Home / Histori / 2 Gusht 1949 thërret Kujdes!

2 Gusht 1949 thërret Kujdes!

Mund të jetë një imazh i Bardhyl Hazizaj

Shkruan: Bardhyl Hazizaj

Tiranë, më 02.08.2021

Si sot plot 72 vite më parë, në 2 gusht 1949, territori jugor shqiptar në juglindje përfshi rajonin e Korçës, deri në Konispol të Sarandës në Likojan, u bë objekt i agresionit ushtarak prej Greqisë. Sulmi provokues më 2 gushtit 1949 që ndërmuarën monarkofashistët grekë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë,ndodhi në kohën kur në Greqi zhvillohej luftë civile nën pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave demokratike greke .Në orën 05.00 të 2 Gusht 1949 tre batalione greke të mbështetura me artileri dhe aviacion sulmuan befasisht teritorin shqipta në sektorin e Bozhigradit, piramida 54-55 në një front prej 700-800 metra duke depërtuar 300-400 metra në thellësi të tokës shqiptare dhe qëlluan me artileri fshatin Vidohovë,por hasën në kundërpërgjigjen e armatosur të postes kufitare dhe ushtrisë shqiptare dhe pas 5 ore luftimesh u tërhoqen petej kufirit shqiptar.“ Në këto luftime u plagos kushëriri im i parë Kapiten Jemin Sadik Sadiraj, nga Kanina e Vlorës!Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, nuk ishte provokacion por agresion luftarak për pushtim! Greqia sulmoi Shqipërinë në 2 gusht 1949, pas 8 muajsh provokacione ushtarake në kufi! Sulmi ushtarak grek i 2 gushtit 1949 në Jug, ishte agresion strategjik për pushtimin e Shqipërisë!Si e priti dhe e përballoi Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës?

Cili ishte bilanci i këtij sulmi? Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, Shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Ushtria shqiptare, madje edhe populli , iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Edhe pas sulmit fashist të 2 gushtit 1949 Greqia i vazhdoi provokacionet dhe prej viteve 1949-1954 ushtria shqiptare përballoi 2.334 provokacione të grekëve dhe jugosllavëve ku asgjësuan 110 diversantë e shkelës kufiri dhe u kapen 964 të tjerë, përbërës të 300 grupeve e organizatave kriminale, të stërvitura e të paguara nga agjenturat e huaja. Greqia as sot nuk zbaton asnjë dokument ndërkombëtar për minoritetet. Nuk ka hequr ligjin e Luftës të vendosur më 1941 kur Shqipëria ishte nën pushtuesin fashist. Sot edhe pse jemi anetar te NATO-s dhe BE dërgon komando si më 1994 në Peshkëpi dhe më 8 Nëntor 2018 në Bularat. NATO, BE heshtin. Edhe Jugosllavia gjat vitit 1986-1987 u dhane denime te ndryshme 182 776 personave ne Kosove. Më 1981 gjate demonstrative massive u shkuan ne siten e UDB 500 mije shqiptare, u ngriten padi penale kunder 75.223 veteve, u derguan flete denoncimi per 95.030 persona, ndersa per 314.120 persona u muaren masa si paraburgim, privim lirie, paraqitje e detyruar ne polici. Më 1999 ushtria serbe përzuri mbi 500.000 shqiptare .BE heshti !Kush e ka kujtesen e forte duhet te kuptoje se jo shqiptaret, por,grekët, serbet e kanë të vështirë të bashkëjetojne në Ballkan. Kushdo mundë të harrojë por jo shqiptaret. Andartet grekë ,dhe shovenistët sërb kanë vrarë,kanë therur,kanë plaçkitur,kanë djegur e kanë pushkatuar ne menyre massive,kanë mbytur duke i future ne qeli te perbashketa me qindra te rinje shqiptare vetem e vetem se kishin marre pjese me arme ne dore ne kryengritjen e armatosur për mbrojtjen e trojeve te tyre! Populli I këndoi kesaj epopeje! ” Eshtë e jona Shqipëria,Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbëJa do ta gëzojmë vetë ,Ja do shuhemi të tërë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...