Home / Të ndryshme / DËSHMORIT – YMER ALUSHANI, KOMANDANT “VOGLUSHI”

DËSHMORIT – YMER ALUSHANI, KOMANDANT “VOGLUSHI”

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor Genc Sefa – Lushnja!

Ç’ësht ai vigan që lufton si një gladiator,
është Ymer Alushani, një burrë Arbëror!
I lindur e rritur në Bushat të Drenicës,
frymëzuar nga qëndresa e Azem Galicës!
Nga mosha e rinisë ju përkushtua lirisë,
i pari në demostrata kundër robërisë!
Regjimi përndoqi, e arrestoj e torturoj,
për disa vite rreshtë me burgë e dënoj!
Por nuk mposhtet lehtë Ymer Alushani,
se kishte shpirt atdhetari e zemër luani!
Menjëher sa u lirua më i vendosur veproj,
komandant Adem Jasharin shkoj e takoj!
Në radhët e UÇK- së po kyqet “Voglushi”,
një gëzim i madh zemrën seç ja mbushi!
Gjithmon kish ëndërruar të luftonte për liri,
deri në bashkim me të shtrejtën Shqipëri!
Betejë pas beteje u bënë tmerri armikut,
një ditë e zunë dhe grykën e Llapushnikut!
Hasmi shekullor nga kjo humbje u tërbua,
se në shumë teritore lëvizja ju kufizua!
Gryka e Llapushnikut hyri në histori,
i tregoj gjith botës se si luftohet për liri!
“Voglushin” kjo qëndresë e bënte krenar,
se i kish premtuar komandantit legjendar!
Me tanke e raketa armiku po sulmon,
Por ushtria çlirimtare stoike qëndron!
Luftojnë bijt e Dardanisë ja vdekje ja liri!
Shkaut i tregojnë se këtu i thon Shqipni!
Porsi Mic Sokoli “Voglushi” po lufton,
herë me mitralozë e her me topë qëllon!
Trimi para shokëve kishte bërë një betim,
Vrastarët do të kalojnë veq mbi trupin tim!
Shkau nga çdo anë rreptë po granaton,
një predhë Ymerin në gjoks po e qëllon!
Zemërluani i Bushatit e mbajti premtimin,
hasmi përsë gjalli se theu dot kryetrimin!
Qëndresa e “Voglushit” hyri në histori,
me heroizmin e tij kaloj në përjetësi!
Te Guri Kaprollit stoik qëndron në lapidar,
Simbol i lirisë dhe bashkimit kombëtar!
——————————————–
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtarë i Lirisë! 🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...