Home / Opinion / Atdheu mbi gjithçka

Atdheu mbi gjithçka

Shkruan: Driton Goxhaj

Dhe ndaj, duke qenë se përkrahësit e kësaj ideje të Jugosllavisë së re janë edhe ndër miqt e mi virtual në këtë platformë, duke qenë se simpatizimi i tyre i kësaj ideje, bie ndesh me idealet e mia dhe virtytet, bie ndesh me sakrificën dhe gjakun e Jasharajve, Zahir Pajazitit, Ardian Krasniqit, Ukshin Hotit, Ilir Konushevcit e Qerim Kelmendit. Bie ndesh me gjithë sakrificën e shqiptarëve në dy dekadat e fundit të shekullit që lam pas. Pasi nuk e shohin se po startojnë shtrembër, njësoj si në 1945, sërish me vëllazërim bashkim, dhe nuk duan ta kuptojnë se bashkimi i popullit shqiptar nuk mund të realizohet si zgjerim territorial, as i jugosllavisë së vjetër dhe as i Serbisë së re. Dhe nuk ju uroj as sukses në këtë rrugëtimin tuajin, sepse suksesi nuk është i ndashëm kur përpjekjet janë antagoniste.

Për respekt të tyre, dhe të timin, si ish pjesëtar i UҪK , si ndjekës i veprës së tyre, kam vendosur që të largoj nga miqësia ime virtuale të gjithë ata që janë përkrahës të kësaj ideje, sot, dhe ata që do jenë nesër.

Atdheu mbi gjithçka!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...