Home / Opinion / POPOVA SHAPKA* (KAPA)

POPOVA SHAPKA* (KAPA)

Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti

/Kuriozitete/

Historia e “përbashkët” e Bullgarisë dhe Maqedonisë ka qenë më tepër histori pushtimesh edhe sundimesh të egra sllave mbi banorët autoktonë ilirë (trakë, dardanë, maqedonë, epirotë etj.).

Majat e larta të maleve, ose Kodrat e Diellit, emërtime të lashta sipas kultit ilir të Diellit në Gadishullin Ilirik

Në Gadishullin Ilirik, së paku tri maje të larta malesh, në tri shtete, Bullgari, Maqedoni dhe Kroaci, mbajnë emra të njëjtë. Kjo dëshmon se pas depërtimit të fiseve sllave në trojet ilire, edhe vendbanimeve, qyteteve, fushave, lumenjve, liqeneve, si dhe majave të maleve u janë ndryshuar emrat e tyre të mëparshëm.

Aspak nuk është i rastësishëm ky emër i tri majave të maleve në tri shtete të ndryshme, kur dihet se në po ato hapësira kanë jetuar më herët banorët vendës (autoktonë) ilirë.

Emrat mund edhe të ndryshohen, të vendeve dhe të njerëzve, mund të ndryshohen edhe bindjet dhe besimet fetare, shtetet dhe pushtetet, por gjurmët e lashtësisë dhe gjeni pellazg-ilir-dardan-pajon-epirot-dalmat-trak (besë)-arbëror nuk zhbëhen.

Poshtëshënim:

Banorët shqiptarë autoktonë të këtyre viseve dhe as shqiptarët në përgjithësi, në asnjë rast nuk e kanë përdorur këtë emërtim në formë të përkthyer nga sllavishtja në shqip, që i bie “Kapela e Priftit”, as i kanë pranuar si të tilla në të folmen e tyre, duke besuar se historia e tyre nuk fillon me emra të klerikëve dhe besimeve fetare, të lindur nga Mesjeta, si emri prift (pop), as me fjalën e re kapelë (shapkë, kapa), por është një histori e lashtë, që me lindjen e Diellit mbi Tokë, ndërsa emërtimet e viseve të tyre kanë qenë në gjuhën e të parëve të tyre pellazgë-ilirë-dardanë.

(26.VII.2021)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...