatik, që zë vend bukur shumë në këta “Buletin”, shihet si shpëtim i Serbisë dhe forca ushtarake, ekonomike, të jenë dominuese në këtë pellg ilirik, në të cilin pengoheshin nga shqiptarët. Se çfarë pozite gjeopolitike dhe gjeostrategjike zënë territoret shqiptare, më së miri na dëshmon koha e Enver Hoxhës- shpëtuesit dhe e sotmja, me figurat e shahut, në fillim me Sali Berishën e së fundit me Edi Ramën. Projekti i Sali Berishës ishte që UÇK-ja të mos fitonte, por ky projekt dështoi në tentim grushtsheti në Shqipëri, në mes ofensivave, se ashtu ishte porositur për të vepruar, nga miqtë e punëdhënës të tij. Ndërsa, edhe projekti i Edi Ramës do të dështojë, sepse qëllimi i tij është, të mos arijë Kosova të dalë nga kthetrat e Kushtetutës serbe, por të jetë një provincë, sipas memorandumit të vitit 2004. Mirëpo, ka qenë vështirë të gjendemi në agjendën ndërkombëtare, të cilën po mundohet ta zhbëjë edhe Makroni me sllavët e pansllavistët. Kjo do të dështojë edhe për faktin se Kosova, me vet pozitën gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që po mundohet ta shfrytëzojë Rusia përmes Vuçiqit e Ramës, nuk do të japi rezultate, por shqiptarët duhet ndërgjegjësuar, që t’i japin grusht të fortë kësaj politike serbo-ruse, duke u ngritur kundër Edi Ramës, por jo për t’i besuar atyre të cilët i falen pjesë deti Greqisë, e hapësirë veprimi serbëve, për t’ia trasuar rrugën Millosheviqit, për ta mposhtur njëherë e përgjithmonë UÇK-në, siç bëri Sali Berisha me lakunin e vet.

            Ndoshta shqiptarëve që u dhemb kjo lojë e Ramës me Vuqiçin, i befason heshtja e liderëve politikë në Maqedoninë e Veriut, por për mua nuk është gjë re dhe bafasuese, sepse ata me kohë kanë ndarë mendjen, të mbështesin rehabilituesin e tyre sllav, qoftë Gligorovin e të tjerët që vijnë pas tij, duke filluar me Arbër Xhaferin, e, deri këta të sotmit. Pse heshtin këta dhe a kanë fuqi ta ndalin Zajevin të mos hyj në lojëra të Vuçiqit e Ramës, duke ia kushtëzuar qendrimin në qeveri, apo edhe ata kanë dëshirë, që Kosova të hyj në tutelën e Serbisë edhe më keq se çka qenë deri në mbarimin e luftës së UÇK-së?!

            Janë të vetëdijshëm politikbërësit e Shqipërisë Londineze dha ato shqiptare në Maqedoni, se lufta në mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk ka përfunduar? Sa janë të ndërgjegjshëm për këtë? Se nuk kanë ndërgjegje dhe vetëdije kombëtare, kjo po shihet, por të paktën mos të mundohen ta arsyetojnë veten për “përfitimet kombëtare” që ka kjo marrëveshje, për ta shfajësuar një kriminel lufte, që sot me mburrje e mbron eprorin e vet Millosheviç, siç ishte rasti te liqeni i Ujmanit dhe që i falënderoi forcat policore, për kryerjen me sukses të detyrave që iu kanë dhënë, në Kosovë.

Edi Ramën se vret ndërgjegjja për të kundërshtuar thirrjet e Vuqiçit e Vulinit për “Ku është një varr serb, është tokë serbe” dhe se nuk do ta njohin kurrë për jetë shtetin e Kosovës, gjë të cilën e kishin elaboruar edhe paraardhësit e tyre, që janë munduar gjithnjë përmes armës ta jetësojnë projektin e “botës serbe”. E, tash politikisht, përmes Ramës. A ka mbetur një çik ndërgjegje te anëtarët e Qeverisë së Shqipërisë londineze, e të kuvendarëve të saj? Kanë moral ata të gjithë, për t’i thënë Edi Ramës, se t’i nuk bënë të luash me fatin e kombit! Dhe, derisa nuk e dëgjojmë këtë thirrje nga kjo palë, japin për të kuptuar, se Kryeministri e ka bekimin e Qeverisë dhe Kuvendit, në Tiranë. Tirana po e humb atributin e qendrës shqiptare, me këtë veprim dhe kjo është fatkeqësia më e madhe që po i ndodh kombit tonë! Le të buças bujaria shqiptare, që i strehoi mbi tetëqindmijë (800 000) shqiptarë nga trojet e veta, që dikur i dëboi falanga serbe, ku, tre prej tyre, sot janë aktivë në politikbërjen e Beogradit kundër shqiptarëve, Vuqiç, Vulin dhe Daqiç, me të cilët Rama koketon, për realizimin e projektit serb për dalje në Adriatik!

Rroftë Edi Rama dhe isombajtësit e tij, të pamoralshëm e të pandërgjegjshëm për fatin e kombit!

Të pamoralshmit nuk kanë moral!!!

Ndërgjegjja nuk i vret të pandërgjegjshmit!!!

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...