Home / Opinion / TASH JAM DEPUTET, S’KA Ç’MË DUHET TRURI.

TASH JAM DEPUTET, S’KA Ç’MË DUHET TRURI.

Dilaver Goxhaj: Hej, Shqipni, mos thuj mbarova!

Shkruan: Dilaver Goxhaj

Këto ditë rastësisht takova një shok të fëmijërisë, i cili pat vijuar mjekësinë dhe ka specializuar për neuro-kirurg në qytetin …”N”. Kishim gati katër dekada pa u takuar dhe u ulëm e biseduam gjatë. Ai vijon të punoi në një nga spitalet private në Tiranë. Gjatë bisedës, në TV flitej për rrugën e një deputeti dhe që e dha duke lexuar fjalim në parlamentin tonë. “E njeh këtë deputet?- më pyeti doktori.

– Si emër dhe fytyrë, – i thashë.

– E kam operuar para 5-6 vjetësh, – vijoi të më tregoi doktori. – Me profesion është inxhinier elektronik. Ka pas pësuar një aksident automobilistik dhe qe plagosur shumë rëndë në kokë. E shpëtuam se e sollën urgjentisht në spitalin tonë. Pasi edhe aksidenti afër nesh i pat ndodhur. Mirëpo, asistemnti im gjatë mbylljes së kokës, një pjesë të trurit nuk ia kishte vendosur ngaqë nuk e dinte se e kishim vënë në frigorifer, dhe kështu që ia la mangut një pjesë të trurit. E kam takuar para një viti dhe nuk m’u duk keq. Ai fliste dhe unë e shihja me shumë vemendje sa që atij i tërohqa vemendjen dhe më pyeti:

– -Pse më sheh në këtë mënyrë?

– Më fal, – i thashë, – por ne kemi bërë një krim ndaj jush; megjithatë, përsëri nuk më dukeni dhe aq keq sa ne kemi menduar.

– Çarë krimi?! – u habit ai.

Dhe unë i shpjegova problemin e asistentit. Fillimisht u rrudh në fytyrë, por shpejt e mori veten, dhe për të më qetësuar mua që ndihesha shumë fajtor, më tha afërsisht si më poshtë, por kuptohet gjysma gjysma por unë po u jap kontekstin e gjithë shjegimit të tij. Dhe vijoi të më tregi atë cfarë I pat thënë deputeti-klient:

– Mos u shqetëso! Filimisht e kam ndjerë që nuk isha ai i pari. Por më ndihu fati. Partia . . . më afroi të kandidoja për deputet një vit pas operimit. E pranova me bindjen se nuk do bëhesha kurrë deputet. Po, ke parë ti, më thanë se kisha fituar edhe pse nuk kisha bërë asnjë takim me elektoratin. Megjithatë medoja se si do bëja kur të delja në foltoren e parlamentit, ngaqë e ndjeja se nuk i lidhja dot mendimet, si dhe tani që pofalasim bashkë. Por qysh ditën e parë që u mblodh grupi parlamentar, kryetari i grupit bashkë me kryetarin e partisë na thanë afërsisht kështu: “Ne e dimë që shumë prej jush keni pothuajse të njëjtin stres, ndrojtjen për të folur në parlament. Por mos u shqetësoni, sepse diskutimet do t’ua japim me shkrim, madje edhe për votimin, do t’ua japim me shkrim para se të futeni në sallë, ju vec do shtypni atë buton të votimit që do ta keni të shkruar në pusullën që do tu japim ne. Ngjyrat e butonave ju i njihni. Kështu që është ligjeslatura e dytë që jam deputet dhe jam tepër rehat, pasi as që kam nevojë për trurin. Tash për gjithçka mendon partia….

Ai fliste dhe unë thoshja me vete: Të na rrojnë partitë, se Shqipëria ka shkuar për lumë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...