Home / Opinion / GJUHA SHQIPE E SHENJTË

GJUHA SHQIPE E SHENJTË

Shkruan:Prof.Dr.  Abdulla Mehmeti

Tetovë,2 gusht 2021 

Sa pak u dalim zot vlerave tona, të identitetit, trashëgimisë kulturore, historisë dhe gjuhës sonë!

I

Ndër shumë fjalë të tjera me burim në gjuhën shqipe (pellazge-ilire), të cilat edhe studiuesit shqiptarë mendojnë se janë me burim të huaj, janë me burim të pastër në gjuhën shqipe.

Njëra nga këto është edhe fjala BATIS – BAPTIS dhe BAPTIZËM.)*

Shpjegimi i gabuar në gjuhë të tjera edhe në gjuhën angleze, disa gjuhë evropiane dhe në gjuhët sllave, këtë fjalë e lidhin me greqishten e vjetër, përkatësisht me latinishten, jo edhe me gjuhën shqipe (pellazge-ilire), paraardhëse e tyre.

II

Këtu po e paraqesim shpjegimin në gjuhën angleze, çka thuhet për procesin e pagëzimit sipas besimit fetar të krishterë, katolik dhe ortodoks, në budizëm, protestantizëm dhe mësime të tjera kishtare:

“BAPTISM (from the Greek noun βάπτισμα báptisma) is a Christian rite of admission and adoption, almost invariably with the use of water, into Christianity. It may be performed by sprinkling or pouring water on the head, or by immersing in water either partially or completely. The synoptic gospels recount that John the Baptist baptised Jesus. Baptism is considered a sacrament in most churches, and as an ordinance in others. Baptism according to the Trinitarian formula, which is done in most mainstream Christian denominations, is seen as being a basis for Christian ecumenism, the concept of unity amongst Christians. Baptism is also called christening, although some reserve the word “christening” for the baptism of infants. In certain Christian denominations, baptism is the door to church membership. It has also given its name to the Baptist churches and denominations.”

III

Bota perëndimore dhe kisha katolike kontaktet me besimin fetar të krishterë i kanë krijuar përmes shqiptarëve dhe ky përbën një fakt të pamohueshëm. Të përkujtojmë me këtë rast Vulgatën e Shën Hieronimit ilir, versionit më të përhapur dhe më të besueshëm të Biblës.

Njëri nga kuptimet e fjalës BATIS, sipas Fjalorit të Gjuhë së Sotme Shqipe:

BATISJE f. bised.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve BATIS, BATISET. Batisje në ujë.

IV

Ju përkujtojmë me këtë rast se kjo fjalë është përdorur dhe përdoret gjerësisht ndër shqiptarët, me kuptimin “zhytje”, por edhe me kuptime të përafërta, si fjala FAT-BAHT.

Hasan Zyko Kamberi – Bahti Im (Fati Im) – Bahti Im (Fati Im), një poezi nga Hasan Zyko Kamberi. Shfletoni arkivat tona me poezi, proza, tregime, ese dhe tekste këngësh.

Për shpjegime dhe hollësi të tjera do të bëjmë fjalë në raste më të përshtatshme.

* Kjo fjalë lidhet me procesin e Pagëzimin, i cili është sakramenti i parë në krishterim, me anë të së cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur (batisur) në ujë. Në shumë kisha prifti e spërkat personin me ujë të bekuar dhe e bekon (pagëzon atë). Personi duhet të jetë i veshur me një uniformë të bardhë të kishës (batiskë-patiskë, e cila përdoret edhe te besimtarët islam për mbështjelljen e kufomës, mbajtjen e pastër të saj). Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati, si edhe “vdekja” e njeriut të vjetër dhe “rilindja” e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët: “Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...